Vendi i rradhës i cili mund të nis vaksinimin së shpejti është Franca.
Sipas mediave të huaja, javën e fundit të dhjetorit pritet që Franca të fillojnë të marrë vaksinën për COVID-19 të zhvilluar nga Pfizer/BioNTech nëse autoritetet e Bashkimit Evropian e aprovojnë atë javën e ardhshme.
Ndërkohë, këtë të mërkurë, presidenti francez nga Kuvendi është shprehur se fushata e vaksinave në Francë do të shtohej në janar, me të moshuarit dhe grupet e tjera më të rrezikuara që vijnë të parët në radhë.
Raportohet se Franca ka porositur 200 milionë doza të vaksinave të koronavirusit por paraprakisht po pret që agjencia rregullatore e BE-së të miratojë ndonjërën vaksinë, dhe lidhur me këtë, Agjencia Evropiane e Barnave ka paralajmëruar një takim mbi këtë çështje nga 21 dhjetor deri më 29 dhjetor.
h.b/dita
