Covid-19 pushton institucionin e vuajtjes së dënimit në Berat, ku përveç policëve e gardianëve virusi ka prekur edhe të burgosurit.
Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se 5 policë të regjimit të brendshëm dhe atij të sigurisë, si edhe 2 të burgosur janë konfirmuar “pozitivë” me koronavirusi.
Ndërkohë infektimi i të burgosurve ka shtuar frikën dhe panikun mes të gjithë të burgosurve dhe stafit të Burgut.
Sakaq të mërkurën Ministria e Shëndetësisë raportoi 12 raste të reja me COVID-19 në Berat, ndërsa 12 pacientë humbën jetën si pasojë e virusit.
o.j/dita
