Euro 2016, Shqipëria në vazon e pestë

anazapta

Shqipëria do të jetë në vazon e pestë në hedhjen e shortit për kualifkueset e kampionatit të ardhshëm evropiane, fnalet e të cilit do të luhen më 2016 në Francë. UEFA ka bërë të ditur ndarjen e skuadrave në gjashtë vazo dhe kuqezinjtë e Xhani de Biazit janë në vazon e parafundit, së bashku me Qipron dhe islandën, kundërshtarë me të cilët Shqipëria ishte edhe në kualifkueset e fundit, për botërorin brazilian. Kjo do të thotë se nuk do të ndeshemi më me ishullorët e veriut, që na morën gjashtë pikë në kualifkueset e fundit, por as me ata të jugut, të cilëve u morëm katër pikë. Veç këtyre, në vazon e pestë janë edhe irlanda e Veriut, Lituania, Moldavia, Maqedonia, azerbajxhani dhe Gjeorgjia. Shqipëria mund të ndeshet me secilin prej kundërshtarëve të tjerë në eliminatoret e fundit, por jo më me Slloveninë e Norvegjinë së bashku, pasi të dyja janë në vazon e tretë. Shorti për fazën kualifkuese do të hidhet më 23 shkurt në Nisë dhe  për herë të parë do të marrë pjesë edhe anëtari më i ri i UEFA-s, Gjibraltari, i cili gjendet në vazon e fundit, nga ku mund të dalë kundërshtari më i dobët i Shqipërisë, pasi aty gjenden edhe Luksemburgu, Kazakistani, Lihtenshtajni, ishujt Faroe, Malta, andorra e San Marino.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *