Dushi i Lulit

anazapta

Disa orë përpara se Brukseli të vendoste për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, del kreu u bashkisë dhe i opozitës, njëkohësisht, dhe thotë që pozita duhet ta marrë këtë vendim si… dush të ftohtë. Erdhi momenti, u dha vendimi se, Shqipëria nuk e ka marrë statusin e vendit kandidat, që i hap rrugë procesit të anëtarësimit në BE. Këshilli i Punëve të Përgjithshme ka vendosur që të marrë kohën e nevojshme deri në muajin qershor të vitit të ardhshëm për të parë dhe vlerësuar progresin e Tiranës zyrtare në bashkëpunimin ndërpartiak si dhe reformat në sistemin e drejtësisë. Doli përsëri Luli dhe tha… ky është një dush i ftohtë për qeverinë. Të nesërmen gjatë një konference për të diskutuar problemin e taksave në takim me bizneset, përsëri Basha që… qeverisë i është bërë një dush i ftohtë me statusin. Sapo doli nga konferenca, gazetarët i dolën përpara për t’i marr një prononcim dhe e dini çfarë tha Luli, fjalia e parë: fjala e Brukselit ishte një.. dush i ftohtë për qeverinë Rama… Mos ka nevojë vetë për një dush kreu i opozitës që e përmend kaq shumë?!

Share This Article
2 Comments
  • Javen qe kaloi iken dritat…dhe e zuri ne dush…ngrica.Ju drodh mishi,ju nxi buza,i humbi miku…dhe nisi te bertase ‘elektriku’.Ndaj dhe sa te mbaroj dimri ‘dushin e ftohte’ do te degjojme…

    Po xhakuzi?!…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *