Policia ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së efektivit Xhulio Prela.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë Nikoll Sherrniku, ndërsa policia ka shpallur në kërkim ndërkombëtar bashkautorin tjetër të dyshuar të ngjarjes, personin me inicialet B.M.
Prela u ekzekutua më 5 dhjetor, arrestohet një prej autorëve të dyshuar, ndërsa policia zbardhi ngjarjen ditën e djeshme.
Sipas Policisë, dy personat kanë qëlluar për vdekje efektivin, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.
Mbetet akoma e paqartë se kush e ka filluar konfliktin i pari, i cili çoi deri në ekzekutimin e 26-vjeçarit Prela.
Efektivi i FNSH-së, Xhulio Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor me një plumb në gjoks, teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë.
26-vjeçari është nisur nga Tirana për në aeroportin e Rinasit në orën 01:00 të natës për të marrë një mikun e tij e për ta dërguar drejt fshatit Kosmaç në Shkodër.
Pasi e dërgoi mikun e tij në Shkodër, gjatë kthimit efektivi i policisë ka parë një automjet dhe një person që kishte dalë nga makina, po ia bënte me drita.
Hetuesit dyshojnë se punonjësi i policisë Prela, ka menduar që personi që ia ka bërë me drita ka kërkuar ndihmë, ndaj dhe Prela është kthyer mbrapsht.
Ai ka kthyer makinën me sens drejtimi nga Tirana në Lezhë, dhe i është afruar personin që ia ka bërë me dritë.
Ka ulur xhamin dhe ka parë një individ, që sipas policisë, ka shumë gjasa që ta ketë njohur.
Punonjësi i policisë ka tentuar të largohet me shpejtësi, ndërkohë është përballur me të shtënat e armës, një pistoletë tip TT që kishte agresori.


Njoftimi:
Zbardhet vrasja e punonjësit të Policisë XH.P, ndodhur më 05.12.2020 ,në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush.
Grupi i posaçëm hetimor pas një pune intensive, profesionale dhe hetimore bëri të mundur zbardhjen e ngjarjes, ku mbi bazën e provave të grumbulluara u identifikuan dy autorët e dyshuar të ngjarjes.
Mbasditen e djeshme, Policia vuri në pranga njërin prej autorëve të dyshuar të vrasjes si dhe shpalli në kërkim bashkëautorin tjetër.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush, ku u gjet i vrarë me armë zjarri shtetasi Xh.P.,punonjës i FNSH-së Shkodër, Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, i përbërë nga specialistët e Krimeve të Rënda në DVP Lezhë dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.
Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, u bë i mundur sigurimi i provave për autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit N.Sh.dhe B.M.
Policia bëri kapjen dhe ndalimin e shtetasit N.Sh. dhe në përfundim të veprimeve u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, e cila ka vendosur për autorët e dyshuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Po në lidhje më këtë ngjarje është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe bashkëautori tjetër shtetasi B.M, ku në bashkëpunim me homologët vijon puna intesive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Nga tërësia e veprimeve dyshohet se shtetasit e latpërmendur kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin Xh.P, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.
Vijon puna intensive për gjetjen dhe kapjen e shtetasit si dhe vijon kontrollin për gjetjen e armës së krimit.
j.l./ dita

Cfare jane keta tipa qe levizin te armatosur dhe vrasin???
kontigjent qe e perdor berisha per raste te veqanta
keta jane turni nates,ndersa turni pare jane ata qe thejne dhe djegin gjate dites
Keta qe vrane policin duhen denuar me burgim te perjetrshem,
qe ta dijne kriminelet, se po u prek polici denohesh reptesisht
Gjynaf se paska qene alamet djali.
Ngushellime famlijes se te ndjerit !
Kta duhen izoluar perseri ne shpella
Asnje cudi per cka ndodh, kur sheh nje kokekatror!!!!!!!!!!!!
E ka “fajin” Edi Rama qe maloket plehra vrasin pse perdor drita te gjate ne udhetim, jane te degjeneruar dhe ordiner.
Rames ja dhame voten per te bere shtet e jo per te vjedhur.
Ps: Meqe jemi te dritat e gjata, ato nuk perdoren vend e pa vend. Pastaj c´hyne dritat e gjata ketu?
E pabesushme lejimi kafsheve mes njerezve !