Dy javë pasi grabitën nën kërcënimin e armëve udhëtarët në rrugën e Kombit, policia arreston 2 të rinj si autorë të dyshuar të ngjarjes. Policia tha se ka arrestuar ismet Rexhën dhe Jetmir Veselin, të dy nga 18 vjeç dhe banues në Morinë të Kukësit, që janë identifkuar si autorët të grabitjes me armë zjarri më 4 dhjetor të këtij viti në “Rrugën e Kombit”. tashmë dy të rinjtë, do përballen me drejtësinë për veprën penale të “vjedhjes me armë, kryer në bashkëpunim”.
