Fjalët e fundit të Berishës, cilat mund të jenë?!

anazapta

Në një shkrim të para disa viteve, një ‘ish’ i afërt i Berishës për pak kohë, në pozita jo miqësore por zyrtare dhe institucionale duke qenë se vinte nga KOP-i, dhe pikërisht Ermal Hasimja, duke i bërë një zbërthim psikopolitik liderit demokrat, shprehej pak a shumë se Berisha nuk e sheh kurrë rivalin e tij si njeri normal, ndonëse me pikëpamje politike të kundërta, por e demonizon në çdo pikëpamje, aqsa edhe nëse jeton (sepse sipas një versioni një njeri që është kundër Berishës nuk meriton as të frymojë në këtë jetë!), duhet të jetojë jo si kundërshtar i tij. Sipas trajtesës së Hasimes, për Berishën kundërshtari i tij është një trafikant i ndyrë, një kriminel, një vrasës, një qënie e lig, një krijesë e ulët, etj, etj. Në këtë linjë është dhe retorika e Berishës kur ndodhet në opozitë: kundërshtari i tij në qeverisje duhet rrëzuar; njerëzit duhen ngritur kundër tij për çdo arsye, në protesta e vetëm në protesta. Kështu u shpreh dje gjatë një ligjërimi nervoz kundër paketës fiskale, që siç duket e sheh si një “zogth” tjetër që mund t`i vijë në dorë pas “zogthit” që i iku nga duart para do javësh në protestat anti-kimike. Nuk e dijmë se në ç`pozita do jetë kur i Gjithëfuqishmi (siç e ka quajtur Atë që e mban në jetë), të vendosë t`ja “ndërpresë kontratën” e të frymëuarit, por nëse do jetë në këto rrethana që është tani, pra në opozitë (dhe gjasat të tilla janë), edhe fjalët e fundit, sipas gjitha gjasave do jenë: të gjithë në protestë kundër qeverisë!  / E. Hoxha    

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *