Policia e Shtetit ka njoftuar finalizimin e operacionit ndërkombëtar, të koduar me emrin “ATOS”, i cili u zhvillua në harkun kohor të thuajse një jave.
Hetimet për grupin kriminal që merrej me trafik kokaine, nisën nga Prokuroria e Krimeve të Rëndë në vitin 2018 dhe u finalizuan para pak ditësh nga Prokuroria e Posaçme, gjithashtu e njohur si SPAK.
Pas prerjeve të urdhër arresteve, Policia shqiptare, ajo belge dhe gjermane prej datës 15 dhjetor deri më datën 21 dhjetor kanë nisur aksionin.
Sipas të dhënave zyrtare të Policisë, nisma u mor po në vitin 2018 gjatë operacionit “Paraguaj”, ku u sekuestruan rreth 1 ton kokainë dhe u prangosën 10 persona. Më pas, hetimet u thelluan për të identifikuar “kokat” e grupit kriminal që siguronin trafikun e kokainës nga Amerika Latine në drejtim të Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë.
Më poshtë jepen emrat e të prangosurve gjatë operacionit, ‘kokat’ e trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine në Europë.
Mësohet se me pranga në duar janë: Musa Gjikola, Genti Balliu alias Flamur Balliu, Ramazan Rraja, Fioralb Rraja, Bledar Pepaj dhe Fatmir Xheçuka. Ndërsa për F. Gj.,pas arrestimit, Gjykata ka vendosur gjykimin në gjendje të lirë.
Bie në sy fakti që mes emrave të të prangosurve, janë dy prej anëtarëve të familjes Rraja, më konkretisht nipat e deputetit socialist, Rrahman Rraja, Ramazani dhe Fioralbi.

Megjithatë ende nuk dihet se cili ka rënë roli i tyre dhe i të tjerëve në grupin kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Informacionet e para lidhur me mega-operacionin i dhanë dy ditë më parë mediat belge, megjithatë në periudha të ndryshme gjatë vitit 2019 dhe vitit 2020 janë sekuestruar rreth 232 kilogramë kokainë, një armë zjarri pistoletë, si dhe rreth 200 mijë euro.
j.l./ dita

SPAK dhe gjykata speciale te merren me kokat e krimit ne shqiperi, salehun dhe liken, mediun e Co, ndersa me kokainen etj. lere te merren ato qe e kerkojne dhe e perdorin.
Ky deputeti i PS eshte pasqyra e Edi Rames .Ku i gjen more vella te gjithe drogaaxhinjte qe nga deputetet e deri tek kryetaret e bashkive .Dhe i ke o Rame jo vetem nje por me shumice .Te ka plasur muti ciper themeleve te shtetit ,dhe ska det e oqean te ti laje .E frikeshme ,sa eshte forcuar mafja shteterore .
Më paratë e tyre bëri fushatën, do t’i përgjigjet një me një nashi