Sapo u bë vaksina,
që solli siguri,
Covidi “ngriti krye”,
me një variant të ri!
Ky mutacion i tij,
të dhënat janë garante,
thonë formën e ndryshon,
në mbi Njëzet variante!
Për të nuk dimë gjë fare,
që të jemi korrekt,
pyesim :”Kjo vaksinë,
a ka mbi të efekt?!..”
Nëse do të ketë efekt,
ky është një lajm gëzimi,
e në të kundërt nis,
çdo gjë që nga fillimi!
Nëse vërtetë do nisi,
çdo gjë që nga fillimi,
një armë efikase,
do mbetet izolimi!
Sivjet për izolimin,
kudo u protestua,
nga injoranca jonë,
virusi u shumua!
U bënë dhjetra protesta,
“shkundje” për njerëzimin,
se botës i qe hequr,
e drejta pér tubimin!
Çartistë e aktivistë,
protesta bënë plot,
por po të vesh në Sharrë,
protesta s’bën më dot!
Maskat dhe izolimet,
quhen vepra mizore,
por është e drejtë e jetës,
e drejta themelore!
Covid Nëntëmbëdhjetë,
qe ende i pastudiuar,
jo më Covidi i ri,
që formë ka ndryshuar!
Tani-fiks pas një viti,
eksperiencë kemi,
dhe për çdo lloj virusi,
të përgatitur jemi!
Me urdhër-peshku kurrë,
nuk ikin pandemitë,
njerzit duhet të bëjnë,
ç’u thonë qeveritë!
Gjendja e jashtëzakonshme,
sërish dhe mund të shpallet,
me jetën e të tjerëve,
askush nuk mund të tallet!
Alarm nga Lindja në Perëndim,
alarm vërtet’-jo prrallë,
më mirë dy muaj izolim,
edhe mbetesh i gjallë!
Plot teori konspirative,
do dalin përsëri,
po që të gjitha i hedh poshtë,
i hedh virus i ri!
Nuk jam Profet që kam një zgjidhje,
dhe as një përfundim,
por ju them juve edhe vetes,
durim vetëm durim!
Unë lutem edhe lutem prapë,
dhe lutem përsëri,
që një vaksinë të vrasë,
edhe Covidin e ri!
A.DUKA
