Pasiguria ligjore, KLD të luftojë paaftësinë

anazapta

 SMS në DITA

Në 0689073730

 Pasiguria ligjore. Të nderuar drejtues të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, zoti kryetar i këtij Këshilli dhe ju, zoti nënkryetar i këtij Këshilli, që me daljet tuaja në media, pretendoni se keni arritje shumë të larta në sistemin gjyqësor. Po ju japim vetëm një rast ndër gjithë ato raste që ne ndeshim gjatë punës tonë të përditshme. Si ka mundësi që një gjyqtar të vërë në diskutim një vendim gjyqësor, që dhe pse i ka kaluar të tre shkallët e gjykimit, pra gjykimin e shkallës së parë, gjykimin e shkallës së dytë, i cili lë në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe pse edhe Gjykata e Lartë, mbas gjykimit lë në fuqi dy vendimet e marra nga dy shkallët e gjyqësorit, ku në legjislacionin shqiptar është shumë taksative për mënyrën se si duhet të veprohet në të tilla raste, me qëllim mbylljen e rrugës së abuzivitetit dhe tjetërsimit të pronës nga elemente abuzive dhe…… Gjyqtarja Luljeta Kole kërkon që me paaftësinë e saj të mos i njohë këto vendime gjyqësore duke mos e dhënë vendimin për urdhërin e ekzekutimit, duke vepruar në shkelje të hapur të ligjit, duke cënuar sigurinë ligjore, duke kërkuar futjen e kësaj çështje në një rrugë pa fund. Kjo nuk është drejtësi të nderuar drejtues të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Prandaj ministri i Drejtësisë kërkon një reformë të thellë dhe të gjithanshme në sistemin e drejtësisë, me qëllim për të luftuar paaftësinë.

Shkunduni zoti President i Republikës, njëkohësisht dhe kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Me respekt, Av. Eduard Mullaraj, Tiranë.

Share This Article
1 Comment
  • Edhe une kam te njejtin problem por ndryshe nga sa shprehet avokati ne shkrimin me siper une ja ve fajin korrupsionit.Te pakten persa i perket çeshtjes sime.Kjo sepse ne nje vendim te tille identik ku pala nuk legjitimohet ,kjo shprehet qarte ne vendim ,kam qysh ne vitin 2000 qe ndjek gjyqe te njepasnjeshme. Nuk e di ne ka vend tjeter te botes ku mund te ndodhe qe te shkelet nje vendim i fomes se prere qe eshte lene ne fuqi edhe pas rekursimit.Ju bej thirje te gjithe aktoreve politike gjithashtu edhe institucioneve qe kane pergjegjesi direkte per veprime te tilla, qe kontrollojne zbatimin e ligjit ne kete vend te mbrojne te drejtat njerezore te fituara me ligj.
    Eshte shume negative qe te denoncojme raste te tilla ne mediat vizive sepse do ulim shume me teper vlerat si shtet ne syte e botes.Por nga ana tjeter eshte veprimi dhe kontributi me i mire ne te mire te mbrojtejes te dinjitetit njerezor dhe te shoqerise ne teresi ne kete vend qe nuk po behet dot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *