Bledi Çuçi, ministri i Brendshëm i vendit ka komentuar daljen e tij të parë publike në këtë post të ri, teksa shprehet se jo pa qëllim zgjodhi të komunikonte disa gjetje të një anketimi që ka mbështetur qeveria suedeze për të matur perceptimin e qytetarëve për punën e Policisë së Shtetit.
Me anë të një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, Çuçi thekson se ky hulumtim shkencor që vjen nga një burim i pakontestueshëm dhe i bërë me po atë metodologji që përdorin sot shumë vende të Bashkimit Europian. Sipas ministrit, Policia e Shtetit në shumë parametra është në mesataren e vendeve të BE-së.
Mesazhi i ministrit Çuçi:
Jo pa qëllim në daljen e parë publike si Ministër i Brendshëm zgjodha të komunikoja disa prej gjetjeve kryesore të një anketimi që ka mbështetur qeveria suedeze për të matur perceptimin e qytetarëve për punën e Policisë së Shtetit. Ndër treguesit e tjerë veçoj, se 66% e publikut shprehet që Policia e Shtetit është duke bërë një punë të mirë, duke pasur parasysh të gjitha detyrat që ajo pritet të kryejë, ndërsa 80% deklarohen se ndihen të sigurt dhe aprovojnë përpjekjen e jashtëzakonshme për rend e siguri publike të mijëra oficerëve që mbajnë veshur këtë uniformë.
Ky hulumtim shkencor që vjen nga një burim i pakontestueshëm dhe i bërë me po atë metodologji që përdorin sot shumë vende të Bashkimit Europian, dëshmon gjithashtu se në shumë parametra Policia e Shtetit është në mesataren e vendeve të BE-së. Shifrat e këtij studimi nuk janë të rastësishme, por vijnë si rezultat i reformimit rrënjësor që ne ndërmorëm në Policinë e Shtetit prej vitit 2013. Ka ende shumë punë për t’u bërë dhe reformimi i mëtejshëm është një proces që vijon. #PoliciaQëDuam
h.b/dita

Hahaha….Policia e Shtetit është në mesataren e vendeve të BE-së!Çuço,tre paraardhesve tuaj partneret perendimore nuk i besonin më,ky do te jetë edhe fati yt.Çuço,homologët e huaj nuk kan besim tek Policia shqiptare,tek Policia e lidhur me krimin,sepse jan dekonspiruar shpesh ne aksionet kunder krimit.Këtë e tregoi edhe rasti fresket i arrestimit te mafiozeve te Klanit Rraja(lidhur me Qeverine),ku Policia jone nuk mori pjese.Kjo u mundesua falë informacionit qe i dha Polici Emiljano Nuhu ne meigrim,informacion qe ja dha edhe Policise shqiptare para dy Vitesh,por qe e injoroi,sepse ishte rrethi familjar i Deputetit Rrahman Rraja,qe nuk ka folur as edhe nje here te vetme ne Parlament.Çuço,tre Policë shqiptarë,
Emiljano Nuhu,Dritan Zagani dhe Antonio Nazeraj kan marrë azil politik ne vendet e Europes perendimore.Njeh nje rast te dytë si ky nga vendet qe negociojn te behen antare te BE-së?
Ha, ha, haaaa…..
Shvejket shqiptar po ma kalojne edhe mua.