Miratimi i ndryshimeve në Kodin Penal, Kim: U kodifikua marrëveshja e 5 qershorit

Ornela

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka përgëzuar miratimin e ndryshimeve të Kodit Penal, që përfshinin edhe disa pika të arritur nga marrëveshja e 5 qershorit mes partive politike për reformën zgjedhore. Kim shkruan se SHBA do të mbështesë fuqimisht një proces transparent që do të garantojnë zgjedhje të lira.

“Sot, në seancën përfundimtare për vitin 2020, Parlamenti miratoi ndryshimet në Kodin Penal, duke përfunduar kodifikimin e marrëveshjes 5 qershorit të Këshillit Politik mbi reformën zgjedhore. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht një proces transparent dhe gjithëpërfshirës që çon në zgjedhje të lira dhe të ndershme më 25 prill”, shkruan Kim.

Në ndryshimet për Kodin Penal, që u miratuan me 91 vota pro dhe 9 kundër, u shtua sot një amendament që ka të bëjë me faljen e të akuzuarve për krime zgjedhore që denoncojnë të tjerë. Kuvendi miratoi të gjitha ndryshimet dhe amendamentet në Kodin Penal në kuadër të marrëveshjes së 5 qershorit të arritur mes shumicës dhe opozitës jashtëparlamentare.

Këto ndryshime përfshijnë forcimin e masave ndaj abuzuesve, duke forcuar mbrojtjen ndaj sinjalizuesve, duke mbështetur bashkëpunëtorët e drejtësisë dhe duke ia kaluar SPAK-ut kompetencat për krimet zgjedhore gjatë periudhës zgjedhore.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Ja pra, marrveshja historike boterore e 5 qershorit u kodifikua sot permes ndryshimeve ne Kodin Penal, na sqaron ambasadorja jone e zemrave! Kjo eshte nje fitore tjeter e madhe e Shqiperise permjet ndihmes direkte, superdirekte dhe indirekte te USA-s! Me te ketilla fitore shoke, edhe pak dhe aritem ne finish! Atehere do jete c’do jete! Urraaa!

  • Nuk kemi pare ne shtete te evropes te dal ambasadori e ti mos pushoj goja QE SHQIPERIA KA 40 vjet qe nuk futet ne EUROPE PER FAJIN TUAJ A kupton moj zonje qe na bastarduat shkombtarizuat kur shumica e shqiptarve kane marre pashaporta te huaja e ju akoma fiu fiu Iku trami ik edhe ti,,,

  • Rendesi per interesin mbare Shqiptar ka, te filloje sa me pare SPAK e BKH ,bile shume me perpara se 25 prilli ,per peshqit e medhenj ,e pastaj te shikojome per zgjedhjet .Kujt nga keta kapot, do i dalin analizat pozitiv ,e kujt do i dalin negativ ?.Kemi Zonja e nderuar KIM ,stil po te njejte ,kemi programe komplet te njejta ,nuk ka as pika e as presja as edhe nje ndryshim ne programet midis ketyre kater bandave me keqeardhje keto 30 vjetet e fundit . .Do ja dije faleminderit ,ndonjerit qe do me gjeje edhe me te voglin ndryshim ne programet midis tyre .Kjo eshte problemi Zonja e nderuar KIM.U mesuam me kete rrotacion banal ,me keq se shtepia e kopilave me falni jetimorja .Dhe per mua personalisht ,po tme pyesi ndonjeri ,kush vjen mbas 25 prillit ne pushtet dhe kush do ndryshoje me per mire ,une do thoja ,jane qe te gjithe muter njelloj .Tme falni per edukaten .
    Eshte tjeter gje ,po te tregohen votuesit te mencur ,tna bien ne pushtet politikane te rinj, parti te reja ,me njerez idealiste ,te pa perlyer ,e me parime e me principe perendimore ,kjo do ishte i vetmi shanc per mireqen tone ,e te e femijeve tane .Bile do thoja , se do kishim nje stabilitet pozitiv te perhershem ne ballkanin perendimor . Prandaj ……?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *