Gjykata Kushtetuese, Soreca: Një hap kryesor për plotësimin e kushteve për tryezën e parë ndërqeveritare

time

Ambasadori i BE, Luigi Soreca e quan një arritje të konsiderueshme dekretimin e anëtarit të 6-të të Gjykatës Kushtetuese.

Ai thekson se me funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese Shqipëria hedh hapin kryesor në plotësimin e kushteve për tryezën e parë ndërqeveritare me BE.

“Sot Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Përparim Kalo si Anëtari i 6-të i Gjykatës Kushtetuese. Z. Kalo do të betohet nesër nga Presidenti. Ky vendim shumë i rëndësishëm siguron tani funksionalitetin e plotë të Gjykatës.

Ne e përgëzojmë Presidentin, Parlamenti, KED dhe Institucionet e tjera për të dhënë një rezultat kaq të rëndësishëm, i cili është një arritje e konsiderueshme për Shqipërinë, qytetarët e saj dhe për reformën e drejtësisë. Ai gjithashtu përfaqëson një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për të filluar së pari tryezën e parë ndërqeveritare për bisedimet e pranimit midis BE-së dhe Shqipërisë”, shkruan Soreca.

h.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • Pyes a ka kushtetute Shqiperia..? Apo gjyqtsret. e sapo zgjedhur do hartojne ate..?! Kushtetute eshte e pa vlefshem kur nuk behet e njohur dhe mirstohet ne popull. Demokraci do te thote shtet I shumices se ndergjegjeshme te popullit. Pra vendimin e popullit nuk mund ta perkembe askush. Antaret e gjykates kushtetute se nuk jane te pa varur. Ata jane ne vartesi te kushtetute, c’do shkelje ligjore te jete e pameshireshme per ta. Ligji eshte I pa varur nga politika. Politika ndertohet ne baze te ligjit, te kushtetute se vendit. Ne “site” ligjore duhet te kalojne te gjitha dyshimet per abuzime te diktuara per c’do person, pamvaresisht funksionit. Te gjithe te barabarte para ligjit..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *