Të shtëna me armë zjarri në Dibër, plagoset një 50-vjeçar. Niset me urgjencë në spital

J L

Një plagosje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur sot pasdite në Dibër.

Nga informacionet e para mësohet se i plagosur ka mbetur një 50-vjeçar me inicialet P.Z.

Sipas burimeve, 50-vjeçari është plagosur në këmbë, ndërsa është transportuar me urgjencë për në spital.

Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore dhe rrethanat se si ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Ndërkaq, lidhur me ngjarjen Policia ka nisur hetimet. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga “blutë” lidhur me rastin në fjalë.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *