Meta komenton arrestimin e Mziut: Koha e sundimit të ligjit në Shqipëri

redaktor

Ne Shqiperi ka ardhe koha te sundoje ligji dhe kjo duhet shoqeruar edhe me nje angazhim me te plote te gjyqesorit. Keshtu eshte shprehur kreu i parlamentit shqiptar, Ilir Meta, nga qyteti i Lezhes i pyetur mbi arrestimin e kryebashkiakut te Kamzes.

“Kjo qeveri dhe kjo mazhorancë është mjaft e vendosur dhe mjaft e përkushtuar për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të luftuar krimin, për të luftuar korrupsionin, për të luftuar informalitetin si rruga më e sigurt për të mbrojtur interesin publik. Premtimi kryesor është standarde më të larta për sigurinë dhe mirëqënien e qytetarëve shqiptarë. Dhe për këtë na duhet edhe integrimi në Bashkimin Evropian. Në rast se nuk realizohen këto dy të parat edhe kjo e fundit natyrisht që nuk është ajo që mendojmë dhe dëshirojmë të gjithë”, theksoi Kryetari i Kuvendit.

Nderkohe Meta ka theksuar se qeveria eshte e vendosur te krijoje nje klime me te mire ndaj biznesit, duke ndermarre reforma qe ti vine ne ndihme ketij te fundit.

“Dëgjojmë vazdimisht shqetësimin lidhur me tatim-fitimin nga 10 deri në 15 %, që natyrisht nuk është një masë që na bën të lumtur, por nuk është niveli i tatimit mbi fitimin ai që përcakton klimën ndaj biznesit, sepse tatimi mbi fitimin prej gati 6 vjetësh është 10 %, por të gjitha treguesit e institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare, duke filluar që nga ‘Doing Bussiness’ e kështu me radhë, vazhdimisht e kanë përkeqësuar renditjen e Shqipërisë për sa i takon klimës ndaj biznesit edhe pse tatimi mbi fitimin ka qenë vazhdimisht 10 %, sepse janë edhe mjaft tregues të tjerë, të cilët janë përcaktues në klimën ndaj biznesit”, tha ndër të tjerash ai .

Meta ka folur edhe per anetaresimine vendit tone ne Bashkimin Evropian, duke deklaruar se angazhimi i qeverise shqiptare do te jete maksimal per te plotesuar kushtet e kerkuara.

Kjo deklarate e kryeparlamentarit ka ardhe gjate nje aktiviteti organizuar ne qytetin e Lezhes ne kuader te festave te fundvitit me femijet e policieve te rene ne krye te detyres.

Share This Article
10 Comments
  • ne faket nje here ky njeri ja hodhi, por besoj se shpjet do ta thyej koken ne qoftese ekziston shtet.Nuk mund te rrij ky zoteri pa para .

  • FAKTI QE E THOTE KY PERSON KETE GJE, PA PASUR FRIKE ESHTE RRENQETHES.

    AI VETE DHE MINITSTRAT E TIJ TE DJESHEM JANE IKONE E KORRUPSIONIT DHE KETYRE
    TENDERAVE SI PUNA E KETIJ ZIUT.

    NUK MUND TE KETE NDONJEHERE SHTET NE SHQIPERI PA U DENUAR ILIR META PER VJEDHJEN E SHUFRAVE TE THESARIT TE SHTETIT DHE TI SEKUESTROHET BIRRA KORCA QE THEMELOI ME TO. (NDER TE TJERASH KUPTOHET.

  • Z.Meta !
    Keni dale me akuze konkrete ashtu sic jeni akuzuar ju vete per korrupsion, per ish kryetarin e bashkise se Tiranes.
    Korrupsioni thua qenka vetem tek Mziu e Mkuqet jane te imunizuar prej tij ?

  • hahahahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahahhahahahahahhahahhah

    Koha e sundimit te ligjit ….Meta po flet per ligjin ?????

    Gazeta Dita ,dua qe te miratohet ndonje ligj per fyerjen e inteligjences ….dhe ju me kte titull merrni ergastron …Kokepalar jeni .

  • Po mor mik po! Na e mbushe mendjen,sidomos me drejtorin e A.Sh.R. Filloje nje here me Mond Stojkun tend se po le nam.Thjesht kontrollo pranimet e reja ne pune dhe do te shohesh se asnje nga militantet e L.S.I nuk ka filluar pune,por jane marre njerez vetem me leke! Se mos i keni ndare bashke ,oreeeee!

  • Nese eshte koha e sundimit te ligjit, ju duhet te perfundoni i pari ne banken e te akuzuarve.Mbi ju rendojn vjedhjet e arit te krrabes.Pervec asaj qe fiks fare ju nxorri hapur duke vjedhur.Mendoj se vetem bani sa per sy e faqe se te gjith jeni te lidhur ne te dy krahet .

  • ede ky ash hajni me i madh qwe e vodhi shqiprin keta veq qe ska shtet as ligj se keta duhet me denu ne bug te perjetshum ket ilir meta qohuni o piopull kundra hajnit ma te madh ilir metes i cili ju vodhi e ju sakatoj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *