Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë.
Sipas IGJEUM, në vend priten reshje intensive dhe shumë intensive të shoqëruara me shtrëngata.
Ndërsa në veri dhe në lindje të vendit, në zonat mbi 600 m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.
Sa i përket temperaturave, ato priten që të variojnë nga 9 / 13 °C në bregdet; në vendet e ulëta: 10 / 12 °C; ndërsa në vendet malore: -2 / 3 °C.
Sa i përket erës, ajo pritet të fryjë mesatare deri e fortë.
j.l./ dita
