Përplasen dy automjete në aksin Lezhë-Shëngjin, lëndohen dy persona

time

Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shëngjin.

Raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku një mjet tip “Opel”, rreth orës 14:50 është përplasur me një mjet tip “Smart”.

Ndërkohë, nga përplasja kanë mbetur të lënduar shoferi i mjetit tip ”Smart” dhe pasagjeri i tij.  Sakaq, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, teksa trafiku është tashmë i orientuar pasi vetëm një korsi është e lirë.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *