Evazion, mashtrime, falsifikime. Paditet e gjithë familja Taçi

redaktor

Manjati i arit të zi, Rezart Taçi dhe familja e tij çohen në prokurori për pastrim parash, evazion fiskal, mosderdhjen e detyrimeve tatimore, falsifikime, etj. Bosi i “Taçi Oil”, blerësi i kompanisë “ARMO” në 2007, tashmë gjendet familjarisht në qendër të një cikloni juridik me të paktën 6 akuza të rënda.  Drejtoria e Përgjithshme e Doganave e Drejtoria e Tatimeve, së bashku me Zyrën Kundër Krimit Financiar të Policisë së Shtetit, pas dy muaj hetimesh në sekret të plotë, kanë ”kopsitur” dosjen “Taçi Oil” dhe disa ditë më parë, në datën 16 dhjetor të këtij viti, dosja është depozituar në Prokurorinë e Tiranës, duke ia kaluar Task-Forcës për procedim. Të denoncuarit janë përveç Rezartit, babai i tij Mustafa Taçi, motra Anika Taçi, nëna Drita dhe dy ndihmës në biznes që kanë firmosur veprimet e Taçit, Arjan Kolgega dhe Irgen Selfo, nipi i Taçit. Nën akuzë janë edhe drejtues të Tatimeve dhe Doganave. Veprimi i ardhshëm i Prokurorisë do jetë  nëse do priten fletët e arrestit direkt, apo do kryhen një herë verifikimet për pyetjen e të denoncuarve.

 

Dosja penale

Hetimi paraprak përfshin ditën kur nisën procedurat për blerjen e “ARMO”-s me ngritjen e një kompanie provizore posaçërisht për këtë privatizim strategjik. Dhe janë thelluar me veprimet financiare ndër vite, ku Rezart Taçi i është shmangur me miliona dollarë detyrimeve financiare, nga fshehja e karburanteve, mosdeklarimi i tyre, mosderdhja e gjobave, tatimeve, veprimet bankare në transaksione dhe deri tek pastrimi i parave së fundmi, pas përpjekjes për shitjen e kompanisë tek një tjetër koncesionar. Në këtë veprimtari antiligjore, në produktin e pastrimit të parave, dyshohen se janë përfshirë edhe dy kompani të huaja, njëra në Zvicër dhe tjetra në Ishujt Virgjine. Veprimi i fundit në transaksion është shitja e kompanisë me 80 milionë euro, të cilat ai nuk i ka deklaruar si veprime ligjore, duke iu fshehur detyrimeve. Në veprimet për tërheqjen e shumave marramendëse, janë përdorur të gjithë familjarët.

 

Miliardat

Dyshohet se abuzimi kap shifrën e rreth 15 milionë dollarëve, pra 1.5 miliardë lekë të reja. Së bashku edhe me punonjës të tatimeve dhe me persona të tjerë, shqiptarë apo të huaj, thuhet në kallëzim, këta persona kanë kryer dhe vazhdojnë të kryejnë veprime të kundraligjshme, që përbëjnë elementë të veprave penale si evazion fiskal apo mashtrim financiar, përfshirë edhe falsifikimin e dokumenteve. Veçohen mosdeklarimi i shitjeve pranë organeve tatimore i naftës, një numër i lartë eksportesh me shkelje të kryera nga kompania “TAÇI OIL” për shoqërinë malazeze “IK REAL D.O.O Podgorica”, mosshlyerja e detyrimeve tatimore dhe gjobave, krijimi i disa kompanive prej Taçit, me të njëjtin objekt aktiviteti (“A.R.M.O” SHA; “Kuid” SHPK; “Taçi Oil” apo “Kuarta”) të angazhuara në një sërë transaksionesh financiare e bankare ndërmjet tyre, për të mashtruar me TVSH-në dhe fshehjen e të ardhurave, etj.

 

Firma misterioze

Ka edhe një tjetër mashtrim gjigant. Në shtator të këtij viti, një kompani zvicerane e quajtur “Societe Generale de Surveillance”, me seli në Gjenevë, ka lëshuar nje faturë në favor të “Niti Petroleum Company”, ku në pjesën përshkruese të mallit është shënuar: “Deklaratë për humbjen e produktit me vlerë totale 28.4 milionë dollarë”. Sipas antikrimit ekonomik, ka dyshime se ky mund të jetë një tjetër mashtrimi i shoqërisë “Niti Petroleum Company”. Burimet thonë se kjo dyshohet të jetë aferë e pastër korruptive dhe po hetohet për personat e përfshirë në të.

Rezart Taçi njihet si biznesmen i lidhur kryesisht me fushën e naftës dhe përflitet për lidhje të forta me familjen Berisha. Mashtrimi i tij i fundit spektakolar ishte futja në tenderin për blerjen e Albpetrol, ku deklaroi një shifër blerje të jashtëzakonshme 850 milionë euro, për të cilën nuk arriti të derdhte as 10 përqindshin e garancisë si pagesë fillestare.

 

Disa nga veprimet e hetuara të super-dosjes Taçi

-Mosdeklarimi i shitjeve pranë organeve tatimore i 565 820 litrave gazoil me vlerë  485 633 USD eksportuar nga kompania“TAÇI OIL International Trading&Supply”, sha me administrator Rezart Taçi, për shoqërinë malazeze“IK REAL D.O.O Podgorica

-Mosshlyerja e detyrimeve tatimore dhe gjobave nga shoqëria A.R.M.O.”sha me administrator të përgjithshëm shtetasin Razart Taçi, për shumën  1 494 692 782 lekë(rreth 8.2 milion euro) dhe transferimi i 80 % të aksioneve nga aksionari “Anika Enterprises SA(i cili zotëronte 85 % të aksioneve të “A.R.M.O-s.”) tek aksionari i ri Heaney Asset Corporation.

– Mosshlyerja e detyrimeve tatimore dhe gjobave  për shumën 1 375 824   nga subjekti Taçi Oil International & Suplly Company”  me administrator të përgjithshëm Rezart Taçi, dhe transferimi i 100 % të aksioneve  tek aksionari i ri Heaney Asset Corporation.

– Mosshlyerja e detyrimeve tatimore dhe gjobave  për shumën 138 543 000 lekë nga subjekti Kuid”shpk me Nipt K 63005203 O me administrator Rezart Taçi dhe transferimi i 100 % të aksioneve  tek aksionari i ri Heaney Asset Corporation.

-Mosveprimi i organeve tatimore për kontrollin e plotë të gjitha subjekteve në administrim të shtetasit Rezart Taçi dhe personave të lidhur me të, si dhe mos marrja e masave ligjore për të penguar transferimin e aksioneve të këtyre shoqërive debitorë tek aksioner të tjerë.

 Krijimi i disa kompanive nga i njëjti person Rezart Taçi, me të njëjtin objekt aktiviteti tregtar(si A.R.M.O. sha; “Kuid” shpk; “Taçi Oil International Trading& Supply Company” sha; “Kuarta” sha  etj.) dhe kryerja e transaksioneve financiare e  bankare ndërmjet tyre mund të jenë bërë me qëllim mashtrimin me TVSH-në dhe fshehjen e të ardhurave.

-Kryerja e transaksioneve derdhje-tërheqje në vlerë të larta me para në dore dhe tërheqja  e menjëhershme e tyre nga bankat nga familjarët e shtetasit Rezart Taçi.

-Faktin se nuk ekzistojnë transaksione bankare dhe kontrata noteriale që të justifikojnë qëllimin e përdorimit të këtyre fondeve, për periudhën pas tërheqjes së tyre.

-Transferta prej 4.5 milionë euro në favor të shoqërisë “A.R.M.O.” me arsyetimin kalim fondi.

-Transferta në vlera të larta nga shoqëria “A.R.M.O.”sha për likuidim detyrimesh dhe tërheqje e këtyre shumave menjëherë brenda ditës.

-Kontrata për blerje e 20 % të aksioneve të shoqërisë në vlerë tepër të lartë. Megjithëse e pa ekzekutuar ende.

-Lidhja e një deklarate noteriale midis Anika Taçi dhe shoqërisë “A.R.M.O.” për shumën 20 milion euro për njohje dhe shlyerje detyrimi.

-Prania e të njëjtëve persona në cilësinë e anëtarit të këshillit mbikëqyrës, apo  të aksionerit në disa kompani në pronësi të Rezart Taçit.

-Shitja fiktive e menjëhershme e katër kompanive nga shtetasi Rezart Taçi. Fakti që ”shitësi” dhe ”blerësi” janë në të njëjtën adresë.

– Me datë 31.102011 në llogarinë e kësaj shoqërie është transferuar nga shoqëria “Fokus Group” shuma 1 633 410 euro më përshkrim “shlyerje detyrimi sipas kontratës”. Shoqëria “Fokus Group” shpk me Nipt L11618006J është krijuar në prill 2011 me objekt të veprimtarisë në fushën e mediave elektronike dhe të shkruar, shitblerje e pasurive të paluajtshme  me ortakë Bashkim Hysenbelliu dhe Asllan Grezda.

– Etj, etj.

Të denoncuarit në prokurori:

1. Rezart Mustafa Taçi, 42 vjeç

2. Anika Mustafa Taçi, 38 vjeç

3. Mustafa Nevrus Taçi, 78 vjeç

4. Drita Riza Aliçka, 67 vjeçe, nëna

5. Arjanit Bexhet Kolgega, 37 vjeç

6. Irgen Arian Selfo, 27 vjeç, nipi i Taçit

7. Kërkohet edhe hetimi i administratës tatimore

 

Akuzat e ngritura:

 “Fshehja e të ardhurave”

“Mospagimi i taksave dhe tatimeve”

“Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”

“Falsifikimi i dokumenteve”

“Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”

“Pastrimi i produkteve të veprës penale, ose veprimtarisë kriminale” 

 

 

Share This Article
21 Comments
  • Litari po shkurtohet …. po i afrohet s-Ali Bishes me Familje.
    O Zot, mere kete kriminel sa me pare te lidhur ne pranga … “Dite Feste” per gjithe Shqiperine.

  • po si bre taqke nuk te dha teto lirka ca lesh ooo. me ke mbetur kokezbathur . po ke kaq vjet bre qe e mjel lopen OIL per te

  • Familja Taci eshte si gjysma gjeli te perralla qe sa here ti bjesh aq pare nxjerr,qe i ka fshehur nga djersa jone . Si s’u ngopen !!!

  • Tentakule vemje e duetit SALI-BERLUSKONI per te vjedhe shqiptaret….me nje fjale ky eshte nje Mon Kukalesh qe e mbaroi misionin, fundi ne burg …se parate i kane te tjeret.
    Rrethi do ngushtohet dhe do mberrije tek familja SRB, aty eshte strumbullari.

  • Eh, moj Ane ,ke filluar te besh edhe vjersha! Dje i shkrove leter Saliut ,pasi e pe te leqenisur. Eh,moj e zeze edhe une e pash e thash me vete ,cdo te kete ky vella vall? Po kur lexova sot thashe se paskerka patur te drejte. Ja qendroi 8 vjet kryeminister e nuk e kuptoi dot se ” Djali i shtepise ” ja bente me hile . Po, po edhe ajo Liria ka faj se i rrinte pran e se kuptoi dot. Moj dermbyllur,pa pyete ate nipin tend,se edhe une do ta pyes ate timin,se thone qe i jepte leke me zore Lirise per ate fondacionin. AI HIDH E LIRIA MERR,AI HIDH E Liria ,merr,me fal ,ai hidh e LIRIA HEDDH ERI SA I LINTE ME ZOR! Jo,jo Saliu nuk e dinte,pasi nuk merrej me keto pune,pasi ishte i zene per te gjetur se ku shkonin grate e deputeteve te opozites se asaj kohe,si dhe stervitej per t’ja u bere fytyren te zeze si kepuca…. JO ,JO mos e thuaj ate fjale ,se eshte demokrat ai ,edhe teseren e ppsh ja han me zor,pasi trembi ata te traktatit te Varshaves. Eeee ,mire e ke ! ta kishim dhe ca vjet te tjera kryeminister pa ta shikoje ti . SI ? Do shkonin guret ne lum ! Po mire do bente se do kalonim lumin,pasi ura s’ka ………… Eeeee kesaj i them qeveri une , qe i le njerezit te shijne. JO GRURE JO ,PO PARA,PARA……. HAT IK SE ME MERZITE ,PA TY S;TE MBUSHET KOKA….. EDHE PSE E KE RRUAR……

  • Po ti shikosh te gjithe keta te perkedhelurit e PD kane nje gje te perbashket, e kane zerin te holle, ecin me shume naze, jane te zverdhur (mbase jane shtatezena) pra shkurt jane GAY, krye.are kane Lulezimen.

  • nuk e di se si do ti veje halli kesaj pune mor i dhjefsha temen halli dihet por me duket se duhet shpejtuar pak procedurat qe dyshja 2 BYTHE mos te na cajne trapin me lloj lloj dekatratash te pa pergjegjshme,qe u keputen dite e nate duke qare hallet e ketij populli fukara.

  • Nga na ube BOS ky kamarieri i rendomt ?Ne foto perbri tij eshte zonja Liri Berisha,mos valle edhe ajo eshte pjestare e aksioneve ne aferat e Tacit?Organi hetimor dhe prokuroria te punojne me pa anesi per te nxjer ne shesh ate qe me te vertet ekziston lidhur me mashtrimet e Tacit.

  • Se kuptoni se ase nje gje nuk do te dale vetem si gjithmone fjale eshte tmam ajo fjala e ngjeles qe tha mos valle do ndollin si me procedurat e lulit me rrugen e kombit , dhe qeveria rama lane duart qe ne e cuam ne prokurori po doli i pa fajshem , po linde pytja po 85 vota qe munde te beje cte doje me prokurore dhe gjykatat , pore aty nuk eshte taci po saliu me socjalistat dhe me eu dhe veriatlantikasit prandaj nuk ka per te dale gje se , po ta kishin serjozishte nuk merrnin kredi me urrgjenv nga fmn e veriatlantikasve , se paret jane vjellur nga saliu ne bashkpunim me edushi dhe ilirin sancopanco dhe trojka europjane bashke me osben e vjenes dhe te podests se dash te lobimit ne te mire te saliut , prandaj ja ua dhane borxhin qe ti ngelen ne kurriz popullit fakir qe ngrihen vetem me urdhera nga partit kriminale te dy kraheve prandaj nuk ka ruge shkolla spitale mirqenje se jene ne dore te tyre te gjithe pasurite e ketije vendi dhe bejne ligjin si te duan me ate popull pa tru tung.

  • Me vjen per te vjelle nga kjo drejtesi qe funksionon vetem atehere kur pushteti ja jep ate mundesi. pse s japin doreheqjen xhanem keta prokurore?

  • Mbase do kemi edhe ne ndonje dhurate pe Vitin e Ri , s’ka gje ne jemi mesuar pa ngrene , por mesi pres DHURATEN ME TE MADHE : SAL BISHA NE bbbbiiiirrrucccceee !!! Ooooo moj nene , moj nene ,sa do gezohem une fukarai , se pastaj do ta mbush barkun me buke!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *