SHËNIM: Gjyqtarët e prokurorët e huaj? S’është ide e keqe, por…

anazapta

Bëri bujë veç për një ditë në shtypin shqiptar një raportim i gazetarit Julian Zyla të Zërit të Amerikës mbi një workshop të zhvilluar në SHBA, në ‘Heritage Foundation’, mbi zbatimin e ligjit në Evropën Juglindore. Dhe të shumtat e gazetave kishin zgjedhur të nesërmen të njëjtin titull, që në një version pa shumë fjalë do të bënte: “Të konfiskohen pasuritë e paligjshme të politikanëve”. Ndonjë gazetë tjetër kish parapëlqyer të shndërronte në titull mesazhin, që thoshte se “Shqipëria duhet të huazojë gjyqtarë të huaj për të ndëshkuar korrupsionin”. Ka qenë studiuesja kroato-amerikane Natasha Srdoc, që e ka bërë këtë propozim të fundit. Ja çfarë thoshte ajo saktësisht në atë workshop: “[Për të luftuar korrupsionin në Shqipëri duhen marrë] gjykatës e prokurorë të huaj, që vijnë nga vende me shtet ligjor të fortë, [dhe] kjo do të bënte që gjyqtarët e ndershëm vendas të dilnin në pah; [këta gjyqtarë të ndershëm vendas] gjenden në sistemin gjyqësor, por kërcënohen dhe nuk u jepen çështje që do të kompromentonin ndokënd, pra nuk mund ta bëjnë punën me ndershmëri”. Dhe me këtë nismë do të bëhej i mundur “konfiskimi i pasurive dhe pronave të paligjshme që politikanët [shqiptarë] kanë grumbulluar qysh prej vitit 1991; [për ta bërë këtë gjë do të mjaftonte vetëm] fakti që ata nuk janë në gjendje të vërtetojnë që i kanë fituar këto pasuri në mënyrë të ligjshme, përmes rrogës apo mënyrave të tjera të rregullta”. Sipas saj, “nuk është fare nevoja të vërtetohet korrupsioni, pasi kjo është diçka shumë e vështirë për t’u bërë”.

Kjo puna e ekspertëve të huaj për të luftuar korrupsionin në Shqipëri nuk është një propozim dhe aq i çuditshëm. Kryeministri Rama e ka bërë realitet përpara se ta shprehte Srdoc-u. Por jo në sistemin gjyqësor. E ka bërë në sistemin doganor shqiptar, duke “marrë në punë” kompaninë e njohur britanike (në fakt, ndërkombëtare) Crown Agents, e cila do të drejtojë/administrojë në një periudhë dy vjeçare këtë sektor që në perceptimin popullor ka personifikuar korrupsionin në shkallën më të lartë. Kjo kompani do të jetë përgjegjëse për rekrutimin e trajnimin e njerëzve që do të punojnë në dogana.

Rama nuk ka hequr shumë në këtë mes. I ka mjaftuar vullneti i tij. Më saktë, i kanë mjaftuar votat e shumicës parlamentare që e ka nën hyqëm dhe kompetencat ekzekutive që i ka prej Kushtetutës. Opozita ka ngritur zërin kundër kësaj nisme, dhe kundërshtinë e vet e ka përligjur me logjikën e një shpenzimi të tepërt që nuk do të japë frute. Mirëpo, kjo mbetet për t’u parë. Personalisht, e kam pëlqyer qysh në krye të herës këtë ide, dhe jam i prirur të besoj se do të japë frute që ç’ke me të. Doganat shqiptare nuk mund të bëhen më keq se ç’kanë qenë tetë vitet e fundit, pasi më keq se aq keq, si zor të ketë.

Në të njëjtën mënyrë jam i prirur të besoj se një numër gjyqtarësh e prokurorësh të huaj do ta bënin sistemin tonë gjyqësor më eficient e institucionin e Prokurorisë më të zhdërvjellët, më guximtar, e më të pavarur. Nuk është se në Shqipëri nuk ka gjyqtarë e prokurorë të ndershëm e të zotë. Nuk është gjithashtu – siç është thënë në diskutimin që është zhvilluar në ‘Heritage Foundation’ – se këtyre gjyqtarëve e prokurorëve nuk u jepen në duar dosje të nxehta. Çështja është se në një klimë të korrupsionit kapilar në sistemin gjyqësor e jashtë tij (në politikë, në media, në shoqëri, etj), njerëzit e ndershëm të sistemit janë të tërhequr, të frikësuar, nën presion; dhe presioni më i madh është ai që ushtrohet nga fakti që korrupsioni është një stil jetese këtejpari, apo më keq akoma, nga fakti që jashtë këtij stili jetese nuk para është e mundur jetesa. Gjyqtarëve të ndershëm nuk u blihen vendimet, por në këtë botën tonë ku korrupsioni është mënyrë jetese nuk është çudi që në shumë raste ata ta japin gratis (nën presionin e ndërhyrjeve e të kërcënimeve nga më të ndryshmet) atë që u kërkohet si padrejtësi në këmbim të parave, dhe kështu ata bëjnë lojën e të korruptuarve pa qenë të korruptuar, gjë që, në thelb, është njësoj si të jenë të korruptuar. Është po kjo që ndodh – sa për të bërë një ilustrim paralel – me ca gazetarë që, edhe pse janë të ndershëm (në kuptimin që nuk lejojnë t’u blihen qëndrimet a kontributet), nuk i thonë të gjitha të vërtetat që i njohin në mënyrë të dokumentuar. Kështu që edhe këta gazetarë në një farë kuptimi nuk janë të ndershëm.

Por le të kthehemi te argumenti ynë. Ç’do bënin në këtë situatë gjyqtarët e huaj? Sipas meje, do ishin shumë të vlefshëm. Ata do vinin nga jashtë sistemit, e nuk do ndiheshin nën presion (Eulex-i në Kosovë është një provë) as nga struktura të korruptuara të sistemit, as nga të vetët në hall e nevojë për një punë a një favor, as nga ethosi i një shoqërie tradicionalisht e tërësisht të korruptuar, ethos që karakterizohet nga respekti, me të cilin rrethohen këtyre anëve ata që kanë fuqi të mos pyesin për ligj e rregulla, dhe ata që bëjnë karrierë e pasuri me lojëra mujshare. Gjyqtarët e huaj do të ishin të varur veç nga ndërgjegjia e tyre, dhe ky është një luks që nuk e kanë njerëzit e ndershëm në Shqipëri, qofshin ata gjyqtarë, qofshin funksionarë e krerë të institucioneve të tjera publike, qofshin intelektualë publikë, qofshin dhe gazetarë. Dhe në këtë rrethanë është tamam ashtu siç thotë, apo lë të kuptohet, Natasha Srdoc: këta gjyqtarë të huaj do të ishin (në versionin minimalist, them unë) një motivim i mirë për gjyqtarët e ndershëm vendas, do të ishin një propulsor që do mund t’i nxirrte nga ligatina morale ku jetojnë e ku në ndonjë rast arrijnë deri atje sa, për shkak të gjendjes anomike të shoqërisë, ndershmërinë e tyre ta shohin si një handicap në luftën e jetës, e për këtë shkak edhe t’u vijë turp që janë të ndershëm.

Shkurt, veç të mira do të kishim në rrethanat që në Shqipëri do të zbarkonin disa dhjetra gjyqtarë të huaj. Por puna është se kjo nuk mund të bëhet realitet. Një gjë e tillë nuk do gjente ndonjë konsensus të madh në elitën shqiptare; dhe mes atyre që do ta kundërshtonin si nismë do të ishin dhe ca e ca që, jo pa të drejtë, do ta shihnin këtë si një gjest që do të ndotte dhe lëndonte imazhin politik të Shqipërisë më shumë se sa vetë korrupsioni. Kështu do kosovarizohej Shqipëria pa qenë Kosovë (në kuptimin e një shteti të sapoformuar në rrethana ende të brishta), dhe do komprometohej në mënyrë fatale aftësia e shqiptarëve për t’u vetqeverisur.

Por edhe sikur të gjendej konsensusi tek elita jo politike, nuk do të gjendej tek ajo politike, e cila do ta shihte një aradhe gjyqtarësh të huaj brenda sistemit tonë të drejtësisë si një kërcënim imediat dhe të prekshëm që i bëhej asaj vetë (për t’u kallur datën do të mjaftonte veç ideja e shprehur e konfiskimit të pasurive që rezultojnë të pambuluara me të ardhurat legale të tyre). Ndonjë politikan, ndoshta edhe disa, mund të binin dakord, por ndryshimet kushtetuese që janë të nevojshme për ta bërë të mundur një ndërmarrje të tillë, kërkojnë ok-in e një numri shumë të madh deputetësh. Dhe këta të fundit nuk janë kaq teveqelë sa të japin miratimin për nisma që do të rrezikonin seriozisht pozitat e tyre në pushtet.

Kjo gjë pra nuk është e mundur, dhe – jo vetëm për këtë arsye – shqiptarët, në vend që të shohin ëndërra me sy hapur për ndonjë deus ex machina, duhet ta përgatisin e ta arrijnë vetë ndryshimin; dhe në të njëjtën kohë, ndërrimin e klasës politike të korruptuar.

 

* * *

Propozimi: Gjykatës të huaj në vende si Shqipëria

Në një takim në SHBA pak ditë më parë ku u diskutua për korrupsionin e lartë në vende si Shqipëria studiuesja Natasha Srdoc tha se sheh mungesën e pavarësisë së gjyqësorit si shkak kryesor të këtij korrupsioni. “Kemi korrupsion politik pasi nuk kemi gjyqësor të pavarur, nuk kemi shtet ligjor.

Kjo është arsyeja që në vendet e Evropës Juglindore kemi korrupsion dhe që problemi nuk po zgjidhet. Ajo që unë shoh si zgjidhje është marrja e gjykatësve dhe prokurorëve të huaj, që vijnë nga vende me shtet ligjor të fortë. Kjo do të bënte që gjykatësit e ndershëm vendas të dilnin në pah. Ata gjenden në sistemin gjyqësor por kërcënohen dhe nuk u jepen çështje që do të kompromentonin ndokënd, pra nuk mund ta bëjnë punën me ndershmëri. Por duke sjellë një gjyqësor të pavarur nga jashtë me anë të ekspertëve të huaj do të mund të kishim gjykatës të ndershëm çka do të inkurajonte ndarjen e pushteteve, pra një gjyqësor të pavarur.”

 

Henry William Saad i Gjykatës së Apelit të Miçiganit
Henry William Saad i Gjykatës së Apelit të Miçiganit
Joel Anand Samy nga Instituti i Adriatikut
Joel Anand Samy nga Instituti i Adriatikut
Natasha Srdoc, kryetare e Institutit të Adriatikut
Natasha Srdoc, kryetare e
Institutit të Adriatikut
Edwin Meese, ish-Prokurori i Përgjithshëm i SHBA
Edwin Meese, ish-Prokurori i Përgjithshëm i SHBA
Share This Article
24 Comments
  • E lexova me kenaqesi te vecante shkrimin e mesiperm te M.Nanos dhe thoja me vehte:
    -Eshte hera e pare,qe kur filloi te shkruante rregullisht per gazeten DITA,qe Nano te mos merret me CIKERRIMA PA VLERE,por te kape demin per briresh!!!
    Por nuk ishte e thene te ishte keshtu deri ne fund!!!
    Si gjithmone,kohet e fundit,ky MUCI prap me ZGJENJEU!!!
    E beri si LOPA:E spjegoi mire mendimin per gjykatesit e prokuroret e huaj,por ne fund e “DERDHI” qumeshtin me shkelm!!!
    Ja si e mbyll MUCI:
    -“… Ndonjë politikan, ndoshta edhe disa, mund të binin dakord, por ndryshimet kushtetuese që janë të nevojshme për ta bërë të mundur një ndërmarrje të tillë, kërkojnë ok-in e një numri shumë të madh deputetësh. Dhe këta të fundit nuk janë kaq teveqelë sa të japin miratimin për nisma që do të rrezikonin seriozisht pozitat e tyre në pushtet!!!”
    Bravo,MUCI!!
    Pra politikanet shqiptare ,sipas teje QENKAN ME TE KORRUPTUAR SE GJYQTARET DHE PROKURORET,prandaj qenka e kote,qe te shpresojme se do behet dicka e mire per Shqiperine!!!
    SHKURT:
    -MUCI THOTE SE SHQIPERIA KA MARRE FUND E NUK MUND TE BEHET!!!
    E pyes MUCIN:
    A e di ti ,o MUC NANO,se sistemi i DREJTESISE NE SHQIPERI ESHTE KRYEKEPUT VEGEL E Sali Berishes,qe NUK PYETI NJERI ,KUR I ZGJODHI KOKERR ME KORRER NE TE GJITHE SHKALLET E GJYQESORIT???
    Po vendimin e fundit te KLD-se,e ke marre vesh,ti,o MUCI,qe te gjithe magjistratet i shperndau neper rrethe,sepse ne Tirane nuk donte te prishte STATUCUONE???
    Po 10-15 kryetaret e gjykatave,qe jane te komanduar e qe nuk hiqen,A E DI PSE NODH KJO,o MUCI????
    Ja,pra PSE DUHET NJE PERMBYSJE TOTALE ne drejtesi,ndaj mbrockullat e tua,se na MERZITEN ELITAT POLITIKE E JO POLITIKE,para interesave madhore te vendit nuk pijne uje!!!
    FUNDI:
    LE TE HIDHET ME REFERENDUM POPULLOR SE SI DUHET TE VEPROHET ME KETE DREJTESINE E KRIMINALIZUAR KOKE E KEMBE!!!

    • Me nje fjale as te rruan e as te qeth zotrote o Muç.Problemi nuk qendron aq i koklavitur sa pretendojne ata qe kane 23 vjete qe leshojne receta per drejtesine e te kerkuarin gjithmone e lene shkoj ne drejtim te paditur!Doni te ndertohet shteti ligjor e drejtesia te futet ne shina; le te gjinden te gjithe ata studente qe kane mbaruar shkelqyeshem fakultetet e Juridikut qofte ne Shqiperi qofte jashtekufinjeve te saj e gjemen qe beri Sala me Juristat e plepave ne Durres , le ta zeendesojme me te diplomuarit shkelqyeshem e do te shikoni se si do te ndertohet drejtesia ne kete vend.Ndryshe kerkimi i Juristeve nga jashte ka vetem nje motiv “garantimin e mosndeshkushmerise se kryekrimit shqipetar Sali Ram Berisha” e se dyti qe drejtesia te mos ndertohet kurre.Shqiperia nuk eshte Kosove e nuk duhet trajtuar si e tille!Sali Berisha duhet te ndeshkohet ,ndryshe ky vend mbahet peng nga ata qe jane te interesuar te rruajne koken e ketij perbindeshi ndryshe Sali Berisha eshte nje kocke qe mund te mbyti kedo qe pretendon ta gelltise!

      • Shume i sakte artikulli. Ne parim jam dakort te vijne jo vetem gjygjtare te huaj por edhe prokurore, KLD edhe gjukate e larte, e kushtetuese. Nuk duhet te mbulohemi me gjethe fiku, nuk bejme dot shtet sipas modelit europian!
        Shikoni shpellarin me lukunine e hijenave si e beri “shtetin” dy here, ne 97 dhe tani kercenon se do ta beje me keq. Kush voton per te nuk do shtet; ata jane ne pakice por fatkeqesisht nuk jane pak gjenden edhe ne zona te cilesuara per qytetari!

  • nese bota do te beje shtete ne kete vende brenda minutes behete po ajo e ka lene shqiperin nje hale te sajene ku bene poshtersira pa mase dhe si te doi keshtu fitojne serbete grekete turqite dhe me te pabesete italianete nen mbikqyrjene amerikane dhe angleze angloamerikanete po te duane e bejne per sekonde lidhin e dhe shqiperin

    • Muci, shtepine tende e rregullon vec ti, rregull ne te vendos vec ti. Nuk te vjen gjitoni apo shoku e miku te vene rregull ne shtepine tende. E shumta mund te te sygjerojne dhe kaq.
      Shteti eshte nje shtepi e madhe ku ka nje kryetar shteti qe vec duhet se pari te zbatoje detyrat e vendit te punes. Deshte Enver Hoxha dhe beri shtet ligjor per ligjet qe miratoje Kuvendi Popullor (vec natyres politike) . Askush nuk vidhte dot se denimi ishte teper i ashper jo vetem me konfiskim pasurije por dhe me vite te gjata burg, bile dhe me vendim me vdekje. Jo se s’kish hajduter, pervetesus, pederaster, mashtrusesh, dhunes te grave apo perdhunus, gjakmarresa etj, kishte por veprimtaria e tyre ishte shume e kufizuar pasi ndeshkimi ishte shume i ashper.
      Reth viteve 60 ne mes te trgut te qytetit te Vlores u vra nje faturist nga nje bashkfshatar per gjakmarrje. Pas pak ditesh (jo vite) u be gjyqi dhe u denuam me varrje dhe u la varur ne mes te tregut te bagetive per dy dite. Deri ne vitin 1992 nuk pati me ngjarrje te tille. Ndersa pas vitit 1992 e di vete.
      Ne duhet ti kerkojme kryeministrit te sotem qe jo vetem politikanet, por cdo qytetar duhet te deklaroje si e ka vendosur pasurine qe ka dhe cfare eshte ne gjendje ai te justifikoje. Pjesa e tepert ose te dorezohet vullnetarisht, ose te tatohet per fitime te jashtzakonshme ose te konfiskohet.
      Per kapitale deri ne 100000 dollare (ku perfshihet nje shtepi + nje makine+ vlera finaciare normale) nuk ka nevoje te behet hetim special pasi keta perbejne shumicen dermuse te shqiptareve. Te tjeret te kalojne ne skaner.
      Mund te vijne dhe specialiste te huaj, por nuk besoj se ata nuk jane njerez. Duhet te kembengulim qe kushdo qe perfiton padrejtesisht do te pergjigjet para dhe pas vdekies.
      Fakti qe shumica e shqiptareve nuk jane te pasur e lehteson shume punen.

  • Edhe Merkelin ta besh gjyqtare,

    Edhe Natasha sdorc ta besh gjyqtare

    Duke I dhene te njejtat kushte, respekt, zyra, dhe rroga te ligjshme,

    Qe Kane gjyqtaret ne Shqiperi

    Do derdellisin ndryshe

  • Ne vendin tone eshte per te uleritur me ze te lart,kur ze ne goje drejtesine apo kur ke hall per te zgjidhur me drejtesine !!! C’behet me gjyqet e medha ,ku jane te imlikuar pushtetaret apo politikanet ??? Asgje !!! As ka per tu bere gje deri sa drejtesia varet nga i ashtuquajturi president ,se ne fakt eshte ushtar partiak i partise se tij e jo president i gjithe popullit !!!??? Mendoj se ,cdo gje fillon me DREJTESINE ,aty ,ku ne jemi faqe e zeze !

  • A e kujtoni GJYKATEN SPECIALE ne Shqiperi pas Clirimit te vendit,qe u caktua per te gjykuar KRIMET ME TE RENDA TE KOHES SE LUFTES???
    Edhe tani si ne ato kushte jemi!!!
    Dy here e SHKATERROI TOTALISHT SHTETIN SHQIPTAR barbari Sali Berisha:
    -Ne 97-ten dhe tani ne 2013-ten!!!
    Sa here e LE SUNDIMIN Sali Berisha,Shqiperia gjendet si pas NJE PUSHTIMI TE EGER FASHIST!!!
    GJYKATE SPECIALE,qe te kete te drejte minimumin e denimit 25 vjet!!!

  • Shqipëria është vërtet WC e Europes, por një WC tipike vicidoleske, ku mund të kryesh jashtqitjen në natyrë, ku të mundësh dhe si të mundësh! Jo kot këtë lloj WC-je e ka pershkruar aq qartë shkencëtari i shquar Johann Georg von Hahn, në librin “Nëpër viset e Drinit e të Vardarit”, ku e paraqet mospasjen e WC në kullat e veriut, një prapambetje e theksuar për të cilin Europa nuk tronditet,pasi shikon tek banorët shqiptarë të veriut lirshmërinë individuale dhe që lakuriqësinë e vetes e nxjerr para Evropës për ekzotizëm, me të vetmen dobi që” natën vërshojnë dërrat e egër dhe pastrojnë jashtqitjet e këtyre njerzve të prapambetur!”..
    Mbase nuk ka shumë perputhje kerkesa për të derguar gjykatës e kryeprokurore antikrim e anti korrupsion në Shqipëri; me Konstatimet e Hahn, por gjithsesi ka përafrim! Separi Europa duke parë bythperjashtjen e vicidolistit Berisha dhe bandës së tij në ish qeverisje; ku makuteria e korrupsionit dhe krimit u ngjit me skizofreni të theksuar në qeverisje,dhe Europa e pa jashtqitjen Berisha dhe sumën e tij si dhiste ekonominë shqiptare që sot del njëllojë e mutosur si Lugu i Zi nga dhe vjen Berisha(Lugu i zi,per tropojanet është lugu i Mutit ku Berisha ka pasur dhe ka kullën e rrënuar… ) Ajo,Europa,si në kohën e Hahn, u cudit me këtë WC shqiptare natyrore ku korrupsioni dhe krimi bëhej hapur(bythzbuluar) dhe në përpjekje të ndalin vet jashtqitjen shqiptarët, kuptoi atëherë Hahn se kjo ishte e pamundur,(Ne zonen e Vicidolit kjo tradite vazhdon dhe sot) kështu dhe Europa kuptoi se dhe sot korrupsioni dhe krimi janë të palargueshme nga shqiptarët qeverisës, ku WC natyrore e Berishës tashmë është perplot me skremente njerzore dhe pamundesia e ndëshkimit shqiptar(Rilindja) kërkon gjyqtarë e prokurorë ndërkombëtar!
    Natyrisht,Europa dhe bota e qytetëruar është skandalizuar nga bythzbuluarja ekonomike e Shqiperisë, që vet nuk frenon dot diarrenë ku noton Berisha dhe gjithë qeverimi i tij!
    Gropën, me fekale mbushur prej Berishës, duke hequr e rikapitalizuar privatisht vlerat monetare të shtetit(Arka bosh,fekalizmi i llafeve të Berishizmit me kryekokë dhe të klonuarin bythzbuluar nga rruga e Kombit,Basha) në banka të huaja apo ngritje hotelesh,vilash dhe shtepi pushimi qeveritare; u impenjua ta rimbush FMN! Duket perparësi e Rilindjes dhe natyrisht që është, por kjo mbushje grope duhet të vijë duke pastruar thellë SKREMENTET! Dhe të pastrosh skrementet e Berishës do të thotë të gjesh adresat ku shkuan vlerat e vërteta monetare,të cilat duhen rimbledhur dhe ndëshkuar autoret duke filluar nga diarreja Berisha!…
    Po a e bën Rilindja këtë “Revolucion monetar”? Besohet që jo, megjithse dicka duket se po lëviz kur goditen grupet kriminale të nenpunesve spekulativë,apo bashkjakë si Meziu dhe ai që ka ndihmuar në “zbathjen e brekëve” për berishistët në Vlorë,Shpëtim Gjika!…
    Ndaj analiza e Nano nis mirë, por nuk ka zhvillim të qartë kur mendon se “deputetet në parlament, nuk do bëjnë dot ligj, për të ardhur prokuroret e huaj dhe gjyqtaret në hetimet shqiptare! Kjo sepse thjesht me bashkimin politik të Europes,që sot mungon, gjyqtaret e prokuroret europiane,si në SHBA, do të vijnë e shqiptaret mund të punojne ne vende te tjera!…Pra, Nano këtu “rrezohet dhe bie vet në gropën me diarre!…” Pasi politikes,parlamentit totalisht mazhoritar,sot i duhet kërkuar fort një ligj i tillë!..
    Ndërsa në fund Nano,me në fund kapercen barrjerat mediatike shqiptare dhe i pari kërkon atë që në Berat,Kucovë,Fier,Patos,Polican,Skrapar,Vlore e Sarandë,është nismë paneuropiane:”Sovrani mbi gjithshka”! Edhe pse nuk e thotë qartë Nano ndjen se M5S italiane e arbitrit Beppe Grillo, ka hedhur farën e LEVIZJES SHQIPTARE 5Yjet (Me 8 dhjetor L.SH.5Yjet nisi vetveprimin në Berat) që ka primare”Demokraci të drejtperdrejtë të Sovranit””Vdekje të partive politike dhe njeshave të tyre” dhe mbi të gjitha,”Në Gijotinë të ligjit korrupsioni dhe krimi qeveritar!” “Zhdukje të konceptit klasor kriminal i majtë,i djathtë” etj…që M5S në Itali i bëri realitet, ku ndalimi me ligj i financimeve elektorale të partive politike,banda korrupsioni,u miratua ditë më parë!…Nano këtu është ende larg,por gjithsesi i pari opinionist që përpiqet të futet në këtë risi botrore që fatmirësisht Shqiperia e shumvuajtur po e përqafon në jug dhe qendër të saj shpejtësi…Pa dalë nga trajtesa e Nano për këtë “mundësi europiane”,duhet thënë e verteta se me këtë sistem partiak të vjeter e korruptiv, ku gropa financiare është prezente,nuk mund ta ndëshkosh me këtë drejtësi shqiptare. Se dyti,për respekt të Sovranit të 23 qershorit,Rilindjes duhet ti lëmë provën e kërkuar të 300 ditëshit. Mbarimi i këtij limiti,duhet dhe do të hedh në fushbetejë Lëvizjen Shqiptare 5 Yjet, që si TSUNAM do të godis e pastrojë vendin nga Berishizmi, kriminalja politike bandë PD;por dhe partitë e tjera të mefshta apo antidemokratike! Beteja ka nisur më 8 dhjetor 2013;në qytetin muze e të stërlashtë të Beratit dhe po përhapet si zjarr vdekjeprurës,në gjithë Shqipërinë! I lumtur do të jetë ai që do e përqafojë këtë novitet botror të jashtzakonshëm! Më i lumtur ai që do luftojë të pastrojmë gjirizet e shëmtuara të Berishës dhe politikanëve të tjerë të korruptuar! Nuk ka seli partie,kuota për të paguar,as kryetarë e njësha partiak!Njësh je vetëm Ti! Ti je Sovran! Vetpërfshihu në Levizjen Shqiptare 5Yjet!Lufta e klasave Mbaroi! Ti,je QYTETAR!

  • Ide shume e mire dhe duhet bere realitet sa me shpejt sepse keshtu sic e ka krimbur drejtesine krimineli sali berisha te mbushur plot me dilettante berishiste qe mbrojne interesin e kriminelit berisha dhe familjes se tijgjykatesit jane me kriminele se kriminelet e hajdutet qe lirojne dhe nuk denojne me akrobatlliqet e tyre qe cuditen te madh e te vogel ne Shqiperi e jo vetem…Europa e di mire se cfare race e ndyre eshte ne zoterim te sistemit te drejtesise ketu duke filluar qe nga gomari qe krimineli berisha na beri dhurate si president

  • Me se e drejte.Kjo duhet te realizohet edhe ne fushen e mjeksise.Sherfat e sherbimeve te jene te huaj.Keshtu zgedhin elementet me meritokraci,menaxhojne burimet njerezore dhe financiare me mire,japin perspektivat e zhvillimit te mjeksise sipas eksperiences se tyre.

  • Per idene qe diskutojme kemi keto mendime:
    Persa i perkete opinionit se mund te mos jete dakorte kjo nuk qendron,se me opinion ne kuptojme masen e madhe te shqiptareve.
    Kush qenkan keta shqiptare qe nuk duakan ligj dhe drejtesi?
    Mund te mos doje klasa politike,ketu me rri dhe ma lidh magjarin se ata qe e suallen shqiperine ne kete dite kurre nuk duane ta rregullojne,por kjo nuk do te thote se ne perseri duhet ti degjojme ata kreminele.
    U thenka se mund te kete edhe deputete qe nuk duane se u preken pasurite,ketu e dhjete fare sepse po pati deputet qe nuk do ligj dhe shtet atij i bejme pyetjen se çfar perfaqson dhe kush e ka prure ne kete karige.
    SHkurte po deshi SAVRANI te tjeret duhet te binden ose te hapin krahun,kjo ma merr mendja se do jete edhe demokracia e vertete.
    Edhe une qe flas jam popull dhe kete e dua se mendoje se behet per te arritur nje demokraci te shume enderruare nga shqiptaret ashtu sic eshte ne vendet perndimore qe kemi shume vite qe jetojme dhe mesojme keto gjera.
    Sugjerim:Kryesishte te jene Gjermane dhe Amerikane pa perjashtu edhe nga vendet e tjera,pastaj do shohim se behet apo nuk behet shqiperia me mire se Zvicera per nje kohe shume te shkurter. HAJT SHendet……

  • NESE USA DHE EVROPA DUAN TE CRENJOSIN KORUPSIONIN NE DREJTESI NE VENDIN TONE DHE TE LUFTOJNE REALISHT KORUPSIONIN ,DUHET TE DERGOJNE NE VEND TE FONDEVE 13 GJYQTARE TE MIRE TE CILET PER 15 DITE TE ZGJEDHIN NE RADHET E GJYQTARVE SHQIPTARE NGA 2-3 GJYQTARE TE MIRE SECILI DUKE JU PARE CV E TYRE DHE TE ORGANIZOJNE GJYQET PER DOSJET E KORUPTUARA PER 15 DITE DUKE VENE KETA GJYQTARE TE ZGJEDHUR SI TRUPE VLERESIMI PER DENIMIN E FAJTORVE,DHE VENDIMIN KOLEGJIAL TE TYRE TA GJYKOJNE ATA TE 13 ME PAS NESE ESHTE I DREJTE,DHE JAPIN DNIMIN PERFUNDIMTAR.PAS NJE MUAJ PUNE PJESMARSIT SHQIPTARE TE TRUPES SE VLERESIMIT TE ORGANIZOJNE TRUPAT E VLERSIMIT TE TYRE ME QYTETARE TE NDERSHEM DHE SHQYRTOJE RASTET E TJERA TE KORUPSIONIT SIPAS KESAJ EKSPERIENCE KURSE TRUPA E 13 GJYQTARVE TE HUAJ TE SHERBEJE SI GJYKATE LARTE DHE ORGAN KONTROLLI PER VENDIMET E KETYRE GJYQTARVE SHQIPTARE PER 2 VJET.PAS KESAJ KOHE KUR DO JENE SPASTRUAR ORGANET GJYQSORE DHE SHTERORE NGA SHUMICA E KORUPSIONIT KETA GJYQTARE ORGANIZOJNE ZVENDESIMIN E TYRE GRADUAL ME GJYQTARE SHQIPTARE TE ZGJEDHUR NGA RADHET E ATYRE QE KANE GJYKUAR ME DREJTESI CESHTJE TE RENDESISHME TE KORUPSIONIT QEVERITAR,GJYQSOR,APO NE ORGANET E TJERA.KESHTU FORMOHET DREJTESIA E PAANSHME.

  • Zoti Mustafa, ideja jote nuk eshte e keqe.Ashtu sic eshte ne Kosove EULEX, ne Shqiperi duhet te instalohet EULESH, se keshtu i thone shqip po me bekimin e ketyre politikaneve sepse e di si do thone keta, ne jemi vend sovran dhe vendosim vete..
    Pa u ndryshuar piramida strukturore e te gjithe drejtesise ne kete vend dhe bashke me te edhe njerezit aktual qe jane zgjedhur nga keta politikane, ne Shqiperi as mos e coni nepermend se do te kete ndonjehere drejtesi dhe ndeshkim ndaj politikaneve shqipetar te implikuar ne afera korruptive.
    Shou mund te kete por jo vendime reale per ata qe realisht duhet te denohen per kete katraure qe i kane bere ketij vendi.

  • Vendi jonë deri dje nuk ka aritur që të prishë balancat e Evropës, tani që ka filluar dhe po krijon shqetësime edhe Ajo i tha një ″JO″, të fortë shtetit tonë, dhe pas kësaj veç krimit dhe korrupsionit që ka mbuluar vendin tonë, por që ka zgjatur ″krahët″ edhe drejt Evropës e më gjerë vjen kërcënimi tjetër, për ndalimin e ″lëvizjes së lirë″ të shtetarëve tanë. Dikush thotë se demokracinë e kanë ëndëruar shqiptarët, që nuk është fare e vërtetë për një ″shumë kategori njerëzish″, se nëse shumica do ta kishin ëndëruar demokracinë, kishte mjaft kohë që ta kishim ndërtuar….! Dikush tjetër thotë se Enveri ndërtoi shtet ligjor dhe kush vriste i vriste me ″pompozitet″ dhe kush vithte përsëri i dënote me pompozitet, dhe gjithë kjo bëhej për arsyen e thjeshtë se njerëzit për të duhet të ishin vetëm skllevër, dhe pashai mbi të gjithë të ishte ai vetë, prandaj edhe ne e quajtëm diktaturë, kur duhet një demokraci si e kanë edhe shumë të tjerë!
    Mendoj se problemi nuk është kaq i ndërlikuar për tu zgjidhur, por është ajo që ne nuk kemi qenë dhe akoma nuk jemi të gatshëm për të ndërtuar demokracinë. Pse e them këtë, se demokraci do të thotë Shteti i së Drejtës! Pra po pyes: Vallë ne jemi në demokraci apo akoma jetojmë në diktaturë, dhe tek ne qëndron vetëm e dyta, pasi edhe ″Mbreti″ Zog, edhe Enveri, por edhe Ramizi, Nano, Meta, Berisha trumbetonin me të madhe se kishin ndërtuar ″shtetin ligjor të tyre″, dhe çdo diktaturë kështu pretendon! Por, ajo që ndërton një shtet ligjot të barabartë për të gjithë, kuptojeni mor njerëz, se është vetëm dhe vetëm SHTETI I SË DREJTËS! Pra nëse ke ndërtuar një shtet të tillë, edhe ligjet do jenë mëse të drejtë dhe mëse demokratikë, që sigurojnë jetën, pronën e trashëguar, (jo pronën e grabitur me ligje përpiluar nga hajdutë politikanë e pushtetarë!), fjalën e lirë, (dhe jo kur flet si në diktaturë, të presin ″kalecët″ në errësirë që të marrin shpirtin!), dhe lëvizja e lirë për një jetë më të mirë atje ku e dëshiron gjithsecili, (por jo lëvizje e lirë për të pushtuar Lezhën, Velipojën, Shëngjinin, Bathoren, Lazëlin, Kavajën, Lushnjën, Fierin, deri poshtë Dhërmiun, Jalin, Borshin, Sarandën e Ksamilin, si një lëvizje kaosi e anarshie, nga ″jeniçerë″ e ″kolonë″ të ndërsyer nga të gjitha qeveritë që kaluan deri më sot, duke pushtuar tokat e të tjerëve. Dhe çuditërisht pjesa dërmuese në shkrimet e tyre flasin se nuk ka drejtësi, kur si në shumë shkrime e analiza, edhe në këtë shkrim edhe vetë Mustafa Nano dhe gjithë të tjerët nuk thonë asnjë fjalë për tokën, pasi ishte toka që u bë shkak për këtë krim dhe korrupsion, se gjithë mafia e mbartur që nga diktura u bë ose ishte e ″ndërgjegjëshme″, se që të mbante pushtetin në përjetësi duhet patjetër të shpronësonte pronarët dhe pronën e tyre ta pushtonin si e pushtuan dhe e grabitën vetë! Pa më thoni, kur po thuaj gjysma e shqiptarëve në forma të ndryshme dhe shumë herë edhe të dhimbëshme morrën rrugët e botës, patjetër që disa edhe kryen krime duke vrarë dhe grabitur, por veç një metër katror tokë as nuk e vodhën dhe as nuk e grabitën dot pa e blerë! Siç ndodhi në ″Shqipërinë tonë″, se në fakt sot nuk është e jona, por vetëm e mafies shtetërore!
    Disa thonë se shteti duhet të konfiskojë pronat të bëra me mashtrim dhe grabitje, pra me krim dhe korrupsion, por kush shtet, dhe cila drejtësi do ta bëjë këtë, kur vetë ata janë edhe shteti edhe vetë drejtësia! Të kuptohemi ata janë vetë mafia!!!! Dikush thotë që të sjellim gjykatës dhe prokurorë nga jashtë që të bëjnë drejtësi, por dalim përsëri tek ″rrethi vicioz″, se ata janë vetë shteti, dhe nuk do pranojnë të bëjnë një ligj të tillë, (që të vetvriten!), se ishim ne që u kemi dhënë votën, sa njëri diku thoshte se, si mund që të arestosh dhe dënosh ish Kryeministrin kur ai morri 600.000 mijë vota, aq sa morri dhe vetë Partia Socialiste, dhe këtu dalim përsëri: E shikoni që janë vetë shqipratët që nuk e duan demokracinë kur i japin votën një Partie që ka 23 vjet që vetëm ka prodhuar krim, mashtrim dhe korrupsion, duke pasuruar veten, fëmijët, familjen, fisin, shokët e djeshëm dhe miqtë e sotëm?! Nga kjo lind një pyetje tjetër: Pse këta njerëz votojnë një parti të tillë dhe cilët janë këta?! Pra, del fare qartë se janë jeniçerët dhe kolonët që u përkëdhelën nga kjo diktaturë e dytë, pas asaj 45 vjeçare që kaluam, dhe kjo erdhi vetëm si shkak ku përçanë dhe ndanë popullin në dy pjesë,: 1- Në pronarë të rij, dhe 2- në ″ish″ pronarë të vjetër! Ashtu si ndanë edhe ish Partinë ″Mëmë″ në dy pjesë: Në PS e në PD, dhe në mbesa e stërmbesa plot të tjera!
    Vetëm mendja djallëzore e Ramiz Alisë, Fatos Nanos, Sali Berishës me gjithë kompaninë, mundi dhe arriti të bënte këtë GJËMË!
    Pra, o njerëz, o analistë, o politikanë, o pushtetarë, faji qëndron vetëm dhe vetëm tek ″toka jonë mëmë″ dhe në asnjë vend tjetër, se nëse deputetët tanë nuk pranojnë të bëjnë një ligj që të vijnë gjykatës dhe prokurorë të huaj, atëherë nuk do ishte më mirë që në Parlamentin tonë të vijnë deputetë të huaj?!
    Por, dhe kjo nuk do ishte llogjike! Llogjike dhe e drejtë ajo që ndërton dhe ngre në këmbë Shtetin e së Drejtës, është vetëm dhe vetëm kthimi i pronës tek trashëgimtari i vërtetë dhe autokton, duke përjashtuar nga pronat e mëdha me dokumente të Turqisë, bajraktarët, pashallarët, bejlerët dhe agallarë të djeshëm e të sotëm, por me qëllim që edhe ata të ndjehen pjesë e bashkësisë ku kanë jetuar të parët e tyre të marrin e të ndajnë atë tokë, dhe jo tokën që ua dhuroi Turqia, ose para 23 qershorit Partia Socialiste dhe Partia Demokratike për shërbimet ″specifike″ të tyre! Prandaj Kryeministri Edi Rama duhet ta kuptojë më në fund se nuk është ligji 7501, por ″ÇELËSI″ që hap dyert e demokracisë dhe dyert e Evropës dhe të Botës së qytetëruar, dhe që ngre në këmbë SHTETIN E SË DREJTËS, është vetëm kthimi i pronës së trashëguar, që njeriut i jep dinjitetin e njëherëshëm! Faleminderit!

  • Nuk ka perse te beje buje. Une e kam thene me kohe ne shkrimet e mija.
    Hapini dhe lexojini dhe do te shikoni pikerisht ate qe ka kerkuar ky i huaji…

  • nuk eshte ide e keqe sikur te vendosnin prokurore ose gjyqtare te huaj se me keto gjyqtare dhe prokurore shteti shqiptar asnjehere nuk ka per tu bere jam dokort me nje komentues me lart qe tu kontrollohet tu konfiskohet pasuria dhe te dalin para drejtesise keta kriminele te shkolluar me arsimin e saliut.

  • jo vetem gjyqtaret po ka mundesi te vijne dhe te huaj ,,,per ate zot te marohen vajzat dhe djemte …se mase do zoti na permirsohet raca ….gjaku i shqiptarit qemka infektuar keq ne keto 23 vjet ,,,,,transfuzim ,per te gjithe ….!! Te vin ore gjykatesi te vijne !! Po eshte skandal ne gjykata ,skandal i madh …nuk bejne gj yqe ,mor jo ! As emarin mundimin te lexojne dosjen e te akuzuarit …..thjesht burrat ,kuneterit ,shoferat egjykateseve ,,,,e ca gagaceve ordinere bejen pazaret …..Dhe ska rendesi ne je fajtor ,apo jo …Denimin do ta maresh ne varesi te parave ……Jane aq ordinier ne dhenjen e vendimeve ,sidomos kur jane relatoor ….E kuptoj ,edhe pse eshte krim,….dhenjen e pafajesise nje fajtori …sepse burgu eshte nje var i hapur …..por kurr nuk ekam kuptuar se si mund te futesh nje njeri brenda pa faj !! Ky eshte krimi me imadh ,qe mund ti besh nje njeriu ! Dhe nuk po ndodh pak rralle !! ..Me mire te lesh nje fajtor perjashta se sate futesh nje te pafajshem brenda ! ..Jam dakort me ju qe mund te ket dhe gjykate ste pakoruptuar …..sepse ne nje treshe ,fjala e relatorit eshte vendimtare …dhe dy anesoret presin shenjen nga mesi ….po tha i eshte fajtor dhe ata ,,pro ,po tha ai nuk eshte ,,edhe anesoret pro …..Dhe kjo varet nga shuma qe mer relatori …..E zem sed y anesoret jan ete ndershem …Perse vota etyre nuk eshte vendimtare ????Perse nuk dalin ,kundra relatores ,kur vertete shikojn eshkelje dhe duhet te japin drejtesi ???? Jo jo nuk me mbushet mendja ….por n.q.s ata nuk hyn ne pazare i ben relatori ,dhe ai per vete mer 5 ,atyre u jep nga nje kocke …Ja per kete arsye duhet te vin ,gjykates te huaj ..Per te ber gjyqe …….sepse gjyqet jan ekthyer ne tendere ,,,kush paguan me shume ka te drejte ….Jan embushur burgjet me te pafajshem oftikaqar ,qe kan len rrugev eprindrit ,grate ,femijet …Cperfitim ka shteti ,nga kjo lloj kategorish ?? Asgje .vec do te shtoj me shumete pakenaqurit ,,,dhe njeriu i pa kenaqur nga sistemi eshte i rezikshem per te .

  • Sa me shpejte te jet e mundur. Te sillen dhe tu jepet kopetence qe ata te veprojne.Ata jane ta pa anshem ne hetime dhe gjykime. Kjo do ti behej mire shqiperise. vetem ne kete rruge pejshiqit e medheje munde te bien ne rrjete.!

  • Gjykata nuk ka nevoje per specialiste te huaj. Gjykata ka nevoje vetem te zbatoje ligjin e shkruar. E vetmja gje qe e ve drejtesine ne vend eshte denimi per ate qe nuk zbaton ligjin. Ketu hyn edhe gjyqtari. Te denohet njehere nje gjyqtar apo me mire trup gjykues per zbatim te gabuar te ligjit duke e zhveshur nga pasuria dhe deri me heqje lirie pa e shikojme ne se kush jane me te zotet tanet apo te huajt. Mendimi per tu futur gjyqtaret e huaj per mua eshte komplet i gabuar ne cdo drejtim nga A-Z. Ajo qe mund te merret nga europa apo ameriqia jane keshilltare ligjor qe besoj se jane marre per te pare zbatueshmerine dhe ligjevenien. Propozimi eshte per mua nje shitje pa kushte i i drejtesise shqiptare qe do te rrjeshtohet pas vajzave tona ne semaforet e Europes. Cfare ngelet per te na quajtur shtet dhe komb. Ne borxhe jemi, pasurine e kemi shitur firmave te hauja tani dhe drejtesine, ska ndonje menyre me te mire per tu zhdukur me dinjitet?

  • @levizje jam…. ku je….
    Na thuaj ku mund te lexohet ndonje gje per programin dhe organizimin e kesaj levizje. Ajo qe do ishte e mire qe shqiptari ti marre gjerat shtruar dhe me informacion, jo te marre flake si femije dhe pastaj kur ti bien emocionet shikon realitetin dhe e kupton se ka rene edhe njehere ne m…
    Perpara se te bejme thirrje se lindi shpetimtari, le te njohim njehere se a eshte ky shpetimtari dhe kjo behet shtruar dhe me qetesi, kur nuk na hiku koha deri tani sdo na ike per dy muaj e as 5. Sa per fjalen demokraci eshte nje fjale qe per mua eshte kuptuar gabim. Ne kuptimin qe i eshte dhene, se populli drejton nuk mund te realizohet kurre as ne nje vend te zhvilluar, pa le ne Shqiperi me popullsine tone te larmishme nga shkollimi. Populli nuk mund te drejtoje se pastaj nuk ka kush te punoje, i bie te dalin parlamentaret dhe zyrtaret ne fabrika e fusha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *