Edukimi financiar nëpërmjet matematikës

J L

Koço Broka*

 

Aktualisht lidhur me programin e tekset e matematikës në sistemin shkollor parauniversitar ka shumë vërejtje nga mësuesit dhe pedagogët sidomos nga ata që tani kanë dalë në pension. Sipas tyre, matematika është thjeshtuar shumë dhe  në to mugojnë disa elemente të domosdoshëm si teoremat dhe vërtetimi i tyre etj të nevojshme dhe pse jo të domosdoshme për çdo nxënës që vazhdon universitetin sidomos në ato inxhinjerike dhe informatike etj. I dëgjon ato dhe nuk mund të mos ndjesh se ato janë bindëse. Kjo aq më tepër kur  në rafshin praktik, mjaft nxënës që kërkojnë të vazhdojnë shkencat ixhinjerike në Universitetet vendase apo të huaja ndjekin kurse private për të plotësuar këto boshllëqe. Por duke mos qënë specialist i fushës nuk po ndalem në këtë çështje, por në diçka tjetër.

Një miku im më tregon programin e matematikës parauniversitar në SHBA, që është si ai shqiptar  e “vuan” nga dukuritë e mësipërme. Por ndërkohë ai më evidenton se vërtet programi dhe tekset janë më të thjeshta por ndërkohë janë mjaft aplikative. P.sh. duke filluar nga  klasa e pestë, në programet dhe tekset e matematikës  ka një syth të posacëm- “Leximi financiar”. Synimet e tij janë të ndryshme, por ai më kryesori e i drejtpërdrejtë, është të rrënjoset tek nxënësit se pas karakterit abstrakt të numurave e matematikës, janë dukuritë konkrete që hasin e do të hasin nxënësit  apo kanë për të hasur nesër, pavarësisht nga profesioni i tyre. Matematika ka një karakter aplikativ në të gjithë shkencat, përfshi ekonominë. Ndërkohë si mund të shihet edhe më poshtë aspekti  matematikor i leximit financiar  nuk del kurrësesi  tej programit të matematikës të klasit të klasit të pestëdhe është mjaft i thjeshtë dhe u kuptueshëm.

Ndërkohë miku më kujton”incidentin” para dy muaj, kur pyetjes të një gazetare, në konferencën javore të shtypit për problemet ekonomike, kryeministri i kundërpëgjigjet “Për të qënë serioz kam një pyetje: Sa taksa paguan ti? “ Gazetarja nuk pranoi të përgjigjej.

Pa u ndalur në  raportin kryeministër -gazetar që pati jehonë të gjërë në media,  natyrshëm lind pyetja :-A është herëzi të dish sa taksa paguan, pamvarësisht se ke mbaruar letërsi, gazetari apo çfarë do degë tjetër?!  A nuk do ishte e dobishme t’i   mësohen ato  që në klasën e pestë si veprohet në SHBA!? Sot në kohën e internetit  mund ti shohësh lehtësisht në aplikacione, ndoshta me pagesë, që mund ti kesh edhe në celular.

Çfarë mësohet dhe kërkohet në sythin Leximi financar, të klasit të pestë e në klasat më tej vijuese?! Disa nga temat e mësimeve janë::

Të ardhurat dhe ndalesat.

Llogarit të ardhurat bruto dhe neto, nga puna

Identifiko llojin e taksave, kur të jepen situata të taksës (tatimit) mbi  të ardhurave, taksës së pronës dhe asaj të shitjes?

Lexo dhe plotëso rregjistrin financiar (ditarin e arkës)

Balanco dhe axhusto buxhetin.

Avanatazhet e disavantazhet e pagesave cash dhe ato me karta depozitash e karta krediti etj

Për thjeshtësi në disa raste bazuar në programin dhe tekset amerikane po i referohem jo vetëm zëvëndësimit të dollarit me lek por dhe situatës të ngjashme në vendin tonë. Cilat janë disa nga ushtrimet dhe problemet që jepen në klasën e pestë? Gjatë një ore mësimi jepen rreth dhjetë ushtrime e probleme për të zgjidhur. Por këtu po japim vetëm disa shëmbuj. Le ti shohim me radhë disa nga ushtrimet dhe problemet që jepen në këtë syth të matematikës të klasit të pestë.

  • Ushtrimi 1

Mikaela ka filluar punë si shitse në një furrë buke me një pagë 26 000 lek në muaj. Kur merr pagën, shikon se paga (neto) që merr në dorë është 23088 lek.

Kërkesë:-Llogarisni ndalesat gjithsej që punëdhësi mban nga paga e Mikaeles dhe i derdh në institucionet shtetërore,që zakonisht janë, për tatimin mbi të ardhurat, për sigurimet shoqërore dhe shëndetsore. Më tej llogarrit përqindjen e tyre, ndaj pagës bruto. Shënim:Tatimi mbi të ardhurat fillon të llogaritet nga paga 30001 lek.

Zgjidhje: Paga neto rezulton si diference e pagës (të ardhurave) bruto dhe ndalesave të tatim- taksave, nga tatimi i të ardhurave, kontributi i sigurimeve shoqërore e shëndetsore, që derdhen nga ana e punëdhësit në shtet. Pra paga neto =pagë bruto – ndalesa; Ndalesa =Paga Bruto -Paga neto, ose 26000 lek -23088 lek=2912 lek.

Më tej llogarritet përqindja e ndalesave ndaj pagës bruto e cila rezulton nga pjestimi 2912 lek që janë ndalesat me shumën e pagës bruto prej 2600 lek =2912:26 000 = 11.2%.

  • Ushtrimi 2.

Dritani është i vetpunësuar në biznesin e vet dhe paguan sigurime shoqërore dhe shëndetsore deri në nivelin e pagës minimale 26000; që duke filluar nga muaji Janar 2021 do të bëhet 30 000 lek. Ai gjatë muajit shkarkon formularin e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetsore, me emrin  dhe NIPTin e tij, ku midis të tjerash jepen këto detaje të pagesës që duhet të bëjë brenda një date të caktuar.

1901.Sigurime shoqërore detyrim principal Punëdhës                        5980 lek

1905 Sigurime Shëndetsor detyrim principal Punëdhënës                  884 lek

1906  Sigurime Shëndetsore detrim principal Punëmarrës                884 lek

 

Totali                                                                                                   7 748 lek.

Kërkesat e ushtrimit: a)Llogarisni përqindjen e ndalesave mujore për sigurime shoqërore e shëndetsore të Dritanit përkundrejt pagës së tij bruto mbi të cilat derdh kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetsore,b) Llogarisni shumën absolute të tyre, në muajin Janar 2021 pas rritjes së pagës minimale.

Zgjidhje. Përqindja e ndalesave të sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore gjithsej, ndaj pagës bruto prej 26000 lek do të rezultojë si pjestim i ndalesave gjithsej ndaj pagës minimale që këtë vit është 26000 lek ose nga pjestimi 7748 lek:26000 lek = 29.8  %

Më tej llogariten se sa do te jetë shuma absolute e sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore që do të paguajë Dritani për muajin Janar 2021. Shuma absolute e pagesës të sigurimeve shoqërore është produkt i pagës minimale me përqindjen e ndalesave gjithsej prej 29.8 % e barabarte =30 000 lekx29.8%= 8940 lek në muaj.

  • Ushtrimi 3.

Aurora është gazetare që merr pjese në konferencat javore të kryeministrit. Paga e saj neto është 70 000 lek në muaj dhe parashikohet që paga të mbetet e njëjtë edhe për Janar 2021 e në vazhdim. Ndalesat  në pagën bruto janë Tatim mbi të ardhurat personale 7436 lek, Sigurime shoqërore 8284 lek, Sigurime shëndetsore 1482 lek . Llogarisni shumën totale të ndalesave që punëdhesi i gazetares mban nga paga e saj bruto dhe cila është paga bruto e saj. Kush të dojë në mënyrë fakultative të llogarisë se sa shkon paga totale e gazetares Aurora, për punëdhësin e saj, kur ky i fundit paguan dhe 16.7 % sigurime shoqërore e shëndetsore të tjera, mbi pagën e saj bruto

Shuma e ndalesave që punëdhësi ndal nga paga bruto e punëmarresit dhe i derdh në institucionet shtetërore, përbëhet nga tatimi mbi të ardhurat, sigurimet shoqërore dhe sigurimet shëndetsore.

Zgjidhja Në këto kushte shuma totale e ndalesave do të jetë e barabartë me = Tatim mbi të ardhurat personale 7436 lek +Sigurime shoqërore 8284 lek+ Sigurime shëndetsore 1482 lek= 17,203 lek.

Më tej llogarisim pagën bruto e cila është e barabartë me pagë neto plus  ndalesat e tatim taksave dhe sigurimeve shoqërore e shëndetsore, ose në rastin e dhënë 70 000+17203 lek =87 203 lek në muaj. Më tej llogarritet përqindja e ndalesave gjithsej të tatimit mbi të ardhurat personale, sigurimeve shoqërore e shendetsore ndaj pagës bruto e cila rezulton si pjestim i ndalesave prej 17203 lek ndaj 87203lek që rezulton me rrumbullakosje 19.7 % .

Zgjidhja shtesë fakultative. Punëdhësi paguan në institucionet shtetërore dhe 16.7 % të pagës bruto të tjera për sigurimet shoqërore (15%) dhe sigurimet shëndetsore (1.7%) . Shuma e sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore që paguan punëdhësi për Auroran është: Sigurime shoqërore dhe shëndetsore nga punëdhënësi (87 203)x 16.7%= 14563. Kostoja e punës për gazetaren Aurora për punëdhënësin është 87203+14563=101 766 lek.

Mësueja klasit të pestë bën një pauzë para se vazhdojë me ushtrim tjetër, duke kujtuar një sentencë të Konfucit. “Të mësuarit pa të menduarit është i padobishëm. Të menduarit pa të mësuarit është i rrezkshëm.” dhe vazhdoi me ushtrimin e radhës.

  • Ushtrimi Nr 4 Ditari i arkës

Tabela nr 1 Në lekë

Në tabelën nr 1 prezantohen të ardhurat, shpenzimet mujore dhe kursimet e gazetares Sabina. Ajo punon në një nga gazetat me te mëdha në  kryeqytet. Në 26 Dhjetor Sabina shkon në qytetin e lindjes, për të kaluar Vitin e Ri me prindërit dhe të afërmit e saj. Gjatë këtyre ditëve së bashku me dhuratat për prindërit ajo harxhon 30000 lek. Gjeni se me çfarë gjendje financiare e gjen Viti i Ri Sabinën?

Në tre rrjeshtat e parë të tabelës janë prezantuar disa nga veprimet kryesore që ndikojnë në të ardhurat, shpenzimet dhe gjendjen financiare (kursimet) e Sabinës. Sa do të jetë gjendja financiare (kursimet bankare) të Sabinës në fund të muajit Dhjetor?

Plotësoni  kolonat në rreshtin e fundit të tabelës. Në kushtet kur gjendja financiare e Sabinës para shpenzimeve të fundit gjatë muajit Dhjetot, rezulton  495000 lek, dhe shpenzimet e tjera të posaçme gjatë fund vitit janë 30 000 lek, gjendja financiare e Sabinës do të rezultojë 495000-30000=465000 lek.

Si mund të shihet nëpërmjet sythit Leximi financiar në matematikën e klasit të pestë, realizohet një pamje konkrete e veprimeve të përditshme të kujdo dhe kërkohet një llogarritje e thjeshtë arithmetike. Natyrshëm lind pyetja A ja vlen a nuk ka ardhur koha që kjo praktikë amerikane të zbatohet edhe në programin e tekset e matematikës në vendin tonë!?  Cili është mendimi i mësuesve dhe autorëve të tekseve të matematikës të klasës të pestë por edhe të viteve të tjera, të sistemit parauniversitar? A do të ishte e dobishme ajo sidomos gjatë fushatës zgjedhore të  Prillit, ku pritet që shumë nga partitë pjesëmarrëse në zgjedhje, kanë në qëndër të aplternativës së tyre uljen e tatim taksave? A është rikujtimi i këtyre ushtrimeve të thjeshta qoftë nga gazetarët jo ekonomistë, që merren me rubrikën ekonomike e nuk janë të paktë, një sakrilegj!?

*Ekonomist

Share This Article
2 Comments
  • Profesor Koco te uroj. Ke kapur nje problem sa praktik aq dhe teorik shume simpatik. Po dua te shtoj qe keta te sotmit le te mesojne nje here tabelen e shumzimit dhe pastaj te kalojne dhe te bejne keto veprime qe atyre ju duken si gogol.

  • Vazhdojme me. Buxheti mbledh x leke sjpenzon y edhe merr hua z leke! Sa i takon paguar qytetarit per borxhe e per sa vjet?
    Apo nje tjeter per tiranen: japim tender kaq leke x shpenzojme y , kalkuloni sa ka fut ne xhep lali eri me 100 hajduket e tij qe sipas auditimit e bashkise se Tiranes jane shume milliona. Prastaj kalkuloni sa taxa te reja do na shpikin per me mbuluar keto vjedhje millionash!
    Tjeter: miniera nxhjerr x tone qe shiten y leke sa taxa do te duate me derdh ne buxhetin e shtetit e sa derdhin realisht, pra sa vjedhin?! k eshtu edhe per rrymen per ujin etj

    Po po duhet vertete gjithe shqiptaret t’ifuten kesaj lende matematike ! Sa ma shpejt bile qe te kuptojne sa te vjedhur jane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *