Tronditet Prishtina, 12 të plagosur në një lokal pas shpërthimit të një bombole gazi

Ornela

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku një bombol gazi ka shpërthyer në një lokal. Raportohen 12 të plagosur si dhe dëme të shumta materiale.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 të ditës së sotme (e martë) në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Sakaq zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po mundohen të shuajnë flakët.

 

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *