Një bashkëpunëtor i “mbretit” të kartelit të drogës Joaquín ‘ El Chapo Guzmán u ekzekutua brenda makinës së tij gjatë një sulmi në Meksikën veriore ku gjithashtu mbeti e plagosur edhe vajza e tij 8 muajshe, raportojnë mediat e huaja.
Ignacio Paez Soto, anëtar i Kartelit Sinaloa, ishte brenda automjetit të tij me gruan kur një grup nisën sulmin jashtë një parking në një dyqan komercial në Caborca, Sonora dhe sipas dëshmitarëve, sulmuesit dolën nga një Jeep Cherokee që mbante pushkë ushtarake dhe qëlluan në Volkswagen Passat të Paez para se të arratiseshin.
Nëna e fëmijës, e cila ishte gjithashtu në vendin e ngjarjes, nuk u lëndua fizikisht, por u trajtua nga ndihmës mjekët pasi pësoi një krizë nervore.
Paez, i njohur si ‘El Nacho’ dhe ‘C1’, u qëllua më shumë se 50 herë dhe u shpall i vdekur në vendngjarje, thanë autoritetet dhe vajza e tij e vogël u qëllua në krah dhe u dërgua menjëherë në një spital nga Kryqi i Kuq.
h.b/dita
