Pa e paragjykuar aspak hallin e Presidencës dhe Nishanit vetë për buxhetin e pamjaftueshëm, sipas tyre, që qeveria i ka akorduar, a nuk do ishte më e udhës që qaravitjet, apo ankesat thënë me gjuhë korrekte zyrtare, të ishin konfidenciale dhe t`i kurseheshin publikut me çdo mënyrë? Vret keq kur në një vend si ky i yni, me mbi njëqind telashe edhe financiare për metër katrorë, Presidenca e kreu i saj, në vend që të jenë një model sjelljeje e modestie, bëjnë gërrnjarin si ata pleqtë e pagdhendur e të rrjedhur nga mosha. Aq më tepër kur Presidenca dhe kreu i saj, kanë sot kuotat më të ulta të prestigjit e rolit në zhvillimet shumëpërmasore të vendit. Dhe këto kuota, nuk rriten më fonde, por me qasje burrërore e morale ndaj vendit e përgjegjësive. Sepse në fund, bilançet nuk bëhen më para por me vlera. Një fund të turpshëm ose me nder, nuk e përcaktojnë milionat, por aktet e larta në shërbim të vendit, për të patur një përgjigje të denja pyetjet hipotetike e çdokujt: Ky burrë (pra Nishani), për çfarë duhet mbajtur mend?! Për çfarë duhet të hyjë në Histori?! Çfarë i la një vlerë a standart moral popullit të tij, sa qe në krye?! Këto duhet ta sikletosin e ta lënë pa gjumë, e jo milionat që i duhen për qoka zyrtare!
Rubrikën ‘Monitorime’ mund ta lexoni çdo ditë në DITA

Kur ankohej B.Topi per fonde kishte te drejte, edhe kur ankohej A. Moisiu po ashtu. Kurse B. Nishani nuk ka te drejte. Kesaj i thone ca te nenes e ca te njerkes.
Pa u korigjuar deformimet e Ali Baba Saliut ne KUshtetuten e RSH nuk mund te cahet kupola e larte e shtetit qe ai e ngriti me hekur e beton per te mbrojtur veten dhe 40 hajdutet e kriminelet e cetes se tij..
Do te mbahet mend ne histori, do te mbahet per…ballon…
PERSE DO TE MBAHET MEND KY PRESIDENT PYET AUTORI ,PO JA MO QE DO TE KANDIDOJE PER NJE MANDAT TE DYTE -KA ME ARSYE ME TE MADHE…..
Mendoj se nishani do te mbahet mend si manekini me te cilin festuam 100 vjetorin e pavarësisë? Fakti më kokëfortë eshte ai se edhe në këtë përvjetor foli tërheqësi i fijeve té manekinit!? E dini kush ishte manekini? Bujari!? E dini kush ishte tërheqësi i fijeve te manekin bujarit? Saliu!? E dini çfarë duhet të bëni tani që e morét vesh? Mblidheni mendjen njëherë e mirë që kryetari i shtetit shërbeu si manekin në ngjarjen më të shenuar te historisë së shtetit!??? Ja këtë shënoni né historinë, me nishanin e me salinë!?
Jam shume i bindur ne ato qe them , kete do ta vertetoj koha shume shpejt ky do te jete presidenti me i keq qe ka pare shqiperia ndonjeher……