Qeveria nuk ka dështuar as në pandemi dhe as në rindërtim!

Ornela

Tabaku i SHQUPIT,
çupë e edukuar,
ja ka marrë dorën,
për të recituar!

Flet duke trajtuar,
tema të mëdha,
si të gjithë të tjerët,
me Ramën e ka!

Me Ramën e ka,
për të reciton,
në çdo germë e fjalë,
Lulin imiton!

Ka dështuar keq,
thotë për qeverinë,
si me rindërtimin,
dhe me pandeminë!

SHQUPI këto fjalë,
i ka bërë refren,
tani dhe Tabaku,
si të gjithë gënjen!

Sa për rindërtimin,
tani e dimë mirë,
në kohë pandemie,
është i vështirë!

Po ne po shikojmë,
gjithandej ndërtohet,
po gjithë ajo punë,
kollaj nuk mbarohet!

Që të gjitha fondet,
janë siguruar,
ndaj dhe rindërtimi,
s’quhet i dështuar!

Jo vetëm tek ne,
ka rënë ekonomia,
gjithë Botën në gjunjë,
uli pandemia!

Jo vetëm tek ne,
shumë pa punë kanë mbetur,
miliona vende pune,
në Amerikë janë tretur!

Dhe Superfuqia,
këto ditë ka ndarë,
për çdo të papunë,
veç gjashtëqind dollarë!

Në një krizë të thellë,
do të jetë gjithë Bota,
SHQUPI këto llogje,
s’i kthen dot në vota!

Unë s’jam avokat,
në kohë pandemie,
dhe fresk nuk i bëj,
kësaj qeverie!

S’është problem se shan,
tash ndonjë idiot,
po unë gënjeshtrat,
nuk i duroj dot!

Nuk i duroj dot,
ngado që të vinë,
dhe s’béj ndonjë krim,
nëse mbroj Edvinë!

Dhe jo vetëm unë,
po gjithë të gazetës,
jemi bërë në vite,
zëri i të vërtetës!

Gjithnjë himnizuse,
nuk ka qënë muzika,
kemi bërë për Ramën,
me dhjetra kritika!

Me dhjetra kritika,
këtu kemi qepur,
në asnjë pisllëk,
s’e kemi mbështetur!

A.DUKA

Share This Article
7 Comments
  • Nuk paska deshtuar pra qeveria,
    as te rindertimi, as te pandemia?
    Hidhi ca syte nje here o Duka,
    andej-kendej nga EKONOMIA!
    Por me pare hiq syzet e derrases,
    qe ke 8 vjet qe permbi sy i mba,
    te shohesh pastaj kudo varferine,
    damken ne ball qe kjo qeveri ka!

    • Dizin formacion i Dukes nuk eshte i qellimshem.Ka kohe qe nga socialist eshte kthter ne rilindas dhe nga Enverist ne Ramist( nje variant i Berishizmit)
      Ka te papune amerika por shperblimi nuk eshte 600 por Dymije,nxenesit dhe studentet pamvaresisht nga gjendja ekonomike furnizohen me ushqim per dy vakte ne dite,shumica marrin pagese papunesie ne baze te ligjeve qe kane qene.Shoqeria civileqeverite republikane,ato lokale dhe organizatat fetare dhe individet nuk kane rreshtur me ndihmat ndaj familjeve qe nuk perfitojne nga pagesa e papunesise.
      Pandemia forcoi me teper unitetin e popullit amerikan.Amerika eshte me e forte se taksapaguesi amerikan e di ku shkojne taksat dhe i paguan me kenaqesi

      • O Duka, je bere bajat, megjithse ketej nga Amerika ca te shajn e ca te lavderojne, ata qe te shajne jane ata qe ti u more dollaret por vize nuk u sugurive, ca te shajne se e kishe doren pak te rende, dha jane ca te pakte, ish barinj, me teseren e partise se punes qe te lavderojn.

  • Duka ka te drejte,nuk ka deshtuar qeveria,as kryeminisri,bashke me rindertimin dhe pandemine,por ka kohe,shume kohe,qe ka jo deshtuar,por falimentuar totalisht vete Duka….l

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *