Policia e Tiranës ka vënë në pranga 59 vjeçarin e akuzuar për vrasjen e dy motrave në Tiranë.
Si rezultat i rrethimit të zonës, pikave të kontrollit dhe trysnisë së ushtruar nga shërbimet e Policisë u bë e mundur vënia në pranga e autorit Përparim Ademi.
Vazhdimi i bashkëjetetës mendohet të jetë dhe shkaku që çoi në krimin e dyfishtë që trondit opinioni publik këtë ditë të fundit të vitit. Policia tha se Ademi qëlloi disa herë më automatik motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani në sy të dy fëmijëve të mitur.
Ky shtetas aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
h.b/dita
