Plagosja në Vlorë, dhunoi bashkëjetuesen dhe babain e saj, u qëllua me armë nga kunati

time

Zbardhet plagosja me armë zjarri që ndodhi ditën e djeshme në Vlorë, ku një 18-vjeçar qëlloi kunatin e tij 25-vjeç. Policia e Vlorës informon se ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të kësaj ngjarje K. K si dhe të plagosurin, Xhuljano Muça.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në familje pasi Xhuljano Muça ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe babait të saj Altin Koço, 46 vjeç banues në lagjen “Partizani”.

Më pas 18-vjeçari, i vëllai dhe i biri i të dhunuarve ka marrë armën e të atit dhe ka qëlluar 2 herë në drejtim të Muçës, duke e lënë të plagosur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur paraditen e datës 31.12.2020, ku si pasojë mbeti i plagosur me armë zjarri, shtetasi Xh. M., 25 vjeç, arrestuan në flagrancë autorin e ngjarjes, shtetasin K. K., 18 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë  dhe  shtetasi Xh.M, për veprën penale ‘Dhuna në familje'”, thuhet në njoftimin e policisë.

h.b/dita

Share This Article
3 Comments
  • Ne kete Rast nuk mund te jete per vetembrojtje, pasi dhunusi nuk I ka kercenuar me arme por verberisht o fizikisht, nuk e di mire ngjarjen dhe rrjedhen e saj. Quhet vetmbrojtje kur te rrezikohet jeta jote osé e te tjereve. Njelloj si pollici qe vrau Klajdin a si quhej i ndjeri. Pollici eshte fajtor pasi e qelloi nga mbrapa dhe personi(viktima) ishte pa arme dhe nqs ka patur nuk ja ka dretuar askujt. Keshtu qe KY arderri 18 vjecar te shkoj te bej ca vite kavalishence osé te she’s i cfare ka qe te d’ali paqe, rruge tjeter nuk ka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *