Vargjet e Arben Dukës

anazapta

Një thirrje për dashuri

Lindi Krishti, lindi Krishti,
U deha nga frymëzimi,
Lindi Krishti-Jezu Krishti,
Lindi shpresa dhe besimi!

Lindi Krishti-Jezu Krishti,
Nga e Zotit dashuri,
Lindi Krishti-Jezu Krishti,
Dhe këtu në Shqipëri!

Dashuri, besim dhe shpresë,
Shtyllat e jetës të tria,
Më e madhja nga këto,
Domosdo është dashuria!

Lindi Krishti-Jezu Krishti,
Dhe këtu në Shqipëri,
Ditë e madhe e bekuar,
Bën thirrje për dashuri!

Lindi Krishti-Jezu Krishti,
Në borë çelën manushaqe,
Ditë e madhe e bekuar,
Na bën thirrje dhe për paqe!

Lindi Krishti-Jezu Krishti,
Që shëron çdo të sëmurë,
Ai që pushtoi planetin,
Ai që s’do vdesi kurrë!

Kur lind Krishti-Jezu Krishti,
Na rilind e gjithë jeta,
Lindi Krishti-Jezu Krishti,
Mirësia e vërteta!

Lindi Krishti-Jezu Krishti,
Tek kjo ditë veten e gjetëm,
Janë mbledhur gjithë mrekullitë,
Veç tek një njeri i vetëm!

Lindi Krishti-Jezu Krishti,
Më e madhja dashuri,
Në këtë ditë bekuar,
Rilindëm dhe unë e ti!

Lindi Krishti-Jezu Krishti ,
Me një frymë e shkrova vjershën,
Për Birin e Perëndisë,
Bariun tonë të përjetshëm!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *