Në ke din a iman, lëri shqiptarët të qetë

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

E nderuar gazeta DITA! Një përshëndetje të sinqertë nga Xhavit Hasanaj për hapësirën që ju jepni zërave të pa manipuluar që nuk mbrojnë krime apo kriminelë, por flasin për probleme dhe për njerëz që e kanë tërhequr zvarrë këtë vend 23 vjet me radhë. Një nga këta është padyshim Sali Berisha, i cili gjen kurajon të bëjë thirrje për protestë më 21 Janar, në ditën dhe vendin ku u vra shpirti i protestës. Kjo është kriminale dhe nuk duhet pranuar kurrsesi nga politika, media dhe shoqëria. Unë si qytetar i Republikës së Shqipërisë i kërkoj doktorit dy gjëra të thjeshta: 1. Mos i ngarko gomarit (Lulushit) barrën e kalit. 2. Në njeh Zot a perëndi, në ke din a iman, lëri shqiptarët të qetë. Nëse nuk dëgjohemi prapë, i uroj gjithë lexuesve GËZUAR VITIN E RI, në veçanti Kapo Labit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *