Kryeministri Edi Rama, që ka mbajtur edhe postin e ministrit të Jashtëm për dy vjet dhe tha se një vendim të tillë e mori që mungesa e një ministri të dekretuar të mos kthehej në një mundësi për të stimuluar keqkuptime brenda OSBE.
“Genti ka pasur dhe i ka kapacitet për ta mbajtur këtë barë plotësisht, por nga detyrimi i pashmangshëm për ta përfaqësuar Shqipërinë edhe formalisht në nivelin më të lartë të këtij institucioni në kryesimin e OSBE dhe për të mos lejuar që për shkak të formalitet, mungesa e një ministri të Jashtëm të dekretuar të kthehej në një mundësi për të krijuar dhe stimuluar keqkuptime brenda familjes së madhe të OSBE e mora këtë angazhim dhe jam i lehtësuar sot, që këtë angazhim mund t’ia kaloj Oltës”, tha Rama.
o.j/dita

Emërimi i Gent Cakajt është një veprim djallëzor
i kryeministrit Edi Rama
Edita Tahiri: Idenë për shkëmbim territoresh e solli Edi Rama te Thaçi nga Beogradi.Ish- kryenegociatorja në bisedimet
Kosovë- Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se idenë për shkëmbimin e territoreve të cilën e ka shpalosur Presidenti Thaçi gjatë
vitit të kaluar, e ka sjellë nga Beogradi në Prishtinë kryeministri shqiptar, Edi Rama. Këtë ajo thotë të ketë zbuluar gjatë
kohës sa ishte ende në detyrë për dialogun në mes Kosovës dhe Serisë.Emërimi i Gent Cakajt është një veprim djallëzor
i kryeministrit Edi Rama. Nuk është problemi te individi, por te qëndrimet e Z. Rama. Ai është duke kërkuar persona, me
gjasa, me prirje për dakordësi në ndryshimin e kufijve të Kosovës”, tha Tahiri.