Ing. Luan Pogaçi
Ishte e hënë, fillim shtatori 1982, në mesditë. Sekretari i Parë i KQ të PPSH-së Enver Hoxha mbërrin në zyrë, ngre telefonin sekret dyshifror nr.59 dhe pati përshtypjen se po përgjohej. Nisur nga kjo urdhëron të merret një inxhinier nga Ministria e Mbrojtjes për të patur nën kujdes ndërlidhjen e Udhëheqjes. Kështu nga pesë kandidatura që u paraqitën nga Ministria e Mbrojtjes u përzgjodha unë, deri në këtë moment shef i Laboratorit të Ndërlidhjes në Grupimin Ushtarak të Tiranës.
***
Unë që e tregoj këtë histori jam një person që kam qenë shumë pranë ngjarjeve që kanë ndodhur para 40 vjetësh dhe dua të dëshmoj atë të vërtetë ashtu si ka ndodhur. Unë Luan Pogaçi, kam mbaruar Universitetin Shtetëror të Tiranës, Dega Elektrike e rrymave të dobëta në vitet 1961-1965. Në vitet 1959-1961 kam qenë student në Shkollën e Lartë të Inxhinierisë Elektronike për Marinën në Leningrad në Bashkimin Sovjetik. Kam punuar fillimisht në disa njësi të Ministrisë së Mbrojtjes si inxhinier për ndërlidhjen dhe në byronë e projektimeve. Në muajin tetor 1978 fillova punë në Drejtorinë e Sigurimit të Udhëheqjes si inxhinier për sigurinë e ndërlidhjes deri në vitin 1982 nga kjo kohë e deri në vitin 1991 jam emëruar njëkohësisht shef i shërbimit të informacionit në Drejtorinë e Dytë të Sigurimit të Udhëheqjes.
Këto që do të tregoj në vijim janë plotësisht të vërteta dhe unë do t’i dëshmoj për herë të parë ashtu si kanë ndodhur, për të mos u lënë shteg spekulimeve të njerëzve që i kanë me të dëgjuar, apo që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të indoktrinuar. Besoj se kjo është rruga më e mirë për
***
Më 25 Tetor 1982 kishim mbledhjen e Shtabit të Drejtorisë, që po zhvillohej në një sallë të Institutit të Lartë të Arteve, për arsye se në Drejtori po bëheshin disa riparime. Ndërtesa e Drejtorisë ka qenë një vilë e vjetër dykatëshe ngjitur me vilën e Ministrit Kadri Hazbiu, atje ku sot ndodhet ndërtesa e Piramidës.
Kishim filluar mbledhjen dhe aty nga ora 9 radisti i gatshëm, P. Gorrica, më njofton se kishte një ngjarje të rëndësishme dhe duhej të shkonim në Drejtori për ta sqaruar. Zv.Ministri, Raqi Iftica, që tashmë kishte ardhur drejtor i drejtorisë sonë, më drejtohet mua:
– Luan, shko ti dhe sqaroje punën!
Shkova dhe bisedova me oficerin e shërbimit të informacionit, që tashmë qe në varësi time, ai më thotë se na ka mbërritur një informacion se një bandë, dyshohet ajo e Xhevdet Mustafës, ka zbritur në bregdetin e Divjakës në Lushnjë dhe mbasi ka vrarë dy policë ka marrë një të tretë për t’u mbajtur plaçkat dhe është nisur në drejtim të pa ditur. Atëherë unë pyeta oficerin e gatshëm të shërbimit të informacionit se ku ndodhej në këtë moment Ministri Hekuran Isai, pasi ishte rregull që direkt ose nëpërmjet shoqëruesve të tyre të gjithë udhëheqësit, ishin të detyruar të njoftonin tek zyra e informacionit të Drejtorisë së Dytë lëvizjet e tyre të çdo dite ( me numër telefoni 2217 ose 3651, ose me kod me radio), qoftë edhe kur rregullisht shkonin në zyrë. Oficeri me përgjigjet se ka njoftuar që në orën shtatë (7), (me orën e vjetër i bie tetë (8), e mëngjesit), se do të shkonte për peshkim në Divjakë. Unë u habita pasi ai s’kishte shkuar ndonjëherë për peshkim në Divjakë dhe as herë të tjera më vonë nuk shkoi kurrë në Divjakë. Përkundrazi shkonte në Kune Vain të Lezhës ose në Velipojë, objekte që ruheshin nga Garda e Republikës. Kurse atë ditë çuditërisht shkoi në Divjakë…
Lind pyetja: Qe rastësi apo veprim i paramenduar?!
Në atë kohë vetëm u habita dhe fillova të përpiqem për të informuar për të marrë masa për sigurimin e tij. Njoftova për ngjarjen zv.Ministrin (Drejtorin e Drejtorisë sonë), i cili qe akoma në mbledhje dhe fillova me radio të kërkoj radistin e Ministrit për t’i thënë për rrezikshmërinë në të cilën ndodheshin. Ai nuk u përgjigj me radion e madhe TIG që kishim të montuar në makinën fuoristradë tip ARO (fuoristradë rumune). Atëherë u flas me radion e dorës, tip “Storno” dhe nuk më përgjigjet radisti, por me përgjigjet shoferi (këto radio punonin me repetitor që ishte i vendosur në Malin e Dajtit).
Shoferi më thotë qe shefi (bëhet fjalë për Ministrin e Brendshëm Hekuran Isai) së bashku me radistin (shpesh bënte dhe rolin e shoqëruesit) kishte ikur nëpër pyll drejt bregut, ndërsa atë dhe makinën e kishin lënë në fillim te pyllit. Në këtë rast ai nuk kishte marrë nga Tirana shoqëruesin e tij, i cili qe një djalë i shkathët, por kishte marrë radistin një tirans i urtë dhe pak i ndrojtur. Atëherë i them shoferit se ka një ngjarje të jashtëzakonshme dhe jeta e shefit të tij është ne rrezik, prandaj duhet ta marrë me radion portative të dorës dhe t’u thotë që të vinë te makina për të komunikuar për problemin. Kohët e fundit ne kishim blerë dhe vënë në përdorim disa radio dore tip “ICOM”, të cilat kishin disa kanale që punonin me repetitor, por kishin dhe një kanal që siguronte ndërlidhje direkt, pa repetitor, në disa kilometra, dhe unë i kisha trajnuar shoferët dhe oficerët shoqërues që për raste te tilla, kur grupi i shoqërimit ndahej, ndërlidhjen ta mbanin në kanalin direkt. Prandaj i thash shoferit qe t’u bënte thirrje atyre me radio në kanalin e ndërlidhjes direkt. Ai bëri disa minuta rresht thirrje me radio, por asnjë nuk përgjigjej.
***
Nga ana tjetër, ngjarjet po zhvilloheshin me shpejtësi dhe u sqarua përfundimisht se banda qe ajo e Xhevdet Mustafës për përgatitjen dhe nisjen e së cilës ne kishim informacion prej kohësh, që para Kongresit të Partisë 1981. Pritej, sipas informacionit që kishim, se banda do të zbarkonte në bregdetin e Kavajës në Spille. Në minutat e fundit, Xhevdeti ose kishte ndonjë program të tij “B”, sekret nga grupi, ose kishte nuhatur rrezikshmëri dhe kishte ndërruar drejtim dhe zbarkuan në Divjakë.
Deri këtu po shikojmë se ekzistojnë disa rastësi të çuditshëm. Vajtja e Hekuranit pikërisht atë mëngjes në Divjakë, pa shkuar kurrë më parë. Ora e vajtjes, thuajse përputhej me atë të bandës, me te vetmin ndryshim se ishte bërë ndryshimi i orës astronomike, pra ora 7 e Hekuranit qe ora 8 e bandës. Në qoftë se ata do te kishin qëndruar dhe ca në pyll, me siguri do te ishin takuar me Hekuranin dhe ose ata do ta kishin zënë rob dhe do të vinin me të në Tiranë me makinë të tij, ose Hekurani i kërkonte për t’i takuar dhe do t’i kishte marrë me vete e t’i binte në Tiranë. Padurimi i Xhevdetit dhe ndryshimi i orës influencuan shumë në mosrealizimin e planit të bandës.
Unë për ngjarjen mora Komandën e Gardës në telefon (Garda varej nga Drejtoria jonë) dhe i njoftova për situatën dhe të merrte masa përforcuese, njëkohësisht mora dhe Shefin e Shtabit të Ushtrisë dhe i njoftova për gjendjen dhe t’ia komunikonte këtë edhe Ministrit Kadri Hazbiu.
Ngjarjet po vazhdonin të zhvilloheshin tashmë në qytetin e Rrogozhinës tek stacioni i trenit. Plani i ri i bandës qe që të prisnin bileta treni për në Tiranë dhe të hipnin në tren. I infiltruari i sigurimit duke parë se banda po të hipte në tren do t’i dilte nga kontrolli dhe mund të shkonin në Tiranë të realizonin qëllimin për të cilin kishin ardhur, ju hap një polici të shërbimit në stacion. Duke parë që misioni i bandës u dekonspirua, njëri prej tyre, Haznedari, i fut në një bunker aty afër, për t’u fshehur, te stacioni dhe mbasi u diktua nga forcat policore dhe ato vullnetare, filloi te qëllojë me armë kundër forcave rrethuese deri sa u vra nga forcat e policisë dhe ato vullnetare.
Ndërsa Xhevdet Mustafa si më i shkathët dhe më i fuqishëm vrapoi dhe kapi një makinë tip “ZUK” Polak, i hypi sipër dhe duke detyruar shoferin u nis në drejtim të Kavajës.
Në këtë moment na del në radion “TIG” radisti i Ministrit , Hekuranit, dhe na thotë që jam me shefin dhe po ndjekim nga mbrapa makinën ku është Xhevdet Mustafa. Them pse nuk u lidhe më parë me ne se u bëmë shume merak për ju, me thotë që sqarohemi kur të takohemi, mirë i them por tani mos u shkëput dhe më njofto vazhdimisht. Dhe kështu Ministri i Brendshëm vazhdonte `ndjekjen, se çfarë kishte parasysh me këtë ndjekje nuk kuptohej. Një Ministër i Brendshëm fill i vetëm me shoqëruesin në ndjekje të një banditi shumë të fort dhe të armatosur rëndë? Xhevdeti duke pare qe shkuarja drejt Tiranës, duke qenë i ekspozuar, nuk mund të bëhej, apo për të humbur gjurmët, pa shkuar në Kavajë zbriti nga ZUK-u, kapi një veturë dhe u kthye mbrapsht në drejtim të Rrogozhinë-Lushnjë. Radisti I Ministrit herë pas here na njfotonte për veprimet, por kur mbërritën në Rrogozhinë më thotë se Xhevdeti na humbi nga sytë dhe nuk e dimë se në ç’drejtim shkoi, nga Elbasani apo nga Lushnja. Rrogozhina është në kryqëzim rrugësh.
Shpejt u sqarua se shkoi në drejtim të Lushnjës. Një nënoficer i policisë rrugore i Minstrisë së Mbrojtjes me nje tricikël, i pa armatosur, ju vu në ndjekje Xhevdetit që nga Rrogozhina, por në të dalë të urës së Shkumbinit Xhevdeti pa problem e vrau dhe atë. Pak më tutje ndaloi makinën dhe u ngjit në një shtëpi në kodër, mbi rrugën automobilistike, ku vrau të zotin e shtëpisë dhe mori peng gjithë familjen me gruan dhe femijët.
Këtu përfundoi ndjekja nëpër rrugë e Xhevdetit dhe filloi rrethimi i tij në këtë shtëpi.
Forcat rrethuese i bënin thirrje të dorëzohej, por ai përgjigjej me zjarr. Në kete rrethim kishin vajtur forca ushtarake të shumta. Ishin Ministri i Brendshëm, Ministri i Mbrojtjes e dhe komandues të ndryshëm. Ishte nga Drejtoria jonë Kryetari Degës së Shoqëruesve V.K. i cili kur u kthye më tregoi se si vazhdoi kjo histori.. Rrethuesit ishin në një transhe të hapur prej kohesh nga forcat vullnetare dhe ishin të mbrojtur nga mundësia e goditjes se Xhevdetit. Kadriu nuk ruhej në transhe, por ngrihej herë pas here në këmbë dhe i drejtohej Xhevdetit: “Jam Kadri Hazbiu. Dorëzohu!”.
Kështu ai bëhej shënjestër e mundshme dhe unë e kapja për xhakete dhe e ulja, më tregoi me pas Viktori kur kthye ne Drejtori. Por unë kuptova një gjë, më shtoi ai, qe Kadriu donte që të vritej, por unë e pengova. Në këtë kohë ishin hapur llafet për rënien e tij në fatkeqësi dhe një muaj më vonë u arrestua.
Për asgjësimin e Xhevdetit thirrën në ndihmë një autoblindë të MM e cila vajti deri te shtëpia. Xhevdeti duke e parë që nuk kishte shpëtim, vrau veten.
***
Trupin e tij fillimisht e prunë në drejtorinë tonë të futur në bagazhin e një makine tip BC(kineze) të shoqëruar nga V.K. dhe e shtrinë në tokë në oborrin e drejtorisë. Kur e pashë ashtu te shtrirë gjith ai trup i madh dhe i bëshëm dukej sikur ishte akoma gjallë. Shumë shpejt erdhën dhe e morën organet kompetente te Ministrisë për veprime të mëtejshme.
Kur u hap ekspozita në Ministrinë e Brendshme me materialet e bandës së Xhevdet Mustafës, unë vajta e pashe për kuriozitet. Pashë që armatimi qe i zakonshëm por më bënë përshtypje aparatet radio dhënëse-marrëse. Ato qenë tip shumë i vjetër të ushtrisë Amerikane, thuajse të luftës së dytë botërore të cilat, sic u tha, ishin blerë në treg.
Aty mendova se ky grup nuk qe organizim i CIA-s e cila ka aparatura modern, por sic u tha, këta aventurierë ishin rekrutuar me dollarë nga drejtuesit e Legaliteti dhe UDB-ja Jugosllave.
Kështu përfundoi kjo histori. Unë bëra një përmbledhje të gjithë veprimtarisë nga ana e drejtorisë, qe ishin bërë në asgjësimin e bandës duke përfshirë edhe bisedat në radio. Për këtë i njoftova Ministrit (Hekuranit) për t’ia dorëzuar materialin per te plotësuar dosjen e ngjarjes, por ai më thotë që nuk na duhen këto material, prandaj asgjësoje dhe unë ashtu bëra i asgjësova. Nuk u muar vesh nga askush dhe asnjëherë kjo aventurë e Ministrit të Brendshëm.
***
Unë u besoja eprorëve. Por Hekurani ishte ai që thuri gradualisht rrjetën e “tradhtisë” së Kadri Hazbiut dhe me këtë rast i dha goditjen përfundimtare duke e akuzuar tek Enver Hoxha se Kadriu ishte personi që do të priste bandën, do ta strehonte dhe ta udhëzonte për të kryer atentatin. Ishte Hekurani ai qe krijonte histori dhe barcaleta për veten dhe i shpërndante për të krijuar imazhin e njeriut babaxhan e të parrezikshëm. Por dhe Kadriu vetë ra pre e ambicieve të veta në marrëdhënien me kryeministrin Mehmet Shehu.
Këto gjera do t’i paraqes herë tjetër.

Konkluzioni i fundit nuk perpthet me pershkrimin e fakteve te masiperm.
Pamvarsisht nga ky pershkrim, mund te thuhet se BANDA KRIMINALE E ENVER HOXHES i sherbeu atij te eleminoje te gjithe rivalet e tij per pushtet perfshi edhe Mehmet Shehun.
E kan pas thane qyshe para viti t1944 se komunistat do te vrasin edhe njeri tjetrin. Historia e PKSH-PPSH e vertetoj kete qyshe fille mbas viti 1945.
pule
“E kan pas thane qyshe para viti t1944 se komunistat do te vrasin edhe njeri tjetrin. Historia e PKSH-PPSH e vertetoj kete qyshe fille mbas viti 1945.”
kjo është baza e çdo diktature,e ka emrin komnuiste a gjelbëriste!?
po qe diktaturë ka vrasje,për marrje pushteti, për mbajtje sundimi!
Cka shkruar eshte e vertete.por ajo qe me ben pershtypje eshte se cdo te hekri ne pyllit e divjakes i pashoqeruar.ato dite ne divjake ka qene i dislokuar nje batalion i policise qe ,vec ruajtjes se bregdetin ,bente stervitje.reparte te policise ishin vendosur ne shenavlash,durres,ne golem.Naten ne prita dhe diten pushonin.Nese hekri do kish shkuar per te pare policet ne divjake,nuk do ishin vrare edhe ata dy oficere policine,njeri prej tyre komandant i i batalionit qe kishin dale per kontroll me motoskaf.Asnjehere nuk me la pelqyer ky.por duhet theksuar qe kadri hasbiu nuk ka qene pa gje. Te gjithe keta,perfshi ramiz aline,kane qene skalione te hedhur ne veprim sipas rradhe dhe ne kurriz te njeri tjetrin.agjentura e udb ka qene e gjere dhe shtrihej deri lart rreth enver hoxhes.prandaj nuk duhet te duket cudi qe hekri te jete nje prej tyre.kur zbarkoi banda u ngriten ne alarm edhe batalionit e gateshme te ushtrise.batalioni i kemb.shenavlash mori detyre krehjen e kodrave te golemit.sepse mendohej qe mund te kish zbarkuar nje pjese e bandes ketu ,ne golem.aty kaloi dhe ndaloi e u takua me komanden kadri hasbiu.Ai na informoi per ngjarjen ne rogozhine.Nderkohe qe aty kalon nje makine zis e ushtrise qe transportonte trupin e haznedarit dhe mustafes.Ndaloi,biseduan me kadriun vec dhe me per makina u largua.kadriu erdhi dhe pasi pershendeti u largua.me pas u dha urdheri per tu kthyer ne gatishmeri ne repart.ne shenavlash mesova se makina veture qe mustafa kish zene ne rruge ,dhe u kthye ne drejtim te cermes,ishte taksi e durresit me nje shofer taksie banor ne shenavlash,nje burre i mire qe ne e la treguar vete ngjarjen.
Aventura e Hekrit neper pyll do te kete patur te bente me instruksionin e pregatitur me pare nga sigurimi per kete bande, qe ata te vinin ne Tirane dhe aty do te beheshin filmat e radhes, ose Heker torollaku ka dashur te bente ndonje heroizem, per ti hyre Enverit ne zemer! Te mos harrojme se ka shume mundesi qe jo vetem njeri prej te zbarkuarve ishte i sigurimit, por ndoshta dy prej tyre, pra dhe Haznedari. Mirpo ngjarjet rrodhen jo teresisht sipas parashikimit, dhe kohe per riparime nuk kishte. Kadriu, te cilit kish disa muaj qe i qarkullonte reja e zeze mbi koke dhe neper Tirane, beri ate qe do bente cdo minister ne vend te tij. Megjithkete, cdo veprim dhe fjale e tij u interpretua me pas nen gjithfare historira Jagosh!
Nuk mendoj fare se hasnedari ishte i sigurimin,sbehet fjale,ai tjetri qe beri si i semure sapo do Hipmin ne varur ,po ka qene i sigurimit,mbetet e paqarte se nga kush ishte mbeshretje e grupit ne tirane per te kryer vrasjen,ose lojtari i kurthin nese “vrasja”ishte kurth,xhevdeti do kishte pasur shume me teper sukses nese e kish marre ate udhetim tek pulle pa i thene askujt tjeter vetem tr kishte nje baze te sigurte ne tirane,ne ate menyre jam i sigurt qe ai do e gjentr mendesine per te vrare enver hoxhen,ishte shume i zgjuar Dinah dhe I guximshem,tek askush
Skishte besim fare zero dhe kishte te drejte,me gjjthatr vajtja per tr kryer nje pune re tille me njerez qe nuk ke fare besim per kete
Gje dhe aq me teper se do ishin te afte per kryerjen e aksionit edhe Po mos te ishin tradhtare,kjo ishte dobesia e tij e vetme,fakti qe e mori ate rruge pa
Pasur kurrefare besimi tek ata,fakti we mori ate rruge me dyshimin e madh se nje apo me shume anetare te grupit ishin njerezit e soburimit,ishte dobesia e tij e vetme dhe ajo i kushtoi jeten
Bëre mirë o Luan që u bëre i gjallë për të folë për ngjarjet e jetuara para 40 vjetësh . Je një çikë i vonuar, por siç thotë populli ynë , më mirë von se kurrë . Me që je i shkollës ruse edhe rusët e thonë këtë – лучше поздно чем никогда !
Luan ,
nuk e vë në dyshim ndershmërinë tënde , ti i ke jetuar ato ngjarje dhe i përshkruan siç kanë ndodhur .
Por , Luan , në leximin e këtyre ngjarjeve-të këtyre tragjedive do thoja unë , në analizën e tyre , në intrigën , në thurjen e këtij labirinthi , ti gabon.
Hekurani ishte një kaqol, si anëtar Byroje dhe si ministër , si një kryetar kooperative , ndoshta mund të qe i mirë , por , shoku ynë Enver , për interesat e tij , e mbushi udhëheqien e Partisë e të shtetit vertikalisht , nga lart e deri poshtë me kaqolë .
Hekurani , pa lejen e Enverit , nuk zhdukej dot pa gjurmë .
Banda e Xhevdetit dirixhohej nga Enveri ( përmes njerëzve të sigurimit brënda saj ) për të eliminuar Kadriun e të tjerë …….
Pres të lexoj ambiciet e Kadriut ndaj Mehmetit !
Komentuesi i fundit z. Katiu ka thene gjithcka dhe te verteten.Per eliminimin e cdo figure me post madhor s’besoj se duhet t’i shkruaj ( fillon me K Xoxen e lista e gjate ,teper e gjate mbaron pikerisht me “te fundnin e Mohikaneve “K Hazbiu ) ,diktatori gjirokastrit sajonte nje rrene,fakt-te si fejesa e cunit te Mehmetit per te bindur popullin e shendrruar ne nje turme pa llogjike e guxim per ngjarjet makabre te ndodhura kurdo e kudo ne ‘Fanarin ndricues te Ballkanit apo Botes ‘! Duke eliminuar keshtu gjithe ministrat e brendshem apo te jashtem krimineli miop mendonte se keshtu te gjithe mizorite,torturat ,zhdukjet, vrasjet me gjygj apo pa gjygj inisjativat e cmendura revolucionare per tatimet,te bejme fshatin si qyteti me kooperativizmin e zhveshjes se fashatarit dhe nga bagetia private ,toka e tij ,mohimi e ndalimi i besimeve fetare jane bere pikerisht nga keto trathtare qe moren denimin e merituar,dikush me vet- vrasje e dikush me burg e denim kapital apo burgim shume vjecar.Por ne cdo vendim figuron ne vend te pare firma e tij, e diktatorit.Pastaj me poshte vijne dhe firma te tjere si te Alias,Carcani,Isai,e ku mbyllet ky varg nenshkrimesh mizore ( 1944,-1990) me nenshkrimin e Kristaq Rames babes se Kryeminstrit E Rama.U mundue me kot e rrejti mendja me kot se Intrigat e tij do t’i besonte populli nje jete.Asnjehere e as atehere kur duartrokiste fjalimet e tij nuk e besonte se realiteti i hidhur e priste ne shtepi me pjatin me supe e ‘luga e florinjte ‘ bosh ne duar.
Zoteria eshte i vonuar, por ajo qe ka rendesi eshte fakti qe analiza qe bene eshte e pa mbeshtetur ne dokumenta kohore te sakta. Sigurishte ai flet nga njohurit e nje shifranti, por duhet te dije se ne ngjarje kane marre pjese nje mori kuadrosh qe kane dhene opinionet dhe mendimet e tyre si pjesmarres okular ne kete ngjarje. Ne parim, jam plotesishte me te qe Kadri Hazbiu eshte akuzuar krejtesishte ne menyre te padrejte, me shpifje e te dhena te fallcifikuara, ndoshta te udhezuara nga hetuesi e eproret e tij, nga i ashtuquajturi i PENDUARI i drejtesise (Halit Barjami) dhe njekohesishte antar i bandes. Haliti ka qene nje bashkepuntor tradhetar ne sherbim te UDB-s dhe dhe si tille te gjitha te dhenat e tij jane te fabrikuara, me qellim qe te denohej Kadri Hazbiu. Sot per kete problem ka dokumentacion te bollshem qe vertetojne se akuza ndaj Kadri Hazbiut ka qene e sajuar.
kujtimet e Luan Pogaçi,përputhen me shumë të dhëna të tjera të kohës!!
dy janë të dhënat specifike,ose të thëna në shtyp deri tashti(të paktën për mua).
1-vajtja në divjak për peshk e dhe ndjekja me makinë e xhotës nga hekri!
2-dalja zbuluar e KH!!
e para vërteton atë që është dyshuar gjithnjë që grupi i xhotës ishte i organizuar nga MPB,në një kohë të shkurtër,pra që kur ishte hequr feçori!!
ndoshta dhe çvendosja e KH në MM,mund të ishte një lëvizje taktike e paramnduar herët!!
e dyta ka shumë mundësi të jetë e vërtetë!
KH nuk ishte ndonjë budalla e sidomos në drejtimin e zbulimit,agjenturë,përfshi dhe aftësinë e tij në këtë fushë!!pas vetvrasjes së mehmetit dhe arrestimit të “grupit të MPB”,daljes së “fjalëve” se ai ishte arratisur me gjithë familjen duke u nisur nga vlora,ai me siguri e dinte se ishte rradha e tij!!
-një variant është ai që,ndoshta për ta prishur këtë radhë,të përfundonte atje ku përfundoi, ai provoi “të shpëtonte” duke provokuar xhotën!!
nuk e di përse por xhota në vënd që “ta ndihmonte” u vetvra!!
-varianti tjetër është një zakon që me sa kam dëgjuar,shpesh,ai e ka pas përdorur me të rrethuarit e këtij tipi!gjithnjë ka funksionuar me dorzimin e të rrethuarit!
-varianti i fundit është ai që është përfolur gjithnjë,se xhota ashtu si dhe bajrami kanë qënë të dërguar nga ai,pra KH si agjentë jashtë shqipërisë!!duke ditur mardhënjet e tij me xhotën,KH i ka thënë në një farë mënyre,”jam unë këtu duhet të dorzohesh”!pra një siguri që ai i jepte si personi që e dinte se përse “ishte arratisur xhota”!!
çfarë ka ditur xhota kur është nisur për në shqipëri!?
askush nuk e di,nuk duhet bazuar në ato që ka thënë halit bajrami,sepse ato kanë qënë pjesë e lojës ose është krijuar(pothuajse e pamundur)loja më pas!personi tjetër që mund ta dinte ishte dhe haznedari që u vra i pari,ashtu dhe ai personi që nuk u nis me bandën!!
sidoqoftë janë vetëm hamëndje në bazë të të dhënave që kemi lexuar dhe to që kemi dëgjuar në atë kohë!!
një fakt del i qartë në këtë shkrim të Luan Pogaçit,që hekri e ka pas dit fare mirë se ku do zbarkonte xhot mustafa!!dh kjo të sjell në mëndje rëfimin “nën raki” që kishte bërë për historinë e “asgjesimit të bandës”të treguar nga Pëllumb Vreka,ku KH duke parë gishtin përpjetë të autostopistit bajram haliti do ti merrte e do ti sillte me bezin e tij në tiranë!!bile do ti fuste në bllok,tre veta,pa u kuptuar fare,por fare fare,si thotë gjithnjë brraçi i madh sa një gogël!!
o Pëllumb Vreka është një koqe kandari që e ka tallur hajdarët hekri me të,o luan rrolin e “dëshmitarit” të vonuar për ta ridënuar dhe njëherë KH!!
atë që thotë Mëno në fund,”Sot per kete problem ka dokumentacion te bollshem qe vertetojne se akuza ndaj Kadri Hazbiut ka qene e sajuar.”,e kam edhe unë si bindje!
të paktën deri tashti,nuk ka asnjë të dhënë të besueshme që të të shtyjë të besosh atë që u sajua në atë kohë,dhe që përpiqet të mbahet me paterica dhe sot!!