Sa romë ka Shqipëria dhe ku ndodhen?

redaktor
Shqipëria nuk i ka numëruar kurrë anëtarët e minoritetit rom me përjashtim të vetëdeklarimit të vitit 2011. Qeveria shqiptare në strategjinë për përmirësimin e kushteve të minoritetit rom, miratuar në vitin 2003, citoi burime të ndryshme për të vlerësuar popullatën rome mes 60 mijë dhe 120 mijë vetë.

Por censusi i vitit 2011 identifikoi gjithsej vetëm 8,301 romë në të gjithë vendin.

Mendohet se romët janë vendosur në Shqipëri në shekullin e 13-14, të ardhur nga Turqia dhe vende fqinje Greqia e Serbia, ku kishin emigruar më parë nga zona që sot i përkasin Indisë veriore dhe Pakistanit lindor.

Në Shqipëri jetojnë kryesisht pasardhës nga 5 fise të përhapur romësh: Meçkarët (fisi më i madh dhe më i vjetër), të cilët jetojnë në qytetet e Tiranës, Durrësit, Lushnjes, Fierit dhe Vlorës dhe janë marrë tradicionalisht me bujqësi.

Janë Çergarët, të ardhur nga dy drejtime, nga Maqedonia e sotme, të cilët në fillim u vendosën në qytetin e Korçës dhe më vonë dhe deri më sot shumicën e tyre i gjejmë në qytetin e Peqinit; dhe tjetri nga Mali i Zi dhe Serbia të cilët u vendosën në zonën e Shkodrës rreth vitit 1920. Janë marrë me tregtinë e kuajve, dhe krijimin e prodhimeve artizanale, si p.sh. kazanë rakie, ibrikë bakri, sita, që më pas i shisnin në fshatrat përqark.

Fisi i Arlinjve që emigruan nga Turqia për në Greqi, dhe më pas në Shqipëri, gjatë 1920. Fillimisht të vendosur në qytetin e Korçës, ata më vonë migruan në Pogradec, Elbasan, Durrës, Tiranë dhe Fushë-Krujë. Ata kryesisht ishin tregtarë të vegjël.

Bamillët, fis i cili ka ardhur së bashku me çamët. Ata i gjejmë sot në qytetin e Gjirokastrës, pjesërisht në Levan dhe Fshatin Rom të Fierit. Shumica e familjeve bamille, shquhen për trashëgiminë muzikore.

Kurtofët erdhën në qytetin e Fierit rreth 60 vjet më parë nga territori i Maqedonisë së sotme.

 

Share This Article
4 Comments
  • Shoqata e ROMEVE nuk duhet te mohoj origjinen e saj te vjeter GREKE. Te pakten jo me te re se 1500 vjecare. Kjo eshte popullsia qe ruajti origjinalitetin ne vendin e quajtur GRAQI. E ashtequajtura popullsi ROMEI ne Graqi e cila, kerkon te fshihet pas perandorise ROMAKE, nuk eshte gje tjeter vec popullsise ROME qe emertojne shqiptaret. Tipari me dallues i tyre qe eshte i perbashket me popullsine e re graqire (jo arvanitase) eshte ngjyra e lekures, qe shqiptaret e emertojne ZESHKANE. Ky tipar mund te jete edhe pika lidhese me lashtesine. Le te kujtojme se te gjithe autoret e vjeter popullsine jo grake e konsideronin BARDHARE. Fjala BARDHARE nga historianet pas lashtesise u transformua ne fjalen BARBARE gje e cila nuk qendron. Nderkohe percaktohej qarte qe popullsia e vetequajtur Grake nga te gjithe historianet e lashte nuk quhej e bardhe. Edhe sot e kesaj dite ne Graqi nuk egziston nga shteti njohja e kesaj popullsie, dege e se ciles eshte popullsia qe emertohet GJIFTI. Shteti grek i pranon zyrtarishte si popullsi me origjine greke. E verteta eshte qe kjo popullsi eshte berthama e asaj popullsie qe shqiptaret konsiderojne grake. Sa per kuriozitet shqipja, nje dege te kesaj popullsie e emerton ARIXHINJE. Qe nuk eshte gje tjeter vec fjales AR-NXIJNE. Respekt per kete popullsi kaq heroike dhe origjinen e sa te vertet.

  • Sa per KURTOFET qe dalin nga MAQEDONIA, nuk eshte e vertete. Popullsia qe jetonte e sistemuar afer Azotikut edhte e ardhur nga graqia ne te njejten periudhe me popullsine came. Te gjithe i kujtojme ne fillim te vitit 91 kur hotel Fieri u mbyte me Turistet e ardhur nga graqia te cilet gjeten kusherinjte e tyre ne lagjen e azotikut. Lidhjet e tyre me turistet e sojit te tyre e kthyen lagjen e azotikut ne tregun kryesor te qytetit. Ishte koha kur “gaxhonjte” filluan te mesojne graqishten e pare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *