A e njihte Blushi këtë projekt të Olldashit?

anazapta
gazeta dita cover

Kreu i PD-së Lulzim Basha  dëshmoi pak ditë  pas vdekjes së Sokol Olldashit për një takim të fundit të realizuar mes tij dhe Olldashit, e sipas Bashës në këtë takim ata kishin rënë dakord për të qëndruar fort të bashkuar mes tyre dhe për të rritur bashkëpunimin. Kjo mbresë e zotit Basha duket pakëz e çuditshme. Gazeta “DITA” ka nisur një javë përpara vdekjes së zotit Olldashi, kontaktimin e shumë personave të rrethit të tij të afërt, për të mundësuar mbulimin e zgjedhjeve të strukturave të PD-së që pritej të nisnin në muajin Dhjetor. Në biseda dhe komunikime të regjistruara, panorama që ofrojnë njerëzit e afërt të Olldashit duket shumë larg unitetit dhe kohezionit që përshkroi në këtë rast zoti Basha.  Ata konfirmojnë me bindje se zoti Olldashi po përgatitej për të luftuar fort në garën për zgjedhjen e strukturave. Dhe jo vetëm. Një prej bashkëpunëtorëve të tij ka thënë se Olldashi kishte një pritshmëri se edhe këto zgjedhje të rëndësishme brenda PD-së do të manipuloheshin. “Sokoli po përpiqet të mbledhë forcat për zgjedhjet në parti dhe për të nisur një lëvizje të fuqishme në pranverë. Ai ka bindjen se zgjedhjet në parti, këto të strukturave që do i kemi në Dhjetor, do shoqërohen me arbitraritet. Ai nuk ka dyshime për këtë”, shprehej për DITA-n vetëm tre ditë përpara humbjes së jetës së deputetit një prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt.

Një plan në Pranverë… dhe Blushi

blushi ne varrimNë të njëjtën bisedë (të regjistruar) bashkëpunëtori i deputetit të ndjerë, ka folur në terma konkretë madje edhe për një plan të Olldashit për në Pranverë, madje sipas tij, bashkëpunëtorëve më të afërt, Olldashi, u ka folur dhe për një projekt për të ardhmen për të krijuar një pol-parlamentar me mbi 30 deputetë, e sipas miqve që e citojnë Olldashin, në këtë projekt ai kishte pritshmërinë që të gjente dhe bashkëpunimin e një pjese të deputetëve brenda PS-së, në krye të të cilëve, gjithnjë sipas citimeve të regjistruara, ishte deputeti Ben Blushi.  “Nuk besoj se Olldashi do shkëputet zyrtarisht nga PD-ja para zgjedhjeve të 2015-ës.  Ai parashikon një humbje të thellë në PD në  zgjedhjet lokale të 2015-ës. Olldashi po reflekton e po i kërkon ndjesë kujtdo që nuk e kishte respektuar gjatë kohës që ishte ministër. Bashkëpunëtorëve më të afërt ai u ka thënë se brenda Pranverës së vitit 2014 ai mund të krijojë një grup influence në parlament me mbi 30 deputetë. 20 deputetë i pretendon se i ka nën kontroll brenda PD-së, ndërsa siguron se për këtë projekt do të fitojë dhe partneritetin e një grupi deputetësh të pakënaqur socialistë të udhëhequr nga Ben Blushi”, – i tha i njëjti burim DITA-s.

I pyetur më tej burimi nëse kishte një dakortësi të Blushit mbi këtë projekt, u shpreh: “Këtë ne nuk e dimë ende. Olldashi po e pretendon si lëvizje tepër të mundshme, por  edhe në zgjedhjet për kryetar ai mbante me shpresë të vetët duke i siguruar se do fitonte thellë në një kohë që situatën e kishte tërësisht jashtë kontrollit. Olldashi është pokerist dhe unë nuk di të them me siguri se në ç’raport është Ben Blushi me këtë projekt që po na shpalos Sokoli”, – tha miku i Olldashit për DITA-n, tre ditë përpara aksidentit.

 

Një poezi “post mortum”

Tashmë që Sokol Olldashi humbi jetën, mes përkrahësve të tij, ka nisur të qarkullojë një poezi. Bëhet fjalë për poezinë e shkruar nga poeti i pushkatuar Trifon Xhagjika dhe që quhet “Atdheu është lakuriq”.  Një prej tyre i kontaktuar nga DITA tha se kjo poezi nuk qarkullon krejt pa lidhje mes këtij grupimit të Olldashianëve. Sipas tyre, kjo poezi tregon më së miri pasigurinë dhe dilemat e forta që ka ky grupim brenda PD-së, pas aksidentit fatal të ndodhur të mërkurën e 20 Nëntorit.

Në fakt ne e dimë që në traditën tonë të vdekurit e kanë me tepri lavdinë. Por në fakt fundi i poezisë tregon që atdheu mbetet prapë lakuriq…që do të thotë që ne mbështetësit e tij me gjasë përfundojmë pa të ardhme. Poezia është prelud i një pasigurie nga ana jonë, i frikës psikologjike se do “kositen” të gjithë, edhe ata që janë lart fare edhe ata që janë poshtë për dy arsye; për shkak të mediokritetit te tyre; dhe për shkak të faktit që ata s’mund të bëhen dot më bashkë. Mungon personazhi që mund t’i lidhte. Këtë moment psikologjik përcjell dhe poezia ndaj dhe po qarkullon mes nesh”, – shkruan via-mail për DITA-n një mbështetës i Sokol Olldashit, anëtar i Forumit Rinor të PD-së.

 

Basha “rrëfen” takimin e fundit me Olldashin

“Vetëm pak ditë para aksidentit tragjik, pata me Sokolin një takim shumë të përzemërt. Ndamë të njëjtat pikëpamje për qeverinë e shumicës së sotme, që është shndërruar në faktor rreziku për demokracinë dhe ekonominë shqiptare. Shprehëm bindjen se përballë këtyre sfidave, grupi ynë parlamentar dhe mbarë Partia Demokratike duhet të qëndrojë fort me bashkim dhe kohezion të fortë opozitar, duke bërë nul çdo përpjekje apo projekt të kundërshtarëve tanë në qeveri, për të futur përçarje, për të krijuar opozitën e opozitës, me qëllim dobësimin dhe eliminimin e Partisë Demokratike, një ëndërr e vjetër e tyre. Duke forcuar e modernizuar opozitarizmin, duke forcuar radhët tona, duke i zgjeruar ato me një hapje të re të fuqishme të Partisë Demokratike ndaj brezit të ri dhe njerëzve të lirë të Shqipërisë, ne nderojmë kujtimin dhe veprën demokratike të mikut dhe kolegut tonë të paharruar, Sokol Olldashi”.

 

Pjesë nga poezia “Atdheu është lakuriq” nga Trifon Xhagjika

Ndihmomëni të qesh. Nuk mundem,
nuk mundem, nuk mundem.
E pashë Atdheun lakuriq,
Vetëm pa miq e shokë…
Atdheun e dija të uritur!
Por sa i vogël qenka!
As një degë nuk  e këpuste dot.
Vëllezër
Po e kërkuat Atdheun, e kam unë.
Ndihmomëni të qesh…

 

Gjergj Bojaxhi, grupi i Olldashianëve dhe një foto e Mesilës

Më datën 25 Nëntor, Mesila Doda vendos si foto-profili të saj në “Facebook” një foto ku duket Sokol Olldashi me kurriz, Mesila Doda që e përqafon dhe pak më larg të dyve ishte Gjergj Bojaxhi që i buzëqeshte Olldashit. Kjo ishte foto e parë e hedhur nga Doda në faqen e saj zyrtare në “Facebook” vetëm 5 ditë pas aksidentit fatal të deputetit Olldashi. Pikërisht kjo foto krijoi shumë diskutime mes demokratëve. Ishte prezenca e Gjergj Bojaxhiut në foto që ngjalli diskutimet: Mos vallë Mesila Doda kishte dhënë ndonjë mesazh duke e ditur çfarë problemesh ka mes Bashës e Bojaxhiut lidhur me dosjen e hershme të pallatit të vjehrrit të Bashës në Vlorë? Debatet dhe komentet mbi foton kanë gëluar dhe vazhdojnë të  diskutohen sidomos në kampin e mbështetësve të grupit të Olldashit në Partinë Demokratike. Pas aksidentit tragjik, këta të fundit e kanë gjetur veten në udhëkryq, po përgatiteshin për zgjedhjet e strukturave të partisë, por tashmë duket se kanë humbur “Nordin”. Planet për të ardhmen janë tërësisht të paqarta për Olldashianët tashmë. Mes tyre ka gjithnjë biseda mbi faktin se kush mund të përfaqësojë në nivele të larta këtë grup të gjerë njerëzish brenda PD-së?

 

Kjo është fotoja e parë e vendosur nga Mesila Doda në faqen e saj zyrtare në Facebook, pas vdekjes së deputetit Sokol Olldashi.
Kjo është fotoja e parë e vendosur nga Mesila Doda në faqen e saj zyrtare në Facebook, pas vdekjes së deputetit Sokol Olldashi.

A është Bojaxhi një opsion?

Mes demokratëve që nuk kanë mbështetur Lulzim Bashën si kryetar të PD-së, për shumë nga ta Bojaxhi shihet si një rival i denjë i Bashës dhe përfaqësuesi më i mirë i mundshëm i kësaj rryme brenda PD-së. Në fakt Gjergj Bojaxhi, njihet mes radhëve të demokratëve si njeriu që ndoshta më shumë se gjithë figurat e tjera në Partinë Demokratike ka atakuar dhe i ka dalë kundër Bashës thuajse në çdo moment të karrierës së tij. Përplasjet mes tyre kanë nisur shumë herët, që kur Basha mbështeste në vitin 2006 projektin “Bechtel” për ndërtimin e rrugës Rrëshen Kalimash dhe që asokohe Bojaxhi, në mbledhjet e qeverisë jo vetëm ka kundërshtuar por ka paralajmëruar Bashën se ishte duke mbështetur një veprim antiligjor dhe se do të bëhej përgjegjës më vonë për këtë mbështetje.

Lufta mes tyre vijoi dhe në të tjera rangje edhe gjatë kohës kur Bojaxhi drejtori Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare por kulmoi sidomos kur Bojaxhi nisi punë si Kryeinspektor i Inspektoriatit Ndërtimor, ai ishte njeriu që inicioi, që u bë shkas për denoncimin e pallatit të jashtëligjshëm të ndërtuar nga vjehrri i Bashës në Vlorë. Ky pallat u shkatërrua nga Inspektoriati(i socialistëve tashmë) pak ditë më parë, ndërsa pak ditë para aksionit, KLSH-ja dërgoi në prokurori një “kallëzim penal” për Gjergj Bojaxhiun. Ky veprim i KLSH-së nga shumëkush interpretohet si i nxitur nga vetë Lulzim Basha.

Por Gjergj Bojaxhi nuk është shquar asnjëherë për ndonjë jetë tejet aktive partie. Por në PD shikohet nga shumëkush si një figurë e rafinuar dhe mjaftueshëm i distancuar nga grupi Berisha-Basha, sa për t’u parë si një opsion për të qenë në krye të korridorit të “Olldashianëve” në të ardhmen e afërt.

 

Olldashianët e vjetër

Astrit Patozi, , Ilir Rusmali, Ridvan Bode janë tre figura qendrore në Partinë Demokratike që konsiderohen si përfaqësues të rrymës që shkon paralel me mbështetësit e Bashës brenda partisë demokratike. Sidomos  Patozi dhe Rusmali janë ekspozuar mjaftueshëm si rrymë alternative tashmë, madje po mbahen dhe të distancuar nga lidershipi i ri i PD-së, i cili formalisht drejtohet nga kryetari Basha. Rusmali ishte i pari që guxoi të hapte një diskutim serioz mbi atë që po ndodhte në PD fill pas humbjes plebishitare të zgjedhjeve më 23 Qershor. Ndërsa Patozi guxoi të fliste publikisht vetëm pasi gara e korrikut për kreun e PD-së nxori Olldashin humbës, por përveç rezultatit nxori dhe shumë të “palara” që kishin ndodhur me listën e votuesve të anëtarësisë dhe rolin selektiv e thuajse tallës me ta  që lozi në këtë garë Berisha duke mbështetur Bashën në terren ndërsa premtonte “paanësi” në deklarimet publike.

Qëndrimi denoncues ndaj procesit për zgjedhjen e kryetarit dhe qëndrimi kritik ndaj vetë Berishës ka sjellë si rezultat distancimin e Patozit nga vendimmarrja dhe lidershipi në PD. Ridvan Bode nga ana e tij duket diku në mes, i baraslarguar nga Basha dhe Olldashianët, as i distancuar por as i afruar prej Bashës. Por përtej qëndrimeve të qarta dhe publike të Patozit dhe të Rusmalit duket se të tjerë deputetë të këtij grupi, ndonëse mendojnë njësoj si ta, nuk marrin guximin të dalin hapur, aq më pak tani që personi që shihej si kryesues i grupit, Olldashi, nuk jeton më.

 

Loja është bërë me shumë të panjohura 

A do të kenë aftësinë të organizohen dhe të konfigurohen si grupim mbështetësit e kësaj linje dhe në zgjedhjet për strukturat që do të mbahen në periudhën Janar-Mars? Këtë askush nuk di ta thotë me siguri, madje shumë prej demokratëve që nuk mbështesin linjën Basha-Berisha dhe që dikur mbështetnin Olldashin, shohin me shumë skepticizëm efiçencën e Patozit, Rusmalit apo Bodes nëse do të guxonin të merrnin haptazi drejtimin e kësaj rryme.

 

 

Share This Article
17 Comments
  • O DITA !, nje dite po te mungoje kjo gazeta Juaj na duket sikur ndjejme nje zbrazdesi ne shpirt, ju lumte pergjithshka te vertete qe shkruani e pasqyroni ne faqet tuaja, shtoni rubrikat qe prekin me shume intelektualet qe nuk gjejne veten dhe per popullin qe vuan kur sheh me sy e plas me zemer per ato ballot e zagareve.
    Ju ndritete pena per cfare shkruani, jeni nje faqe e ngrohte e ndritur dhe syhapur ne kete zallumahi qe po kalon Shqiperia.

  • Të gjitha projektet me parti politike dhe Njësha kryetare a sekretare,me organizata bazë a seksione janë të deshtuara!Megjithë keqardhjen per humbjen e dyshimtë me “aksident” të jetës,Olldashi ishte vazhdimësi berishizmi,një dështak i padiskutueshëm si politikan,ndofta më pak bandit dhe kriminal se Berisha dhe i klonuari Basha! Edhe Blushi end Co..në Rilindjen pa të ardhme, është dhe do mbetet dështak pasi partitë ku Olldashi dhe Blushi ku bëjnë pjesë a do bashkoheshin, janë dhe mbeten BANDA! Ato nuk janë demokratike dhe nuk i shërbyen asnjëherë SOVRANIT. Ato mbeten fytyra më e shëmtuar e së ashtuquajturës demokraci partikratike shqiptare, sepse kishin,kanë dhe do të kenë NJESHA komandues gjer në zemër të tyre! Janë larg,tepër larg koncepteve moderne të kohës së sotme ku Italia fqinjë me M5S po jep shembull botror për vdekjen e partive politike dhe njëshave të tyre të korruptuar e gjer kriminalë si Berisha e Basha! Demokracia e drejtperdrejtë e Sovranit është ardhmëria dhe Berati tashmë më 8 dhjetor 2013 e implementoi si projekt të padiskutueshëm të së ardhmes që do fshijë partitë politike dhe do cojë në gijotinën e ligjit, partiakët kriminalë dhe ata të korruptuar! Nuk ka seli partie,kuota e tesera a administratë burokratike.Ka vetëm internet dhe antarësim të lirë në klube qytetare që i shërbejnë LEVIZJES SHQIPTARE 5 YJET; si në Itali M5S, për veprimtari të Sovranit e përhapje të tij për vetveprim!Cdo qytetar duhet ta kuptojë se në këtë lëvizje panbotrore, ai dhe vetëm ai është NJESH që me propozim personal dhe votë të paprekshme ndikon fuqishëm në zgjedhjen e presidentit,kryeministrit,deputeteve,kryebashkjakëve etj…funksione shtetrore që rrjedhin nga ligjet dhe Kushtetuta e vendit! Olldashi,Blushët a “rrushët” e bandave partiake, ishin dhe mbeten kufoma politike që ende flasin,si thotë për të tillë politikanë filozofi i M5S në Itali Casaleggio!(Kliko Facebook M5S,Beppe Grillo,Casaleggio,Cacciari,Luan Shmilli,etj…)
    Duhet të shikojmë përtej Rilindjes e cila për hir të Sovranit që e votoi më 23 qershor, duhet monitoruar përditë, ndërsa duhet varrosur plotsisht banda kriminale PD! Duhet parë përtej Rilindjes, pa lejuar kthim pas tek Berisha,Basha,apo “projektet” pa vlerë të Olldashëve a Blushëve të stërvjetër! E ardhmja është e Sovranit! Vetvepro në këtë projekt botrorë, implementuar tashmë në Shqipëri me fillim rruge në qytetin e lashtë të Beratit!

  • nje grupim deputetesh qe mbledh te pakenaqurit andej-kendej i ngjan atyre ushtareve qe pesuan disfate.Behen bashke per t’ia mbathur pa ndonje strategji te qarte.Qendrojne deputete se nuk ua ndjen te heqin dore nga politika,se me e ndershme eshte qe kur nuk e ndjen veten te dobishem mire eshte te dorezosh mandatin e te kthehesh ne jeten normale,te cilen e jetojme te gjithe.Madje shume prej nesh ndoshta vlejme me shume si ata,ndoshta jemi me superiore ne disa aspekte.Kush ua ka dhene me”tapi”ketyre persona/personazheve te rrijne gjithmone ne Kuvend,edhe kur s’jane me ne partine e tyre,edhe kur s’jane me pjese e forces politike qe i ka zgjedhur,pasi votimi nuk eshte i drejtperdrejte per personin.Ndoshta u mesuam me Sterkajn qe shkon sa majtas-djathtas,Dogjanet dhe Islamet;ne fakt nuk u mesuam ne,u mesuan ata.Po te ndjeke nje lexues normal kete shkrim mendja i shkon se Olldashit ia deshen aksidentin te dyja palet per te kursyer rrjedhjet nga grupet e tyre parlamentare,.ndoshta Meta do dilte i fituari,do ta merrte 30-teshen mikse e do ta fuste ne grazhdin e tij te bekuar;ka ngjala per te tere baba Likja.Nuk diskutohet se ky grupim do bente nje vere ne uje,sa do nderlikonte pazaret,sepse ne fund te fundit i njejti brume eshte e asgje me teper.Ndersa une besoj se”aksidenti”i Olldashit mund te jete jashte politikes.Ndonje pazar i bere keq me persona te krimit qe ai kishte lidhje.Ndoshta ndonje borxh ne miliona euro,kush po e merr vesh.Nuk besoj se ne PD te kete deputete qe sfidojne Berishen,qameti jane si balonat qe vertete ngrihen perpjete,por spangon e ka ne dore Berisha.Jo vetem i ngriti ai aty ku jane,por u ka ne dore mjaft materiale komprometuese.

  • te gjithe keta ishin vrasesite dhe shkaktarete e shkatrimite te ketije vendi dhe qe e shperbene shqiperine qe se mere veten as per sa kohe qe do kete po si keta dhe qe mundete te mendoni se do nderojne lekure keta minje te ndyre gjithsesi nje hake i ketije populli u more qe ja shtypene koken si te miute ketije qe gjoja ishte per ndryshim e dini sa i poshtere dhe teroriste qe ishte o zote qe fitoi shqiperia jone e madhe qe u zhduke ky plere

  • Nuk mund te merret asgje seriozisht , kur brenda eshte Blushi . Ky person , kam bindje , se vec vetes se tij , nuk prefill njeri . Eshte I pa besushem si politikan . Illo

  • Blushi eshte perfaqesuesi me tipik i nano-kurvave.Olldashi ishte nje produkt “dinjitoz” i dr.dhjeramanit dhe nje bashkepuntor permanent me krimin e organizuar.
    Ta vrasesh mendjen se cfare do te dilte nga bashkepunimi i tyre,nese do te funksiononte skema,nuk eshte nje kasavet per njerzit;por nje merak vetem per bandat e politikes dhe per mediet sherbestare.
    Uroj te gjallojne sa me shume skema te tilla,qe te mund te qerohet ajo zgjyre e rende 23 vjecare,qe bart mender-klasa politike.

  • tani shkopin (kopacja) shtrigat ne mesjete e perdornin 1)per dajak, 2)per te fluturuar 3)per te bere pacavuret e tyre magjike dhe per ti trazuar ato sipas deshires (te arrinin perzierjen qe deshironin). Pra kur ke shkopin mund ta perdoresh ne shume menyra te zgjuara. Prandaj ai qe ka shkopin ka mundesine ta perdore me mencuri dhe urtesi.

  • Lora, komenti më i cilsishëm për ketë shkrim! Je vërtet plot vitalitet në konceptimin e zhdukjeve të bandave partiake dhe njeshave që i vetzgjedhin banditët! Këtu duhet filluar:” demokraci e drejtperdrejtë!” “Asnjë financim nga buxheti i shtetit për partitë politike,banda korrupsioni dhe krimi!” “Asnje seli partie dhe asnjë shpenzim për burokratet partiakë, në gjithë vendin!” ” Nuk ka të majtë-të djathtë;komunistë,antikomunistë,ballistë,monarkistë…por vetëm qytetarë tê cilët duan mirqenie,punësim,dinjitet,solidaritet dhe barazi para ligjit!”,”Liri prone mbi bazë të kushtetutes,neni 41!”,”Liri besimi fetar!”, “Gijotinë ligjore për pushtetaret e korruptuar dhe administratën shtetrore!” “Asnjë qytetar i moshës 17-65 vjec i papunë,ndryshe pagesë shtetrore 80 perqind e pages së një punonjsi të thjeshtë!” “Ujsjellsat,parqet,deti,urbanët, pasuri publike!” “Referendumet,sistem zgjidhës për cështjet problemore të qytetarëve!”…etj….Ky është projekt i madh dhe plotsisht i realizueshëm nëse,pas 300 ditëve të Rilindjes,nuk realizohen objektivat!…Ju jeni shumë afër koncepteve moderne me këto që shkruani! Por duhet vepruar të mos kthehemi mbrapa tek kriminalja PD, por të shikojmë pertej së sotmes.OLTRE…thërret mes protestash sovrani italian! Ne kemi mundësi! Ti je Njësh! Afro të tjerë NJESHA!…Vdekje partive politike! Sovrani mbi gjithshka!Ne mundemi!…Vepro!Komento! Nxite “zjarrin” Sovran! Mirqënie për cdo individ! Revolucioni Web është SELIA e lëvizjes sonë!…

  • Na e bete kte Olldashin -gjeni,engjell dhe vizionar i rralle….absurde !!!! Ne fakt ishte nje rrugac,hajdut dhe kriminel i ndyre !!! Kurre mos te gjesh paqe as atje ku je – ne emer te gjithe atyre qindra familjeve qe i flake ne rruge te madhe me nje akt normativ te turpshem,pa i dhene as me te voglen alternative strehimi !!!!
    Projekti i tij nuk ishte gje tjeter vecse- lufte brenda llojit,lufte bastardesh !!!! Ptuuuuuu

  • Une nuk e kuptoj ate Blushin. Ne pamje rri gjithnje si i nevrikosur, tere vetulla te ngrysura. Ai duket hapur qe eshte i pakenaqur. Bukur mire. Po pse nuk u hodh me Islamin. Do ishte rehat. Ai duhet te kuptoje se nuk eshte i perjetshem si “senator” a “ser”. Pastaj nuk ksh lezet qe te ishin ministra ata qe iken me turp ne 2005 bashke me nje dallkauk si Nano qejfliu. Do na dhimbnin veshet. Duhej ekip i ri dhe u be. Le te dale veç po pati mend.
    Mirpo dhe mend te kesh, duhet ti bashkosh ne sikron, mendjen e zemren. Bonoparti thoshte: “Burri i shtetit zemren duhet ta kete ne koke”. Dmth qe per atdheun ti flase zemra e jo sholli i kepuceve siç po ben rendom, kinse eshte i zgjuar. Po a e ka zemren ne koke? Po qe se le te krijoje nje formacion te ri, te testoje veten…

  • Z . Habjon Hasani .
    Ne kete shkrim ke shkruar shume per Gjergji Bojaxhiun ,duke mos e njohur fare kete njeri.Ky personazh qe pretendon te jete aktiv ne politiken shqiptare, ku si profesion ,ka -Alpinist Pofesionist ,i ka bere nje dem ekonomik ,shtetit , dhe popullit tone nje dem ekonomik,mbi 600,miljon euro,ne rastin konkret te privatizimit te O.S.SH.se .[Operatori i SHperndarjes te Energjise ,] elektrike aty ne SHqiperi.
    Une konkretisht,si nje nga nismetaret e Dhjetorit 1990,dhe GJergji Bojaxhiu ,ishte 16 vjec, pra nxenes shkolle ,e nuk e kuptonte akoma filozofine e P.D.se qe Sali Berisha e tradhetoi kete filozofi apo rruge qe duhej ndjekur nga programi i saj,qe ishte .
    – Shperndarja e mjetve te prodhimit tek forcat prodhuese,si dhe tek ish pronaret e sekuestruar nga diktatura . –
    -Pra Gjergji Bojaxhiu,gjate kohes qe punonte si drejtor ne korporaten elekrike ne Shqiperi, K.E.SH.sha ,nuk ishte koshient me detyren qe i kishin dhuruar.Dhuruesi i kesaj detyre ,per Gjergjin ishte Sali Berisha,duke e njohur mire,kete njeri pa bazament intelektual ,e caktoj ne kete post.Gjergji Bojaxhiu,nuk beri ,vleresimin e vleres reale te O.S.SH.se ,te cilen e futi ne procesin e privatizimit,me nje ligj qe kishte 1 vit qe ishte shfuqizuar nga Parlamenti Shqiptar. Une per kete problem ,duke qene me detyre si audit ne K.E.SH.sha,nuk kam qene dakort me kete privatizim,te cilin e kame denoncuar ne gjykate, si privatizim anti ligjor dhe ne kundershtim me interesat e popullit Shqiptar,qysh me date 30 Dhietor 2008. Tani kjo dosje eshte ne gjykaten e Larte aty ne Tirane, per gjykim.
    Faleminderit per mirekuptimin .

  • Mendoj se Blushi nuk duhet pare kaq zi nga ne socialistet. Mua me duket nje aset shume i vlefshem per Ps. Eshte nje nga politikanet me te zot te parlamentit. Ai ka kontribuar shume dhe eshte nje antiberishian dhe socialist i vertete.

  • Duhet te grupohen te gjithe nga pd ps LSI dhe te behet nje parti tjeter qe te mos kete mundesi Iliri I metes te kaloje sa ne nje krah ne krahun tjeter . Me gjithe qe me Edin as I ben gek zeri rri atje drejton kuvendin dhe as e pyet edi per asgje, vetem merr ate rroge aty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *