Njerëzit të cilët janë prekur më parë nga Covid-19 janë imun ndaj zhvillimit të simptomave nëse bien përsëri në kontakt me koronavirusin, tregon një studim.
Studiuesit shqyrtuan të dhëna nga më shumë se 11,000 punonjës të kujdesit shëndetësor në Newcastle-upon-Tyne Hospitals (NUTH) në Britani.
Stafi iu tha të bënte një test Covid-19 nëse shfaqte ndonjë simptomë dhe të tjerët të bënin teste të antitrupave për të vlerësuar prevalencën e sëmundjes.
Prej tyre, më shumë se 1.000 kishin antitrupa për koronavirus ose ishin në kohën mes periudhës 10 mars dhe 6 korrik të vitit 2020, gjatë valës së parë të virusit në Mbretërinë e Bashkuar.
Studiuesit u përqendruan në rezultatet se 1,038 personave të stafit të spitalit që ishin infektuar më parë vazhduan të shfaqnin simptoma dhe të dilnin pozitive gjatë valës së dytë të vjeshtës, të përcaktuar si midis 7 korrikut dhe 20 nëntorit. Vetëm 128 njerëz të tillë raportuan se kishin shfaqur simptoma të ngjashme me koronavirusin, por asnjëri prej tyre nuk rezultoi pozitiv për Covid-19.
Në periudhën e valës së dytë, rezultuan 2.115 njerëz në studim që nuk kishin pasur më parë virusin dhe raportuan se kishin simptoma. Më shumë se një në tetë nga këta njerëz (290) rezultuan pozitivë.
“Ne kemi arritur në përfundimin se infeksioni SARS-CoV-2 duket se krijon mbrojtje për shfaqen e simptomave,” shpjegojnë studiuesit.
Riinfektimi me koronavirus nuk është i padëgjuar, por është i pazakontë. Studimet e mëparshme kanë treguar raste kur njerëzit kanë dalë pozitiv pasi janë shëruar një herë nga sëmundja. Ka pasur gjithashtu pretendime për njerëz që vdesin pas riinfektimit. Por detajet dhe specifikat rreth këtyre rasteve shpesh janë të pakta, se sa mbrojtje jep infeksioni i mëparshëm. Sidoqoftë, studimi i fundit rrit besimin se njerëzit që janë rikuperuar nga Covid-19 kanë të paktën një farë niveli mbrojtje. Ndërsa studimi i vlerësuar nga kolegët tregon se simptomat mund të mos shfaqen tek njerëzit, pamja është më pak e qartë për infeksionin asimptomatik. Në studimin e “Newcastle”, njerëzve iu bë tamponi vetëm nëse kishin simptoma. Gjithashtu, ende nuk ka një shqyrtim të qartë nëse këta njerëz paraqesin rrezik infeksioni për të tjerë. Studiuesit bënë një vështrim të shpejtë nëse riinfektimi mund të ndodhë tek njerëzit pa simptoma, por sipas tyre duhen studime më të thelluara pasi nuka një pasqyrim të saktë nëse personat e infektuar një herë japin mbrojtje të plotë ndaj infektimit të ri, ku shumica e rasteve janë asimptomatik
o.j/dita

normalisht riinfektimi është i barabartë me një riaktivizim të antitrupave!!pra ndryshe nga hera e parë,virusi nuk mund të arrijë të shumohet në masën e duhur për të shkaktuar sëmundjen!!në të njëjtën kohë antitrupat rigjenerohen!!por në momentin që personi është riinfektuar mund të infektojë të tjerët!!kuptohet jo në të njëjtën shkallë si herën e parë kur ka qënë një bombë infektive!!
gjithashtu edhe nëse nuk shfaqen simptomat e infektimit për herë të parë,nëse nuk sëmuret si në fillim,prapë infektimi i dytë pa shfaqe simptomash e rëndon organizmin!simptomat dhe pasojat janë shumë më të lehta!!
ma merr mëndja se me kalimin e kohës edhe këto simptoma të lehta do të shëndrohen në “thesin e mbushur me grimca rëre ditë për ditë” që të zë përfund!!