Tri ligjet që u bënë tërkuzë, një pretekst

anazapta

Përshëndetje DITA. Zgjedhjet po vijnë por çdo sjellin në hambarin e boshatisur të popullit shqiptar? Kush nuk e ka kuptuar se në çfarë ujërash të turbullta ka lundruar Shqipëria pas ’90-s, se kush e drejtoi në këtë kurs dhe kujt i shërbeu, – asgjë nuk kupton. Mbetet një pasagjer ëndërrues me një letër të bardhë në dorë që e hedh “i lirë” në kutinë transparente të “demokracisë” një herë në 4 vjet – e mirupafshim e dashur demokraci.

Sali Berisha qëndron aty ku nuk duhet të jetë pavarësisht se kazani po zjen keq, sepse janë interesat e disa miqve tanë të mëdhenj që e mbrojnë atë dhe i japin leje ende të manipulojë pa i hyrë gjemb në këmbë. Tri ligjet që u bënë tërkuzë nuk janë gjë tjetër veçse pretekst për të bërë S.Berisha propagandë e për të akuzuar PS-në si shkaktare të mosintegrimit në BE. Ironike është që BE është kapur nga një valë e tillë krizash që as i rruhet për Shqipërinë dhe ekonominë e saj që një kryedemon si Berisha e ka çuar prapë në nivelin zero.Loja që po luhet vazhdon dhe kush nuk e kupton do ngopet me lugë bosh siç është ngopur deri tani me “liri-demokracinë” e Berishës të duartrokitur nga disa “miq ndërkombëtarë”. Koha nuk pret. Populli duhet ndërgjegjësuar jo më me llafe e me darka ambasadorësh, por me vepra reale në terren. Ju përshëndes, N.Y.

 

Letër e nënshkruar: N.Y. – Tiranë

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *