Gjon Markagjoni, Abaz Kupi dhe Patër Anton Harapi / Raportet me krerët e kolaboracionizmit shqiptar sipas reporterit nazist Rudolf Vogel (PJ.II)

Ornela

 

Nga Marenglen Kasmi

Botuar në DITA

 

(Vijon nga numri i kaluar)

Njëherë isha ulur në një kafene dhe pranë meje u ekzekutuan dy shqiptarë. Askujt nuk i bëri përshtypje gjatë kjo gjë. Kjo ishte e përditshme. Pasi erdhën kosovarët, mëngjesin tjetër u panë në pemët e mbjella nga italianët në mes të qytetit, trupat e varur të një duzine komunistësh. Një pamje e tmerrshme! Trupat u lanë të varur tri ditë. Në ditët në vazhdim shikonim në trotuaret e qytetit trupat e komunistëve të ekzekutuar, të cilët po ashtu duhej të qëndronin tri ditë pa lëvizur, me qëllim trembjen e popullsisë.

Prej dhjetorit 1943 deri në qershor 1944 në Tiranë situata ishte relativisht e qetë. Komunistët jo vetëm që ishin përzënë nga Tirana, por si pasojë e sulmeve energjike të Wehrmacht-it në qendrat e tyre në Shqipërinë e Mesme kishin pësuar humbje të rënda, për fat të keq jo të vazhdueshme. Atyre iu desh mjaft kohë për t’u rimbledhur dhe për t’u armatosur me armët e britanikëve. Në këtë periudhë kohe relativisht të qetë, politikanët shqiptarë iu përkushtuan biznesit të ndarjes së posteve zyrtare te miqtë e tyre dhe para së gjithash i kushtuan më tepër kohë luftës ndërmjet njëri-tjetrit. Frashërllinjtë, babai kryetar i Regjencës dhe i biri, Vehbiu, sekretar shteti në Ministrinë e Jashtme, mundoheshin të ngrinin në këmbë një diktaturë familjare.

Neubacher-i shkruante për të dy këta si më poshtë: “Mehdi Frashëri kishte dinjitetin dhe zakonet e një burri, i cili gjatë gjithë jetës së tij kishte qenë me përgjegjësi. I biri, Vehbiu, mund të shitej çdo kohë në Vjenë si një vjenez. Babai kishte pasur shumë poste të rëndësishme në Perandorinë Osmane, ndër të tjera edhe pashai qeverisës i Palestinës.”

Profesor Tarah Zallari [Mihal- shën. im – M.K] luftonte kundër tyre. Ministri i Brendshëm, Xhaferr Deva nga Kosova qëndronte së bashku me 600 kosovarët e tij përballë këtyre dy grupeve të vjetra shqiptare. Që të gjithë këta nuk arritën të fitonin për një bashkëpunim pozitiv Abaz Kupin, një ish- komandant besnik i mbretit Zog, ndonëse ai ishte i pari i Krujës dhe si i tillë ishte një nga burrat më të fuqishëm në Shqipërinë e Mesme. Megjithatë, ata arritën të gjejnë gjuhën me qarqet drejtuese profashiste të Mirditës, të cilët kishin bashkëpunuar më parë me italianët. Bajraktari Gjon Markagjoni kishte rreth 10.000 burra të armatosur. Përkrah tyre qëndronte Mustafa Kruja, i cili ndoshta ishte asokohe personaliteti më i spikatur ndër shqiptarë. Mirditorët jetonin në malet e Shqipërisë së Veriut. Praktikisht ata bashkëqeveriseshin nga françeskanët me norma shumë të rrepta katolike. Drejtuesi i tyre, Pater Arapi, ishte një nga anëtarët e Regjencës, përkrah Frashërit. Reputacioni i Markagjonit ishte dëmtuar rëndë, para së gjithash se brenda dhjetë viteve, ai kishte ndërruar flamurin shtatë herë, kishte pranuar të darovitej, para së gjithash nga fuqitë e huaja dhe si pasojë, ai ishte një figurë enigmatike. Pra, me atë nuk mund të bashkëpunoje, sepse ai i kishte “djegur gishtat” me italianët. Gjithsesi, pas italianëve ai dashuronte gjermanët. Në përgjithësi, shqiptarët e Veriut i pëlqenin gjermanët më tepër se shqiptarët e Jugut, sepse gjermanët i respektonin luftëtarët. Por, edhe shqiptarët e Jugut do të qëndronin neutralë dhe do të prisnin përfundimin e luftës.

Lufta ndërmjet qarqeve progjermane dhe antikomunistëve të Ballit Kombëtar e paralizoi luftën kundër komunistëve, të cilët e morën veten deri në vjeshtë dhe fituan një unitet të brendshëm dhe në armatim, si pasojë e rritjes së numrit të fluturimeve britanike me ndihma. Po ashtu, komunistët rritën edhe fuqinë luftarake si pasojë e ndihmës së instruktorëve britanikë.

Në periudhën janar-qershor 1944, furnizimi funksionoi relativisht mirë. Mbërritën mallrat e parë nga Gjermania. Për mëse një gjysmë viti, territoret e Kosovës, Shqipëria e  Veriut dhe një pjesë e Shqipërisë së Mesme dhe asaj të Jugut mund të konsideroheshin deri diku të sigurta për të udhëtuar. Ndonëse qarqet shqiptare progjermane ishin në një armiqësi të hapur me njëri-tjetrin, asnjë nuk mund të mendonte se ky disavantazh do të kompensohej disi nga numri i madh i pozicioneve politike gjermane në Shqipëri. Përkrah komandantit të Korparmatës XXI, gjeneralit të Këmbësorisë Fehn, vepronte Gjenerali i Plotfuqishëm për Shqipërinë, gjenerali i këmbësorisë Geib dhe më vonë gjenerallejtënanti Kullmann [Gullmann – shën. im – M.K], i ngarkuari me punë i drejtuesit të Rajhut për SS, drejtuesi i grupit Fitzthum, i ngarkuari me punë i Gjermanisë dr. Martin Schliep dhe, përkrah tij, punonte me detyra të veçanta, majori von Scheiger, të cilin e kam përmendur edhe më sipër. Ai kaloi në varësinë e Schliep-it në fund të periudhës së pushtimit. Deri në këtë kohë, Scheiger-i kishte qenë vartës i Neubacher-it, që ishte i Ngarkuari me Punë Speciale. Edhe kapiteni Lange, nga divizioni i njohur “Brandenburg” luante një rol të rëndësishëm si adjutanti ushtarak dhe përfaqësues i Neubacher-it. Po ashtu, ishte edhe komandanti i marinës për Shqipërinë, si edhe drejtuesi i aviatorëve për Shqipërinë.

Sigurisht që marina kishte edhe intendentët e saj. Kolonat e tyre gjatë marshimit konsideroheshin si më të sigurtat, sepse ata marshonin në tokë sipas parimeve të lëvizjes në det, duke vendosur në krye dhe në fund të kolonës disa mitraloza kundërajrorë dhe hapnin zjarr kundrejt gjithçkaje dyshuese, deri sa gjithë kolona të largohej.

Tirana ishte pa dyshim vendi i fundit ku mund të vërehej suksesi i punës së shtabeve [ushtarake]. Ndoshta këto shtabe u joshën nga rezervat e shumta që gjetën në Shqipëri. Më vonë dëgjova që këto rezerva të krijuara nuk ishin të rastësishme, sepse Italia ishte vetë në gjendje kritike, por dhëndri i Mussolini-t, konti Ciano dhe burri më i fuqishëm në “mbretërinë” shqiptare të asaj kohe përfitonte një përqindje të konsiderueshme nga gjithë eksportet që vinin në Shqipëri nga Italia dhe kishte fituar  miliona lireta. Kishte depo të tëra me verërat më të mira italiane, si edhe depo ushqimore. Kësisoj, përshkrimet e funksionarëve komunistë të mëvonshëm për bastisjet që kishin bërë gjermanët ndaj popullsisë së varfër, janë qysh në fillim pak të besueshme, sepse si Wehrmacht-i, ashtu edhe kosovarët mund të jetonin pa probleme nga rezervat e mjaftueshme italiane. Kjo gjë nuk ishte çudi, sepse pas hyrjes së Wehrmacht-it gjerman në Shqipëri, përballë një divizioni gjerman në Elbasan dhe një të dyti që pasoi të parin, ndodheshin nëntë divizione italiane, të cilët në pjesën më të madhe të tyre u dorëzuan pa kushte. Pasi u çarmatosën ata u dërguan në Gjermani si krah pune.

Një pjesë e tyre, së bashku me armatimin u bashkuan me partizanët dhe krijuan një njësi partizane. Gjithsesi, në pikëpamje ushtarake kjo njësi nuk spikati asnjëherë. Një pjesë tjetër e tyre, batalionet këmishëzinj ishin njerëz besnikë. Pasi qëndruam tre muaj të rrethuar në Shqipëri unë luftova me ta krah për krah për të çarë rrugën për në Sarajevë, te Grupimi Tokësor i Juglindjes.

Pasi mora detyrën në Tiranë, duhej së pari, të sqarohej çështja e varësisë time. Në pikëpamje strukturore, unë bëja pjesë në stafin e gjeneralit gjerman në Shqipëri, d.m.th. në stafin e shefit të shtabit të gjeneralit dhe duhej të isha në varësi direkte vetëm të Ic-së [oficeri i tretë i shtabit që ishte përgjegjës për zbulimin dhe lajmet ushtarake – shën. im – M.K]. Ic-ja, një avokat nga Rheinland-i, ishte një natyrë e gjallë dhe një partner i përshtatshëm në punën tonë të vështirë që kishim para, sepse ne si gjermanë, nuk mund të urdhëronim në një Shqipëri neutrale. Çdo gjë duhej të rregullohej me marrëveshje, d.m.th. të zgjidhej në paqe, me bisedime.

Italianët kishin lënë një trashëgimi të madhe. Ata kishin ndërtuar një transmetues të shkëlqyer në Tiranë. Ata kishin një shtypshkronjë të madhe ushtarake, ku gjendeshin rezerva të mëdha letre, e cila ishte shumë e çmuar për ne. Po ashtu, ata kishin lënë edhe mjete zyre të rëndësishme, ndër të tjera edhe katër vende transmetimi lajmesh me radiondërlidhjeje, së bashku me katër radistë specialë. Sidomos radistët ishin të rëndësishëm për ne, sepse kompania e propagandës që u vendos më vonë në Shqipëri donte të botonte një gazetë ushtarake.

Detyra ime e parë ishte që në Radio Tirana të hapja një emision lajmesh në gjermanisht, si edhe emisione me muzikë gjermane. Bashkëpunëtori im nga pala shqiptare ishte Xhelul Mitrovica [Xhelal, shën. im – M.K] nga Kosova, Sekretar Shteti për Informacionin. Pa hezitim, ai ishte më inteligjenti ndër gjithë shqiptarët e rinj progjermanë që unë kam njohur në Shqipëri. Shumë shpejt u miqësuam aq shumë saqë sipas traditës shqiptarë dhamë besën duke pirë gjakun e njëri-tjetrit. Besa është fjala e nderit shqiptare. Kush lidh besën me dikë, është i detyruar t’i gjendet shokut në çdo kohë. Shqiptari e ruan besën edhe nëse e kërcënon vdekja. Shumë shpejt ne bëmë marrëveshjen e mëposhtme: nga katër radistët e çmuar i lamë palës shqiptare dy prej tyre, të cilët do të regjistronin çdo ditë lajmet e Reuter-it për shqiptarët. Regjistrimi i lajmeve nga Reuter-i ishte i ndaluar për ne gjermanët. Secili prej nesh që guxonte qoftë edhe të dëgjonte stacionet e lajmeve të armikut, rrezikonte vdekjen ose së paku kampin e përqendrimit. Këtu në Shqipëri unë lexova çdo ditë për pothuajse një vit rresht lajmet e Reuter-it. Nuk njoh asnjë zyrë ushtarake gjermane, e cila ishte në gjendje ta bënte këtë gjë. Dy radistë punonin në gjuhën franceze, në fakt për ne, në gjuhën gjermane dhe nga lajmet që ata regjistronin, ne botuam më vonë gazetën e Wehrmacht-it “Shqiponja”. Botimi i kësaj gazete më futi në shumë telashe. Nëse diku dilte ndonjë thashethem, thuhej menjëherë se atë e ka përhapur Dr. Vogel-i. U thirra shumë shpesh te gjenerali komandues, si edhe te SS-Gruppenführer-i Fitzthum, ku më kërcënonin me vdekje nëse vërtetohej se kisha shpërndarë lajme të Reuter-it.

Kështu që duhej të isha i kujdesshëm. Megjithatë, unë u urdhërova në të njëjtën kohë që për lajme të rëndësishme për luftën të njoftoja menjëherë katër postet gjermane më të larta drejtuese në Shqipëri, edhe nëse ishte natë. Këtë urdhër e zbatova gjatë vitit 1944, kur në një mesnatë u informova nga shqiptarët që në zyrat e lajmeve kishte një lajm të rëndësishëm për luftën. Mora pistoletën dhe dola me vrap nga hotel “Dajti” ku banoja dhe nxitova në zyrën e lajmeve, e cila ishte vendosur rreth 100 hapa larg, në një ish-vendkomandë të ushtrisë italiane. Operatori radist më zgjati me një nënqeshje cinike rripin e letrës në të cilën lexohej, as më shumë e as më pak lajmi i shkurtër se Rumania kapitulloi para ushtrisë sovjetike.

Mora rripin e letrës dhe vrapova për në hotel. Pas shumë vështirësish arrita që të nxirrja nga krevati komandantin e korpusit, gjeneralin Fehn. Fillimisht ai reagoi i inatosur. Unë i thashë: “Zoti Gjeneral, ju keni urdhëruar që për lajme të rëndësishme për luftën t’ju njoftoj edhe natën. Mendoj se lajmi që do ju jap, është i tillë. Sipas lajmeve të Reuter-it, Rumania ka kapitulluar”. Fillimisht  gjenerali heshti i përhumbur dhe më pyeti më pas se çfarë mendoja për këtë lajm. I thashë se kjo pritej dhe nuk isha habitur shumë nga kjo gjë. Gjenerali Fehn foli edhe disa fjalë me mua dhe u lut ta mbaja të fshehtë këtë lajm, sa më shumë të mundesha. Më pas, njoftova menjëherë konsullin gjerman, i cili po ashtu nuk u çudit shumë nga ky lajm. Njëfarë kënaqësie djallëzore ndjeva kur i dhashë këtë lajm, natën, kur SS-Gruppenführer-i Fitzthum ishte në krevat. Ai u çmend fare, në fillim më bërtiti, por më pas e kuptoi që nuk kisha bërë asgjë më shumë se detyrën time dhe më tha: “Çfarë rrëmujë e madhe!” Ai ishte një ndër të parët që ia mbathi nga Shqipëria.

Natyrisht që më vonë njoftova edhe gjeneralin gjerman në Shqipëri, i cili në fakt ishte eprori im i drejtpërdrejtë, por që në pikëpamje politike nuk luante asnjë rol në këtë lojë forcash.

Pak më vonë u informova nga lajmet e Reuter-it edhe për kapitullimin e Bullgarisë. Telefonova menjëherë në të tri instancat e larta gjermane. Sigurisht që komandanti i korpusit e dinte që kjo gjë e rrezikonte korpusin e Shqipërisë të shkëputej nga pjesa tjetër e ushtrisë gjermane që ndodhej në Greqi. Ishte tipike për politikën e informimit të Hitler-it që në kthesa të rëndësishme të luftës të mos e transmetonte lajmin menjëherë në trupat që prekeshin direkt nga kjo gjë. Më pëlqen të mendoj se nëpërmjet lajmeve të mia aktuale të Reuter-it, korpusi fitoi kohë të mjaftueshme për të marrë masat e tërheqjes.

Në shtojcën e kujtimeve të mia janë edhe dy përshkrime të situatës së pashpresë ushtarake dhe tërheqjen nga Shqipëria në ditët e fundit të vitit 1944, siç i përjetova unë si reporter lufte.

Po ashtu, një nga detyrat e mia, ishte të merrja masat e duhura për përgatitjen për shtyp të një gazete për ushtarët gjermanë. Më vonë, këtë detyrë e morën përsipër botues profesionistë të kompanisë së propagandës.

Detyra ime e tretë, që e mora vetë përsipër dhe më dhuronte shumë kënaqësi, ishte botimi i një fjalori të vogël gjermanisht-shqip për trupat. Si model përdora një fjalorth të përhapur asokohe shumë në Gjermani siç ishte “1000 fjalë frëngjisht” etj., të shtëpisë botuese “Ullstein”. Sipas këtij modeli u zgjodhën 1000 fjalë nga gjuha shqipe dhe u përkthyen në gjermanisht. Shumë shpejt arritëm një numër botimi prej 1000 fjalorësh. Sigurisht që ky ishte një numër jo i mjaftueshëm dhe fjalori na u rrëmbye nga duart menjëherë nga shqiptarë e gjermanë së bashku. Për fat të keq, nuk munda të sjell në Gjermani asnjë kopje të kësaj pune kulturore. Gjatë tërheqjes nuk menduam për këtë libërth, i cili i kishte lehtësuar shumë shqiptarëve bashkëjetesën me gjermanët dhe anasjelltas.

Shumë kokëçarje na shkaktoi edhe një urdhër tjetër, i cili nuk lidhej me detyrat tona dhe që pavarësisht pritshmërisë sonë të ulët, u shndërrua në një sukses për ne: korpusi na kërkoi të bënim diçka për argëtimin e trupave gjermane. Në vazhdimësi të trashëgimisë italiane, kur erdha në Tiranë mora edhe komandën e thuajse mbi gjysmën e ish-orkestrës së operas së Napolit. Ndër këta, 30-40 muzikantë, të gjithë orkestrantë të jashtëzakonshëm ishte edhe një as, bateristi më i mirë që unë kam hasur ndonjëherë në orkestrat europiane. Në sallën e mbushur plot e përplot të kinemasë së Tiranës, ne organizuam me këtë orkestër disa mbrëmje për ushtarët e Wehrmacht-it. Më kujtohet ende se si ai duke luajtur disa solo në bateri e elektrizonte sallën në atë mënyrë, saqë ushtarët e hipur mbi karrige kërkonin me stuhi duartrokitjesh që ai të luante përsëri e përsëri. Këto stuhi duartrokitjesh më hapën telashe, sepse në një letër zemërimi të ardhur nga sektori i propagandës në Beograd u akuzova për sjellje jogjermane dhe m’u urdhërua ndërprerja e menjëhershme e këtyre koncerteve. Me letrën në dorë shkova te shefi i shtabit i gjeneralit gjerman në Shqipëri, te baroni von Thüngen, ish-deputet i parlamentit të Rajhut dhe oficer Ic. Ai qeshi me të madhe, u ul në tavolinë dhe së bashku me shefin e shtabit transmetoi në Beograd një përgjigje të zemëruar: ata [në Beograd] duhej të merreshin me punët e tyre, sepse këtu në Shqipëri ne bënim çka e konsideronim të drejtë. Më kujtohet edhe një sukses tjetër i madh: nxora në skenë dy pianot e vetme që kishte Tirana dhe lashë dy mjeshtër, pianistë italianë të luanin sipas fantazisë së tyre. Nota nuk pati.

Edhe një mbrëmje tjetër më ka ngelur në mendje. Zbuluam në Tiranë një këngëtare me origjinë greke, e cila kishte një zë madhështor. Ajo ishte martuar me një shqiptar dhe kishte shumë dëshirë të këndonte para nesh. Nuk kërkonte asnjë shpërblim, dëshironte vetëm të këndonte para një publiku të madh. Burri i saj, si shqiptar që ishte, ndihej shumë keq. Në skenë u krijua një situatë mjaft dramatike. Pas perdeve, ai përpiqej ta tërhiqte nga dora që ajo të mos dilte në skenë, ndërkohë që ajo u shkëput nga duart e tij, nxitoi në skenë dhe korri suksesin e saj. Ndërkohë, burri shpërtheu në lot pas skene dhe mendonte se ai dhe familja e tij nuk do të mbijetonin nga ky turp. Nga kjo ngjarje ne mësuam se në Shqipëri muzikantët nuk kanë ndonjë status të lartë, të mirëpritur nga shoqëria. Muzikëbërja ishte pronë e ciganëve. Nëse një cigan luante muzikë të bukur, atëherë në shenjë falënderimi dhe vlerësimi për përpjekjet e tij, pështyhej mbi një kartëmonedhë dhe i ngjitej atij në ballë. Prandaj, për një shqiptar me pozitë ishte plotësisht e pamundur ta shikonte gruan e tij duke kënduar në skenë. Këtë pikëpamje kanë edhe përfaqësuesit e klasës së lartë feudale të Shqipërisë. Dëshiroj të them edhe dy gjëra, të cilat karakterizojnë më së miri gjithë mentalitetin e shqiptarëve.

Nëpërmjet shoqërisë sime të ngushtë me Sekretarin e Shtetit për Informacionin të qeverisë shqiptare u njoha edhe me pronarin e kinemave më të mëdha në qytet, i cili kishte dy kinema me nga thuajse 1000 vende, të ndërtuara me ndihmën e italianëve, për të argëtuar ushtarët italianë. Italianët kishin jo më pak se nëntë divizione në Shqipëri, të cilët duhej të argëtoheshin.

Se çfarë do të thoshte të jepje besën në Shqipëri, e mësova një mëngjes, kur vëllau im i gjakut, Xhelal Mitrovica, i shqetësuar mësyu në zyrën time: “Ti duhet të më ndihmosh menjëherë. Shoku im i ngushtë këtu në Tiranë ka humbur pa gjurmë. Ai duhet të jetë rrëmbyer ose nga Wehrmacht-i gjerman, ose nga policia shqiptare. Ti e njeh atë, kemi qenë së bashku miq tek ai. Ai është vëlla gjaku me mua dhe ti po ashtu. Më ndihmo!” Unë e dija se çfarë kuptimi kishte besa e dhënë. Ndodhesha para një prove shumë të rëndë!

Ditë të tëra u informova në gjithë zyrat gjermane të mundshme për shokun e shokut tim. Ai ishte i vetmi pronar kinemaje në qytet, me një sallë të madhe. Falë tij, në këtë sallë ne organizonim falas edhe mbrëmjet kulturore për ushtarët. Ai ishte antikomunist dhe djalë i ri interesant. Ai që e kishte nxjerrë atë nga qarkullimi duhej të ishte patjetër një shqiptar.

Një mbrëmje isha ulur në sallën e madhe të hotel “Dajtit”. Aty ishte ulur edhe Obersturmführer-i urryer nga të gjithë X [gradë SS, e barasvlershme me nënkolonelin, shën. im – M.K], krahu i djathtë i SS-Gruppenführer-it Fitzthum. Së bashku me të ishte edhe një shqiptar në uniformë, të cilin nuk e njihja. Pyeta miqtë shqiptarë se kush ishte ai. Për habinë time dëgjova që ai ishte shefi i policisë shqiptare Tiranës.

Ndërkohë, gjatë kërkimeve të mia, kisha dëgjuar nga shqiptarët që mërmërisnin se shefi i policisë e kishte hequr nga qarkullimi pronarin e kinemasë, me qëllim që nipi i tij të merrte kinemanë. Shkova drejt tyre dhe pa e përshëndetur në mënyrë të veçantë Obersturmführer-in, thashë si spontanisht: “Nëse besoni se nipi juaj mund të fillojë diçka me kinemanë, jeni gabuar rëndë. Gjithë filmat kalojnë nga zyra ime dhe ju nuk do të merrni asnjë film nga unë. Ndërsa për ndonjë leje koncerti, as mos ta mendoni!”

Ai më pa i tronditur dhe çehrja iu zverdh menjëherë. Obersturmführer-i u ngrit në këmbë dhe ndërhyri hidhur, duke më thënë: “Përse ndërhyni në punët e mia” dhe më kërkoi të flasim veçmas.

Unë i thashë me një ton të ftohtë: “Ju e dini që këtu është duke u luajtur një pisllëk i madh që bie erë korrupsioni shqiptar dhe nëse do të ngatërroheni në këtë gjë, do t’ju kushtojë kokën. Nëse pronari i kinemasë nuk do të lëshohet deri nesër në mëngjes, do t’i shkruaj një raport direkt komandantit të korpusit. Ju e dini se çfarë do të thotë kjo!” Ai më pa si në mëdyshje, por e kuptoi menjëherë se çfarë do të thoshte për të vazhdimi i kësaj historie dhe nuk nxori asnjë fjalë.

Mëngjesin tjetër, pronari i kinemasë hyri i ngazëllyer në zyrën time!

(Vijon në numrin e ardhshëm)

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Share This Article
26 Comments
    • Ne kohen e luftes komisari Enver ka bere ate qe askush nuk e ka bere: KA FJETUR ME SERBET. Ka shkruar me doren e tij: Me Miladin Popoviçin flinim ne nje krevat e shtrengoheshim me nje batanie! Jane fjale te komisarit ne shenimet e tij per luften, oreeeee!

    • @ Arben
      Po ik ore krimineli Arben nga Elbasani, ekstremist islamik dhe qen bir qeni. Ketu jane kujtimet e nje gjermani, ti leh si qen i zgjebosur per 45 vjet. Po te kishin qene 45 vjet ” burg sllavo-komunist ” do t’i kishin qire te gjithe robt e shtepise edhe ty dhe paraardhesve tuaj ore legen qe e ndyn rrjetin perdite me gelbazat tua, pasi duket qe s’ke pune tjeter. Horr dhe pis rrugesh.

  • Deri sa vetë nënshkruan pa kusht kapitullimin ndaj socializmit shqiptarëve u lanë armatime për të vazhdua luften kundër forcave çlirimtare

    • HAHAHAH
      Thashetheme per pensioniste fshati nga nje “hisotrian” qe ben “histori” me plagjature dokumentash arkivash.

  • Bere mire o Kasmi qe e mesove te verteten e qendrimit 1 vjecar te ushtrise gjermane.
    Ti,or ti,,jo UNE, se une keto i kam ditur para se ju proletaret te filloni te mesoni gjuhet e Imperialisteve,fashisteve,nazisteve.
    E more vesh tani se ushtria gjermane nuk ka nderhyre ne punet e qeverive shqiptare?
    E more vesh o Kasmi sa njerezore jane sjelle ushtaraketr gjermane me shqiptaret.
    Koncerte,kinema,fjalor xhepi,,aq sa kishte mundesi nje gjerman me kulture.
    O kafsheee,o bisha stani!
    Gjermani cliroi Kosoven,Maqedonine,Bjeshket e Namuna,Camerine dhe i bashkoi me shtetin shqiptar..
    O kafshe serbo-cernagore.
    Ata komuniste atentatore,skutha qe vrasin pas kraheve,,i vari Xhaferr Deva,se i vrane ne atentat nipin kerthi.
    Fashistet,nazistet,imperialistet dhe ISISTET,ishin bishat sllavokomuniste qe zbriten nga mali dhe mbyten ne gjak popullin shqiptar,.
    Cdo shtepi tiranase e kthyen ne qeli torturash.
    Mbollen vdekjen ku shkeli putra e tyre.

    • demo ,

      po c’mut Qeverri kishte Shqiperia ne LIIB ?
      Ca putana qe ishin gati m’i ul pantallonat para cdo
      te Huaji dhe plotesonin gjithe deshirat e tij ,mjafton mos
      me i heq karrigen e pushtetit.
      Madje arrini deri aty , ajo Bordello Pederastesh ,sa bashkonte forcat me pushtuesin kunder vllezerve te vet shqiptare ,
      kunder Shqiperise sepse tradicionalishte kjo fare bastarde
      ndihet gjithmon me mire nen pushtuesit e Huaj !
      Pra Gjermani nuk kishte cte kerkonte ke Qeverria e Pederasteve sepse ata i kishin dhene tashme gjithcka .

      Gjermani shkoj direkt sa shkeli e kapi Banken mori me vehte gjithe Arin e Bankes Shqiptare dhe e coj ne Gjermani mbasi dogji fshtra te tere e vrau femije e pleq
      si psh ne Borove e gjetke.

      Pra cfar do kerkonte me shume Gjermni ?
      Ti pallonte ne B pedrastat e qeverrise ballistat e zogiste ,
      kur femrat grat e gocat i kishin Kualifikuar tashme me Oficerat e Ducce-s .

      Boll i shtyte shqiptaret ne injorance .Flisni sot qe jetojme ne liri dhe dekumentacioni nuk mungon si qytetare te vertete ,si njerez me kulture ,jo si militante koktrashe
      ardh nga shpellat ne Tirane mi bo hije kermes berisha .
      Ngelet ala sot mbas kaq dekadash mbroni injorancen
      e tradhetine e ballit me zogistat etj .
      Ne nji Lufte ka dy forca .
      Patriotet qe luftojne per clirimin e Atdheut kunder te Huajit
      dhe Tradhetare Kolaboracioniste pedraste qe i kthejn sumen Pushtuesit e qellojne Atdheun.

      Nuk u ngritet kurr ne nivelet e shoqerive te civilizuara
      e diskutoni e analizoni te Kaluaren pa idiotizma por mbani qendrin neutral ,ndryshe do ngelni po ata idiote e Historia do perseritet

  • FLM I nderuar Marenglen per keto artikuj.
    U lodhem me genjeshtrat e kaloci I cili Po te jete burre shkruan per bemat e Sali Ram berishacic

    • O Dardan prej Myzeqeje! Po çfarë flet o derëbardhë? Pse artikull apo shkrim i Marksengelslenin Kasmit është ky? Se kam mendimin që, ose nuk e ke lexuar deri në fund, ose e ke lexuar por nuk ke kuptuar gjë, apo janë kujtimet e reporterit gjerman në Shqipëri. Lexoje dhe një herë, por ama si histori, meqë tani kohë pandemije kalon dhe kohën, dhe leja të tjerat specialistëve.

  • Mjerisht lufta asht lufte. Lufton njeriu me njeriun dhe vritete njeriu me njeriun. Prandej njerzit normal nuk e done luften.

    Se pari: Pse shqiptart e Kosoves varen komunistat shqiptar?

    Komunistat shqiptar, kryesisht ato te jugut, nuk kishin pas ndonji te keqe nga sllavt/serbt. Te keqen shekullore nga sllavt e kan pase shqiptart e veriut.
    Komunsitat shqiptar kryesisht te jugut u lidhen me serbet dhe Titon anmiq shekullor te shqiptarve te veriut, ne nji kohe qe sllavt/serbt dhe Tito masakronte shqiptar, jo vetem gjate luftes, pore edhe mbas luftes.
    Bile edhe sot neokomunistat bashkepunojne me serbt dhe nuk u pelqen te ia thote kerkush ne sy aqe ma teper ne Kuvend ashtu siç ia tha Presidentja e Kosove Vjosa Osmani.
    Ishin komunistat shqiptar qe ne bashkepunim me serbt e malazezt vrane dhjetmij djelmoça shqiptar te Kosoves gjate rruges nga Gjakova, neper Puke, neper Shkoder e deri ne Tivar. Kjo asht quejte “MAKSAKRA E TIVARIT.” Nuk po zgjatem ma per kete histori se asht nji kapitull i tmerrshem i historise shqiptare ku shqiptari bashkepunon me armikun e shqiptarit dhe vret shqiptarin.

    Se dyti, po kethehem tek muzika dhe vlersimi i saje nga ushtaraket gjerman:

    Shkodera ka qene qendra kulturore europiane e trojeve shqiptare. Kur gjermant u terhoqen nga Shkodra (pa asnji shkrepje pushke) dhe u futen partizant komunista se bashku me partizant jugosllav (shume perpartizanve jugosllav kena strehu edhe ne shtepine tone me urdhen te komandes partizane), pra kur siç thote populli shkodrane “Kur hini partia” (qe u konsiderunte si gja e huej e Trathtise Kombetare qe bashkepunonte me sllav) prà kur hini partia ne Shkoder, partizant prishen te gjitha institucione kulturale tu i kethy ne burgje dhe ne hetusi kriminale torturash ndaj te gjithve qe kishin kuture europiane e qe nuk kishin ndy duert e tyne me gjak o me bashkepunim. Veç kesaj partizant i sekuestruen pa asnji te drejte dhe me dhune te 19 pjanot qe kishin qytetart, gja qe nuk e paska ba asnji komande gjermane, e cila siç dihet dhe siç del edhe nga keto dokumenta, nuk ka kene PUSHTUESE, por KALIMTARE. Udhe ketu po e nderpres komentin se edhe ky asht nji KAPITULL MASHTRUS i HISTORISE SHQIPTARE.

    Se treti: konceptet Fashizem, nazizem e komunizem si dhe DEMOKRACI, jane KONCEPTE EUROPIANE e jo Koncepte turk-osman, qe ky popull nuk ka dijte gja tjeter per 500 vjet rresht.
    Ky popull simbas statistikave komuniste (dhe asht e vertete) ka qene 99% INJORANT, pa lexim e shkrim. Prandej te flasish se Ne jemi komunista e ato jane fashista o nazista, keto jane prralla me mbret per nji popull injorant.
    Edhe ketu mund te flasisht gjate, prandej po e nderpres komentin.

    • hahahaah cfare mban kjo toke !! Rob me te frustruar nuk kam lexuar !! Shkodra ka qene djep i komunizmit !! Aty lindi ideja dhe u lexuan rreshtat e pare te propgandes komuniste qe u hapi syte njerzve qe te shihnin racen e felliqur feudale qe i shypte !! U pataksen feudalet dhe anadollaket e Shkodres kur pane vajzat partizane qe parakalonin fitimtare rrugve te qytetit !! Akoma nuk ju ka dale inati trimave te Xhafer Deves…nje tufe vajzash i moren perpara si delet !!

    • O ti, Tedeskin pushti. Si the, u larguan gjermanët nga Shkodra pa shti pushkë???? Ptuuuu, ndyrësirë!!! Gjermanët luftuan duke lënë ëas tokë të djegur. Dhe patën planifikuar ta hidhnin të gjithë Shkodrën në erë gjatë tërheqjes. O pusht, spiun lagjesh e b¥thq!r ferrash.

    • Kalimtaret e sat eme, o dobic italo-gjerman! Masakrat e tyre, djegjet e vendbanimeve te ju gorgeous, plaget qe i hapen, i vuajten me mjerim. Ptuuu… Historospurdhjak!

  • Dhe kur ankohen bythqirat e kolaboracionisteve se komunistet vrane pa gjyq kundershtaret politike.
    Kriminelet e Xhafer Deves kane bere aq krime sa dhe gjermanet jane shokuar.

  • hahahahaha..Tirana e Shqiperia ishte e qete thote nazisti, ne benin qejf..por pistoleten nuk e hiqte nga dora as kur flinte !! Aq e qete ishte Shqiperia sa perdite ndodhnin atentate ne Tirane , dhe zona te gjera te vendit nuk kontrolloheshin..aq sa u detyruan te vinin trupat alpine (forcat speciale te ushtrise) ne dimrin e 43 te luftonin partizanet Shqiptar sepse ata qe ishin aty e zagaret e tyre i kishin mbushur breket me kohe !! Ik o nazist varikars…shqiptaret e vertet nuk i takove kurre !

  • Corben e prishur e kane ngrene spiunet e tipit “demo” qe edhe sot nuk ve emrin e tij ENVER MEMISHA (Hoxha dhe te tjera). Enver je nje qenie e urryer, e perbuzur ne Vlore. Je nje shikas i urryer, qe shpetove ne 1997. Je nje hajdut ordiner, zanat te cilin ia mesove dhe tet biri.
    Gjate luftes NCL raca jote shpetoi se u sherbeve te gjitheve, okupatoreve dhe pastaj komunisteve. Pas vitit 1991 u vure ne sherbim te Berishes, te cilin sot e shan. Pas 1997 iu perule socialisteve, sepse den baba den vetem kete ke ne racen tende balliste.
    Po ri nuk e ke gjetur nga robi, por do ta gjesh nga Zoti.

  • DEMO. NA RROFSH TRAPIN POR KETO QE THUA TI KAN TRGUAR SI PRRALLA GJERMANI PERSE ERDHI NE TIRANE APO PERTE PIR KAFE ME JU TIRANCIT POR MOS NA ZER NE GOJE ATA PLERA QE SHISNIN VENDIN PER OESE FRANGA

  • Ai shqiptari me uniformë naziste, i ulur me nënkolonelin SS dhe që pati hequr qafe pronarin e kinemave, për të vënë nipin e tij, ishte MON KUKALESHI.

  • Sa tradhtar paska pas dhe ka ky vend mer zot , ka vrar Enveri thon , ktu kan qen gjysma popullsis tradhtar e pisa , 600t kosovaret benin masakra dhe thon na vrau Enveri , vetem jugu ka ndjenj patriotizmi ne ket ven, pjesa tjeter jan sahanlepires jevgj qe shesin bythen me xhdo pushtus dhe therrasin o sa mir me qen shqiptar hajde fol po deshe , ja pra kta kan qen trashtaret e kti vendi bashkepuntoret e pushtusit , shikoni sa te shumt kan qen prandaj dhe ne komente ktu te ter lavderojn tradhtaret se nuk e kan iden çfar esht dashuria per vendin kta zgjyra , se te paret e tyre i kan edukuar me ndjenjen e tradhtis , dhe çesht me e forta tradhtin ndaj kombit sot naj shesin per demokratizim , sikur gjoia kta qent e zgjebosur kan luftuar per demokraci kunder komunizmit kta shkerdhatat bashkepuntoret e nazizmit , thua se Amerika qe luftonte kunder nazifashizmit bashk me vendet e oksidentit luftonin kunder demokracis nazifashiste dhe dobiçave tradhtarve shqiptar qe bashkepunonin me nazifashizmin kunde te gjith oksidentit , po prifti qe naj shesin per zotni paska qen qen e bir qeni , si paska hy ne hak PPSHja , por ka pas gjynahe per te lar karshi kti kombi qe e rriti kte palo prift .veekje tradhtarve te kti kombi turpi i mbuloft badhkepuntoret e pushtusve ne perjetsi , lavdi heronjve dhe patriotve te kti vendi , qe me arm ne dor nuk kan kursyer as jeten per lirin e vatanit .

  • mut muti je ti qe te esht shkerdhyer gjith fisi me italin fashiste , pastaj si prostituta tu shiten tek nazistet. Partizanet ishin njerez te lir qe dolen me deshir ne luft per lirin e vatanit pler , ti je mut muti dhe kaluar muti zagar pjell e ndyr zogistoballiste .

  • per nje komentues qe ben mut.”sa te lumtur kemi qene me hitlerin dhe nazizmin ne shqiperi.me te gjitha te drejtat si per te vjedhur e grabitur ,edhe per te vrare.Tamam si ne vitet e sundimit te saliut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *