Pas humbjes së zgjedhjeve, lëshohet urdhër- arresti për Donald Trump

Ornela

Një urdhër arresti u lëshua këtë të enjten për Presidentin në largim të SHBA, Donald Trump në lidhje me vrasjen e një gjenerali iranian dhe një udhëheqësi të fuqishëm të milicisë irakene vitin e kaluar.

Urdhri u lëshua nga një gjykatës në gjykatën hetimore të Bagdadit i ngarkuar për të hetuar sulmin me dron të drejtuar nga Uashingtoni që vrau gjeneralin Qassim Soleimani dhe Abu Mahdi al-Muhandis. Ata u vranë jashtë aeroportit të kryeqytetit janarin e kaluar.

Trump akuzohet për vrasje me paramendim, një akuzë që mbart edhe dënimin me vdekje mbi dënimin.

Por, ky urdhër-arrest ndaj Trumpit është më shumë simbolik dhe nuk ka gjasa te zbatohet, teksa presidenti është në ditët e fundit të presidencës së tij.

 

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Zigur Qarri,gënjeshtari patologjik Edvin D’Rama,filloi fushaten me moton, “Shqipëria buzëqesh nën efektin e kokainës” says:

    Edhe dy Javë imunitet,ujqërit presin me padurim jasht,Deutsche Bank te marri milionat nga Trapi,dhe Qeveria e re te detyrojë Deutsche Bank te tregoje aferat korruptive lidhur me Trapin.Temë më interesante per nje Film,nuk besoj se mund te ketë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *