Merkatoja politike e dimrit

J L

Xhevdet Shehu

 

Lajmi më i bujshëm ditën e djeshme ishte ai që kumtonte se Nasip Naço, ish-ministër i LSI-së, kaloi me PS-në, pasi iu gjend në krah Blendi Klosit, koordinatorit të PS-së për qarkun e Beratit. Në të vërtetë nuk ishte ndonjë lajm kushedi se çfarë, por momenti i shpalljes së këtij angazhimi politik katër muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, ngjall hamendësime.

Pavarësisht se nuk kam njohje personale me të dhe nuk e kam pirë asnjë kafe deri më sot, mendoj se Nasip Naço ka qenë gjithnjë një politikan i përmbajtur dhe i pa përfolur për abuzime me pushtetin, kur ishte ministër apo një politikan aktiv. Në fund të fundit ai është një i majtë, sikurse deklarohen edhe PS edhe LSI. Por lëvizja e tij e djeshme ka një tjetër domethënie dhe mund të interpretohet në mënyra të ndryshme.

Jemi në merkaton dimërore të futbollit. Blihen dhe shiten lojtarë në gjithë botën. Jemi mësuar me këtë ritual dhe nuk na çudit asgjë kur një futbollist shkon tek një skuadër që e blen më shumë. Personalisht, duke mos qenë një specialist i kësaj fushe, jam kundër këtij pazari që bëhet, pasi më duket si një shkelje flagrante e dinjitetit njerëzor, një nëpërkëmbje dhe poshtërim. Mirëpo kjo ndodh dhe është një realitet.

Ajo që më shqetëson është fakti se si shiten dhe blihen politikanët. Që partitë tona politikë janë shumë të ngjashme më njëra tjetrën, kjo dihet. Prej 30 vjetësh e përjetojmë këtë realitet. Edhe pr5ogramet e tyre ngjajnë së tepërmi me njëra-tjetrën.

Besoj se shqiptarët janë bindur për këtë. Sepse të gjitha partitë janë shkëputur maksimalisht nga trashëgimia e së kaluarës komuniste aq shumë të anatemuar dhe të gjitha përpiqen të paraqiten sa më shumë properëndimore dhe pro-europiane. Pro-amerikane doemos! Përndryshe, zhduken ngaq skena e politikës. Përndryshe nuk ka pushtet dhe nuk ka para, nuk ka privilegje dhe të ardhme.

Nasip Naçoja mbase bëri atë që duhej. Ai nuk është servil politik. Mbase pragmatist, po. Por pragmatizmi në politikë njihet. Ka ndodhur në të kaluarën, do të ndodhë edhe në të ardhmen. Në PS ka akoma ish-deputetë të PD-së që masakruan socialistët në zgjedhjet e manipuluara të 96-s, sikurse në krahun e PD-së sot janë ish-socialistë të tipit Kastriot Islami që ngjiren më shumë se Sali Berisha për gjoja dhunimin e demokracisë.

E pra! Jemi në merkaton dimërore të politikës! Do të kemi çudira shumë! Ca do të hyjnë dhe ca do të dalin! Thënë troç: Pazar! Shitje-blerje! Po idealet ku janë? Do pyesni ju. Eh, Idealet kanë vdekur prej kohësh. Më kujtohet një poezi e Dritëroit e shumë viteve më parë me titullin “Malli për heronjtë”. At Dritëroi me pak fjalë shprehte thelbin e një shqetësimi mbarëshoqëror, një merak që e mundonte përbrenda dhe që e vuante si askush. Ja si shkruante Dritëroi:

Ç’digjeni nga malli për heronjtë?

kushedi kur kthehen nga kjo anë.

Ç’i kërkoni?Pritja është e kotë

S’ka heronj, tani ka pelivanë!

Share This Article
4 Comments
  • I nderuari Xhevdet ,urime per artikullin e shkurter,konciz
    por me domethenje emblematike ! Sot ka ikur apo,sic thoni Ju “ka vdekur” ! Nuk do te flas per PD por po i re-
    referohem te ashtuquajtures LSI duke shtruar pyetjen: Cila eshte ideologjia e saj si “Levizje Sicialiste” ? Me nje
    here dilet te “Pragmatizmi” per te justifikuar qendrimet
    e saj makuaveliste,sipas te cilave : “qellimi justifikon mje-
    tin” ! Por nga njera ane kjo e ashtuquajtura Levizje Socia-
    ste….aderon ne partite e majta Europiane ndersa ne
    planin kombetar bashkohet me te djathten,PD ?! A nuk
    perben kjo nje paradoks ideologjik ,z. Xhevedet ne mare-
    deniet me Partite internationaliste te Europes ?! Do te
    thoni: Ja ky eshte “Pragmatizmi politik”, sipas “leverdise”
    Nese eshte keshtu ahere kjo “LSI” duhet te perjashtohet
    nga gjiri I Partive te Majta Europiane dhe te bashkohet me “Pragmatizmin Europian” ,nese ekziston nje koncept
    I tille ideologjik ?! Qendrimet “oportuniste” te LSI i ngjajne
    asaj barcoletes qe qarkullonte nga fundi I vitit 80-te ne
    Shqiperi: Caushesku, Presidenti i Rumanise te asaj kohe,
    udhetonte nga Bukureshti per ne Timishoara. Gjate rru-
    ges ndeshet me dy ndarje, te cilat njera shkon nga e maj-
    ta ,tjetra shkon nga e djathta: Shoferi e pyet Causheskun:
    Nga duhet te kalojme,shoku President dhe Caushesku i
    kthen pergjigjen: “Sinjalin jepe nga e majta per te kaluar,
    kalo nga e djathta” ! Nuk thashe ndonje gje te re sepse kjo barcoletes apo anekdote tashme i ngjan kohes se
    “papirusit” por desha ta njesoj kete anekdote me kohen
    aktuale te qendrimit te disa te ashtuquajturave parti ne
    Shqiperi qe mashtrojne PPE,sic eshte Banda e Saliut qe
    aderon ne keto parti te djathta Europiane por qe nuk ka
    asnje “gram” ideologjie per te qene anetare e PPE -se
    E njejta gje ndodh edhe me LSI- ne e hallakatur sa maj-
    tas – djathtas ! Ne thelbin e tyre keto nuk Jane fare parti
    por Banda te caktuara mafioze qe insherbejne klaneve te
    tyre deri nje sherbim te familjeve te tyre sic eshte LSI-Ja
    Me kete kuptim,braktisja e N. Nacos nga LSI-Ja eshte me
    se e objektive dhe realiste kur kjo e ashtuquajtura parti s’ka asnje lloj ideali por vetem eshte krijuar per te mbroj-
    tur ekskluzivisht interesat e familjes, pasurine e plackitur
    shoqerise shqiptare !
    Keto gjera diplomacia nderkombetare e akredituar ne vendin tone e kane per detyre te sqarojne QENRAT e tyre per vijen politike,programet dhe ideologjine e ketyre
    dy te ashtuquajturave Parti ne Shqiperi duke I paraqitur
    ashtu sic Jane : Banda hajne,kriminele,mafioze dhe si te
    tilla duhet te perjashtohen nga gjiri I ketyre Partive. Partite Europiane serioze nuk duhet te bien pre e sharla-
    tanizmi e demagogjise se binomit: Berisha- Meta ….. ,

  • *Shembelltyre* qe duhet PASUAR nga te VERTETET ATDHETARE.
    Kush eshte me SHUMICEN -PERPARIMTAREN-eshte me PERENDINE…. Paste PASUES !
    Ju lumte te TILLEVE sa po DEMOSTROJNE.

    Dhimbia e Madhe POPULL!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *