Panariti: Mund të kemi edhe statusin, edhe datë për negociatat

anazapta

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, shprehet se në qershor, krahas marrjes së statusit, Shqipëria mund të ketë edhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Në një intervistë për NEWS 24 sot paradite, ish-ministri i Jashtëm tha se shtyrja e dhënies së statusit për Shqipërinë u ndikua nga faktorë të brendshëm të BE-së, që nuk lidheshin me politikën shqiptare.

“Statusi pati një hezitim dhe u kërkua më shumë kohë nga vende të veçanta të BE-së. Jam i sigurt se politika zyrtare e Holandës është pro zgjerimit. Është bërë një lobim i jashtëzakonshëm. Zoti Meta vetë ka ndërmarrë një tur shumë dinamik në Gjermani dhe Francë, pa llogaritur faktin që ministrja Gjosha dhe ministri Bushati lëvizën kancelari më kancelari për të shpjeguar reformat që Shqipëria ka bërë. Por ne u futëm në një dimension dhe disa faktorë që ishin janë politikës shqiptare. Janë çështje të brendshme të BE-së. Por qershori nuk është larg, jam i bindur se do ta marrim statusin kandidat. Kur ta marrin statusin në qershor, ne me shumë probabilitet do të kemi dhe një datë për hapjen e negociatave”, u shpreh ministri Panariti.

 

Share This Article
5 Comments
  • Hahah, cfare ministri qesharak. Edhe vete z. Meta thote loboi shume. Por ishte pikerisht fytyra e Metes qe i tmerroi hollandezet. Se ata nuk jane si shqiptaret qe te kapin duke vjedhur dhe nuk thone gje. Ata nuk e kane harruar ende videon e Metes. sado te bleje vota e sado te duket si integrues ajo video ka per ta ndjekur kudo te jete. Jete te gjate o Dritan Prifti.

  • I degjon komentet qe bejne drejtuesit e larte ne Europe kundrejt dhenies se statusit te Shqiperise ky minister…Si guxon e genjen hapur popullin duke u shprehur keshtu…Shqiperia edhe ne qershor nuk do kete shans te marre statusin sepse jane shume kushte per tu plotesuar…

  • Eshte e qarte qe PAnariti nuk di te lexoje mesazhin e Merkel, Cameron e te tjere, personalitetet me te zgjuara dhe te ndershme te Europes se Bashkuar.

  • Ka apo s’ka shans Shqipëria të marrë statusin, me kaq sa merren politikanët e sidomos analistët, po bëhet një gjë banale. Do ishte mirë që qeveritarët të mos marrin asnjë angazhim me qëllim që të mos mbajnë përgjegjësi për ndonjë gënjeshtër, sepse si popull që jam më thotë mendja se mund të dalë prapë një çëshjte e brendshme e Evropës mu si kjo e tanishmja e s’na e japin prapë. Kur nuk e kanë në dorë s’ka pse bëjnë garipin, që merr zotime trimash të çartur. le të zotohen për ato çka mund të bëjnë për vendin, le të bëjnë për të sa më shumë, e pastaj po iu tek Evropës le të na ftojë.

  • ORE, NJE GJE NUK MARR VESH UNE.

    KETU DEL KRYEPROKURORI, NE VEND TE MBAJE QENDRIM PER DOSJET E KORRUPSIONIT, FLET PER DETYRAT QE I DALIN NGA PROJEKT RAPORTI I STATUSIT.

    DEL DREJTORI I BURGJEVE, NE VEND QE TE JAPE URGJENTISHT DOREHEQJEN SEPSE NE ATE INSTITUCION KA NDODHUR NJE ARRATISJE ME PARALAJMERIM, FLET EDHE AI PER DETYRAT QE SHTRON PROJEKT RAPORTI I STATUSIT.

    DEL MINISTRI I BUJQESISE, NE VEND QE TE FLASE PER SHPERNDARJEN E CERTIFIKATAVE TE TOKES BUJQESORE, QE ESHTE GANGRENA QE E TERRHEQ POSHTE BUJQESINE TONE PREJ 23 VITESH, FLET EDHE AI PER STATUSIN E MUHABETE TE TJERA HORDHA PORDHA.

    ORE A DO BEJI NJERI NDONJE PUNE NE KETE VEND APO JO?

    COHUNI O NJEREZ TI MARRIM ME GURA NGA KOKA KETA HAJDUTA, SE NJELLOJ JANE SI ATA QE HODHEM ME VOTE ME 23 QERSHOR.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *