Thellohet tragjedia në SHBA, shkon në 5 numri i viktimave pas protestave në Kongres

J L

Është thelluar bilanci i tragjedisë në SHBA, pas protestave të përgjakshme në godinën e Kongresit Amerikan.

Mediat e huaja raportojnë se ka ndërruar jetën një oficer policie, që shërbente në Capitol Hill, duke e çuar në 5 numrin e viktimave pas protestave masive, ku mbështetësit e Presidentit në detyrë, Donald Trump u futën në selinë e Kongresit.

Ai është personi i pestë që vdes në një protestë të thirrur nga Trump për të parandaluar që Kongresi Amerikan të ratifikojë fitoren e demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, raporton CNN.

Lajmi u konfirmua gjithashtu nga Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, demokrat Dean Phillips, i cili shprehu ngushëllimet e tij për familjen e oficerit të policisë.

“Zemra ime shkon drejt familjes së oficerit dhe atyre që rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të mbrojtur dhe shërbyer me dinjitet dhe autoritet për komunitetet”, shkroi ai.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *