Rrëfimet e rralla të reporterit nazist Vogel, pse Hoxha dhe Shehu i urrenin anglezët. E vërteta mbi kapjen rob të gjeneralit Dejvis sipas gjermanëve dhe Julian Emery-t (PJ.III)

J L

Nga Marenglen Kasmi 

Botuar në DITA

 

(Vijon nga numri i kaluar)

 

Kjo duket si diçka e lehtë, por për mua ky episod pati pasoja fatale. Më mbytën shqiptarët duke kërkuar favore nga më të ndryshmet, të cilët si shqiptarë që ishin, thoshin: Sonderführer-i z. Dr. Vogel [Sonderführer – gradë e veçantë për specialitetet joushtarake, shën. im – M.K] është më i fortë se SS-Sturmführer-i, i cili kishte qenë i plotfuqishëm deri asokohe. Është e vetëkuptueshme që deri në fund të pushtimit marrëdhëniet e mia me Gruppenführer-in dhe Obersturmführer-in e tij nuk ishin veçanërisht të përzemërta.

Ndër shumë ndërhyrje të kësaj natyre që bëra, njëra rezultoi jo edhe aq e pakëndshme: drejtori de Vita, “bujtësi im” te “Banca del Lavoto” kishte një shok të ngushtë, që ishte importuesi më i madh i verërave italiane në Shqipëri, i cili ishe zhdukur. De Vita m’u lut ta ndihmoja. Nga kërkimet e mia rezultoi që ai mbahej në xhandarmërinë fushore, nën akuzën e zakonshme asokohe. Ishte një lojë e vjetër presioni. Gjatë terrorit komunist, para se ne të marshonim në Shqipëri, tregtarët shqiptarë dhe para së gjithash ata italianë, ishin vënë pak a shumë nën presion, duke u kërcënuar me vdekje nëse nuk paguanin te komunistët një “taksë kombëtare”. Ai që nuk paguante, ekzekutohej sipas stilit komunist. Edhe ky tregtar i madh verërash duhej të paguante për të shpëtuar jetën e tij. Por, konkurrentët e tij shqiptarë e denoncuan dhe atë e futën në birucë, duke e akuzuar si mbështetës të qëllimeve komuniste. Unë arrita që pas disa takimesh me komandantin e xhandarmërisë ta nxjerr atë nga burgu. Ai erdhi menjëherë në zyrën time te “Banca del Lavoro” për të më falënderuar. Pak orë më vonë, më erdhi në zyrë një arkë e madhe me verën më të mirë, Orvieto secco-n. Sa kohë që unë isha në Tiranë, ai nuk harroi kurrë të vinte të më përshëndeste çdo javë dhe t’i hidhte një sy arkës nëse ajo ishte bosh dhe duhej mbushur.

Kjo ishte një nga kënaqësitë e pakta të të shijuarit në Shqipëri. Me rrogën tonë ne nuk mund të blinim asgjë. Ne kishim një ushqim pak a shumë të mjaftueshëm, por vera ose pijet alkoolike ishin për ne thuajse të papërballueshme.

 

***

Pjesa më interesante e jetës sime në Tiranë ishin padyshim bisedat në mbrëmje me politikanët shqiptarë në hotel “Dajti”. Ata jetonin dhe punonin në hotel. Korridoret ruheshin nga kosovarë të armatosur deri në dhëmbë dhe hyrja e hotelit ishte barrikaduar me thasë rëre. Secili nga kosovarët mbante veshur një xhaketë në ngjyrë të hapur, të bërë nga lëkura e qengjit, pantallona që u vareshin poshtë belit, këpucë shqiptare dhe të ashtuquajturën “qeleshe gjysmë vezë” në kokë. Municionin e mbanin në gjerdanë të kryqëzuar mbi gjoks, sipas modelit të kazakëve. Pjesa më me vlerë e këtyre pajimeve ishte automatiku, nëse e kishin atë. Disa mitraloza qëndronin në pozicionet e përgatitura gjithmonë në gatishmëri për të thyer ndonjë sulm të mundshëm.

Në sallat  madhështore të hotelit, të zbukuruara me mermer mblidhej çdo mbrëmje një shoqëri shumëngjyrëshe. Shqiptarët rrinin ditë e natë ulur duke biseduar pa ndërprerje për mundësitë e tyre politike, nëse ne do të tërhiqeshim. Prej aty kanë fillimin një numër i pafund intrigash. Besoj se ata të gjithë llogarisnin me humbjen e Gjermanisë dhe donin të ishin mjaftueshëm të fuqishëm në kohën kur anglezët do të zbarkonin në bregdetin shqiptar. Në këto ditë të qëndrimit së bashku lindnin shoqëri e miqësi të reja. Meqenëse isha i vetmi oficer gjerman që i lejohej të banonte në hotel “Dajti” isha paraprakisht i veçantë.

Shoku im, ministri i Informacionit, kujdesej që qeveria shqiptare të paguante një monedhë ari në natë për dhomën time. Kjo gjë shkaktoi një ditë situatën e mëposhtme: një mesditë dola nga hoteli dhe i dhashë portierit çelësin e dhomës, ndërkohë që një kolonel i Wehrmacht-it hyri brenda dhe kërkoi një dhomë. Portieri iu përgjigj me edukatë që nuk kishte asnjë dhomë të lirë. Koloneli protestoi me të madhe, duke thënë që sapo më kishte parë mua, një Sonderführer të vogël që sapo doli nga hoteli. Prandaj ai duhej me çdo kusht të merrte një dhomë. Më kot. Pas disa ditësh erdhi në mënyrë të zhurmshme komandanti i qytetit të Tiranës dhe kërkoi shpjegime si e kisha siguruar një dhomë në hotel “Dajti”, ku ishin edhe zyrat e qeverisë, pavarësisht se komanda më kishte caktuar një banesë në qytet.

Iu përgjigja: “Unë banoj në hotel ‘Dajti’ si i ftuar i qeverisë shqiptare. Komanda e qytetit nuk paguante asgjë, prandaj atij nuk kishte pse i interesonte se ku banoja unë!”

Ai u nxi edhe më shumë dhe u largua nga zyra ime duke kërcënuar. Ditën tjetër u thirra nga shefi im, majori von Thüngen, shefi i shtabit i gjeneralit komandues.

“Komanda e qytetit është ankuar për ju. Prandaj duhet të dilni nga hotel ‘Dajti’ dhe të shkoni të banoni në vendin që ajo ju ka caktuar!”, më tha ai.

“Zoti major, atëherë më duhet që duke filluar që nesër të ndërpres informacionet e mia mbi politikën e brendshme shqiptare, sepse unë çdo gjë e marr vesh gjatë mbrëmjeve të gjata me qeveritarët shqiptarë në hotel ‘Dajti”, i thashë.

Kur ai m’u përgjigj se “Kjo gjë nuk pranohet, informacionet na duhen!”, unë ia ktheva: “Atëherë duhet të paguani”!

Kur majori im dëgjoi se qeveria shqiptare bënte kurban për mua çdo ditë një monedhë ari, u çudit shumë. Dhe ndodhi më groteskja: Ai e konsideronte të papranueshme që qeveria shqiptare të vazhdonte të paguante për mua. Kësisoj, nga rezerva e vogël e arit gjerman paguhej për mua një monedhë, meqë nevojiteshin informacionet. Gjithsesi, nga kjo gjë kuptova që kisha njëfarë vlere.

***

Një nga takimet më interesante të kësaj kohe ishte intervista që i mora gjeneralit britanik Davies, komandant i misionit ushtarak britanik te partizanët, i cili ra rob në duart tona.

Davies dhe shtabi i tij ishin zënë në befasi nga një grup antikomunist i Ballit Kombëtar. Davies e skicoi tragjedinë e tij si më poshtë: “Balli Kombëtar erdhi aq papritur, saqë nuk patëm kohë të marrim masa për t’u mbrojtur. Për mbrojtje kishim një njësi të plotë të komunistëve të Enver Hoxhës, (shefit të mëvonshëm të Shqipërisë). Komunistët ‘ja mbathën si lepujt’ duke lënë mbrapa, pa luftuar, stacionin tonë të radiondërlidhjes, ushqimet e shumta, municionin dhe para së gjithash sasinë e madhe të arit, ndërkohë që ne vetë mundëm të largoheshim!”

Më mirë po vazhdoj me përshkrimin e kapiten Amery-t nga libri i tij “Bijtë e Shqipes”, në faqen 68: “Gjenerali kishte afërsisht një muaj që kishte ardhur në Shqipëri, kur filloi dimri. Dimri më i ashpër i luftës. I pajisur keq, sidomos pa këpucë dhe tesha të ngrohta, ai mundohej t’i qëndronte sa më afër të ishte e mundur Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare.

Për të përkeqësuar edhe më shumë situatën gjermanët filluan me vendosmëri një seri operacionesh për të asgjësuar guerilasit. Ushtarakisht, drejtuesit e LNÇ-së ishin në shumë pikëpamje joefektivë. Por qëndresa e tyre ishte pa kufij dhe falë lëvizshmërisë marshonin nga njëri vend në tjetrin me racione të vogla. Gjenerali Davies ishte një burrë më i vjetër se Enver Hoxha. Shtabi i tij ishte më i fortë dhe i ngarkuar me pajime të rënda. Ai mundohej të qëndronte në kontakt me LNÇ-në. Duke qenë se kontakti mbahej vetëm me korrier dhe me takime të herëpashershme, ai vendosi të marshonte për në jug të vendit dhe të udhëtonte në Itali, për të bërë personalisht një raportim të situatës së Shqipërisë. Filloi dëbora. Këpucët e gjeneralit ‘dhanë shpirt’ pas një marshimi të gjatë dhe nuk mund të zëvendësoheshin. Shefit të tij të shtabit, kolonelit Nicols, i ngrinë këmbët dhe për dhjetë ditë nuk guxoi të hiqte këpucët nga frika se nuk do të mund t’i vishte dot më.

Ndërkohë, lakthi gjerman shtrëngohej më shumë rreth tyre. Kolona e tyre u plaçkit, kafshët e ngarkesës, stacioni i radiondërlidhjes dhe ushqimet u vodhën, ushqimi po mbaronte, njësia partizane që duhej t’i mbronte po shkoqej dhe gjenerali humbi çdo kontakt me drejtuesit e LNÇ-së dhe me vartësit e tij brenda vendit. Ai planifikoi të çante rrugën drejt jugut në një vend më të sigurt, por më 7 janar filloi një stuhi e madhe dëbore. Misioni i tij u strehua në një stan delesh pranë fshatit Kostenjë. Mëngjesin tjetër ata u zbuluan nga një bandë kuislingësh shqiptarë (anëtarë të Ballit Kombëtar). Armiku i rrethoi nga tri anë dhe hapi një zjarr të dendur mbi muret e stanit, të thurura me purteka. Të qëndroje më gjatë brenda, do të thoshte vdekje e sigurt. Shpresa e tyre e vetme për të shpëtuar ishte të çanin rrethimin dhe të mundoheshin të ngjiteshin në një kurriz mali të mbuluar nga dëbora e madhe. Dhe kështu bënë. Gjenerali u qëllua tri herë, dy prej tyre, në stomak. Po ashtu, dy anëtarë të shtabit të tij u plagosën. Të tre u kapën dhe u dërguan në Tiranë, ku iu dorëzuan gjermanëve.

Koloneli Nicols me pak njerëz arriti t’i ngjitej kurrizit malor dhe shpëtoi pas një marshimi 16-orësh. Por, ai vdiq nga stërmundimi disa javë më vonë, ndonëse simpatizantë shqiptarë arritën ta strehonin pranë Tiranës, në shtëpinë e beut Toptanas” [Ihsan, shën. im- M.K].

Oficerët dhe burrat e tjerë të komandës së Davies-it u endën pa orientim për javë të tëra nëpër malet e larta. Disa prej u kapën, të tjerët u vodhën dhe plaçkitën nga vendësit. Katastrofa e gjeneralit shkaktoi një rënie të theksuar të imazhit të britanikëve. Si pasojë e frikës së reprezaljeve nga gjermanët, malësorët shqiptarë morën një qëndrim armiqësor ndaj britanikëve dhe u mbyllën atyre dyert. Vetëm disa prej tyre arritën në zonën e kontrolluar nga Abaz Kupi, ku gjetën strehë dhe mbrojtje.

Ndërkohë, në kushte shumë të vështira dhe në rrezikun e asgjësimit, forcat kryesore të LNÇ-së e kishin çarë rrethimin dhe vazhduan rrugën drejt jugut. Ato u rigrupuan në malet pranë Beratit dhe mblodhën forcat falë ndihmës britanike…

Vëzhguesve në Londër dhe Kajro iu krijua bindja se kryengritja shqiptare ishte shuar. Forcat e LNÇ-së duhej të ishin reduktuar në 7000 burra, të shpërndarë gjithandej në malet e jugut. Pritej që gjatë verës 1944, gjermanët do të tërhiqeshin nga Ballkani dhe komanda e lartë britanike mendonte se guerilasit do të dëmtonin gjermanët gjatë tërheqjes (Cituar sipas “Bijtë e Shqipes).

Pasi luftëtarët e Ballit Kombëtar “e ropën mirë gjahun e tyre” dhe i mbushën xhepat me sasinë e madhe të arit, e dorëzuan gjeneralin te Wehrmacht-i. Ai dhe një oficer tjetër britanik ishin plagosur, ndërkohë që dy oficerë të tjerë britanikë u vranë gjatë përpjekjes. Dy oficerë të tjerë arritën të largohen. Sipas thënieve të Davies-it, komunistët nuk kishin hedhur asnjë fishek për t’i mbrojtur: meqenëse statusi i tyre sipas ligjeve të luftës nuk ishte i qartë, meqë ata ishin të atashuar te partizanët, të cilët nuk ishin të parashikuar në ligjet e luftës, britanikët mendonin se gjermanët do t’i pushkatonin. Megjithatë, ne e respektuam uniformën e tyre.

Davies-i i indinjuar dukshëm nga tradhtia dhe sjellja e pabesë e komunistëve tregoi shumë gjëra rreth tyre. Oficerët britanikë e kishin kuptuar qysh në fillim se partizanët komunistë, para së gjithash nuk donin të luftonin ndaj trupave gjermane. Synimi i tyre kryesor ishte asgjësimi i kundërshtarëve nacionalistë, me qëllim që pas tërheqjes se gjermanëve dhe përfundimit të luftës të merrnin të vetëm pushtetin – çka edhe e arritën. Qendra drejtuese ushtarake në Londër nuk nxori asnjë konsekuencë si nga tradhtia që iu bë misionit ushtarak britanik, ashtu edhe nga tradhtitë e turpshme që ndodhën më vonë. Njëri nga oficerët parashutistë britanikë, shkrimtari Peter Kemp shkroi më vonë në kujtimet e tij se pozicionet kyçe në komandat britanike në Kajro të Egjiptit dhe në Londër mbaheshin nga simpatizantë të komunistëve, të cilët punonin në mënyrë sistematike për Titon dhe Moskën, për të mos lejuar britanikët të futeshin në Ballkan.

Është botuar një numër i konsiderueshëm kujtimesh për aktivitetin e misionit britanik të atashuar te partizanët komunistë, në Shqipëri dhe Jugosllavi. Botimin e Peter Kemp-it, “No colours or crest” e përmenda pak më sipër. Tepër interesant është ende sot edhe botimi i Julian Amery-t “Sons of the Eagle”. Për fat të keq, të dy librat nuk janë përkthyer ende në gjermanisht.

Kujtimet e gjeneralit Davies-it me titull “Illyrian Ventures”, i cili njihet shumë edhe me pseudonimin “Trocki”, ende nuk janë përkthyer në gjermanisht. Jam pyetur shpesh pas lufte, se cili ishte aspekti më i suksesshëm në qëndresën shqiptare. Shpesh i jam përgjigjur kësaj pyetjeje se partizanët komunistë në jug ishin grupi më i organizuar dhe më i fuqishëm, sepse në të ishte mbledhur inteligjenca rinore e Shqipërisë dhe fshatarësia shpresonte që me ndihmën e tyre t’u merrte pronat gjithë pronarëve të mëdhenj.

Në gjithë kujtimet britanike të shkruara për aktivitetin e operacioneve parashutiste britanike në prapavijat gjermane, theksohet me unanimitet se komunistët u shmangeshin luftimeve me gjermanët sa herë të ishte e mundur dhe gjithë vëmendja e tyre ishte përqendruar në eliminimin e lëvizjes së rezistencës kombëtare, çka e arritën falë mosmarrëveshjeve dhe përçarjes që shqiptarët nacionalistë kishin ndërmjet tyre. Shumë tipike për njohuritë angleze është një citat nga libri “No Colours or Crest” i kapitenit Peter Kemp, në faqen 230: “Në sytë e sunduesve të rinj të Shqipërisë kolaboracionizmi me britanikët përbënte një krim më të madh se kolaboracionizmi me gjermanët. Zemërimi i qeverisë së re komuniste drejtohej në mënyrë specifike mbi gjithë shqiptarët që shikoheshin si aleatë të britanikëve. Këta njerëz u shkatërruan, sepse lufta e tyre kundër gjermanëve e mohonte pretendimin e komunistëve se ata ishin përfaqësuesit e vetëm të popullit shqiptar… disa nga drejtuesit shqiptarë me të cilët bashkëpunova mbijetuan, erdhën në pushtet dhe përfituan privilegje. Të tjerë, u gllabëruan nga përbindëshat, të cilët i kishin ndihmuar të vinin në pushtet. Mehmet Shehu, kryeministri i ardhshëm dhe Enver Hoxha, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë, siguruan së bashku një pozicion drejtues. Intrigat dhe egërsia e njërit u kombinuan me shkathtësinë tradhtare të tjetrit”.

Le t’i kthehemi edhe njëherë bisedës sime me gjeneralin Davies: partizanët komunistë kishin kryer gjëra të pabesueshme kundër britanikëve. Ata mbaheshin gjithmonë nën përgjim, posta e tyre kontrollohej dhe mbuloheshin me kërkesa të pabesueshme, si edhe kërcënoheshin. Enver Hoxha, shefi i mëvonshëm komunist i kishte garantuar vetë britanikët për sigurinë e tyre dhe që do t’i ruante ata me posta shërbimi të përhershme prej çdo sulmi të papritur të Ballit Kombëtar ose gjermanëve. Biseda ime me Davies-in konfirmoi shumë gjëra, të cilat deri atëherë vetëm i kisha dëgjuar. Në mënyrë më kritike i ka prezantuar ngjarjet Peter Kemp në librin e sipërpërmendur, në faqen 211: “Shqipëria ishte veçse një degë ndër satelitët sovjetikë dhe përbënte për ne një viktimë totalisht të panevojshme përkundrejt imperializmit sovjetik. Iniciativat britanike, armët, municioni dhe ari britanik ushqeu qëndresën shqiptare në vitin 1943, dhe megjithatë ishte politika britanike, e cila në vitin 1944 i dorëzoi një fuqie armike ndikimin tonë, nderin dhe shokët tanë.”

Unë parashikoj këtu shumë gjëra, por nuk dua të shkruaj kronologjinë e ngjarjeve të Shqipërisë në vitet 1943-1944, por të jap disa konsiderata. Gjatë gjithë jetës sime kam qenë një dashamirës i impresionizmit. Këto janë impresione shqiptare.

Historianët arrijnë që nëpërmjet dokumenteve dhe ditarëve ushtarakë të japin një kuadër të zhvillimeve luftarake, por në të mungon substanca plotësuese. Njoh historianë që i shikojnë me shumë dyshim kujtimet personale. Por ky vit i çmendur dhe plot ngjyra mes shqiptarësh, dhe Zoti e di, që unë nuk e kisha harruar Karl May-in, u ngulit në kujtesën time në mënyrë të paharrueshme.

Gjithçka filloi në vitin 1943 në Beograd dhe jo në Shqipëri. Komandanti i njësisë së Propagandës për Juglindjen, një njeri i shëndoshë dhe fanatik nacionalsocialist, i cili shkruante vjersha dhe himne për Hitler-in dhe për të cilin unë isha gjithmonë “një derr i zi”, siç i pëlqente të më thërriste, më la të prisja tri ditë para derës së zyrës së tij dhe më urdhëroi të hyja brenda vetëm kur i erdhi rastësisht një urdhër për transferimin tim në zyrën qendrore të përkthimit të Canaris-it në Berlin. “E paskeni menduar me kujdes dhe i paskeni përgatitur gjërat. As më bie ndër mend t’ju lëshoj. Do të niseni menjëherë për në Tiranë. Se çfarë do të kryeni atje është ende e paqartë. Nëse do të thyeni qafën atje, nuk do t’ju mbuloj krahët”. Ky ishte gjithë instruktazhi i shërbimit për mua, për të cilin duhej të prisja tri ditë. Këto tri ditë i përdora për t’u informuar në legatën gjermane në Beograd, ku punonte si referent i Hermann Neubacher-it kolegu im dhe ambasadori i mëvonshëm gjerman në Paris, Kleiber. Po ashtu, u përpoqa të merrja këshilla edhe nga Neubacher-i vetë, i cili nuk përshtatej aspak me kornizën nacionalsocialiste dhe ishte një krijesë imponuese me një sharm të shkëlqyer, të vjetër vjenez! Ai mori kohë mjaftueshëm për të biseduar me mua e për të skicuar situatën tejet të komplikuar në Shqipëri dhe me anë të një letre rekomandimi më drejtoi te Martin Schliep-i, i cili sapo ishte ngritur në nivelin e ambasadorit në Tiranë. Kujtimet e publikuara në vitin 1957 të Neubacher-it me titull “Detyrë e posaçme në Juglindje” përbëjnë një nga burimet më cilësore të shkruara për pushtimin gjerman të Shqipërisë.

Martin Schliep-in dhe bashkëshorten e tij Erika, e cila ishte një grua trime, besnike dhe një mikpritëse e rrallë nuk do t’i harroj gjatë gjithë jetës sime. Qëndrimin e saj madhështor ndaj sulmit partizan gjatë rrugës së kthimit në atdhe, në vjeshtë, para se trupat gjermane të tërhiqeshin, para së gjithash edhe për fatin e tmerrshëm të grave gjermane që e shoqëronin atë, të cilat mbijetuan në tmerrin komunist për 14 vjet, deri në vitin 1957, do t’i tregoj më pas në detaje.

(Vijon në numrin e ardhshëm)

 

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Share This Article
23 Comments
  • Dallimi midis nje ditar german e nje ditar shqiptar per ate kohe eshte shume interesant, si ne formen si ne permbajtjen!
    Interesant shume ky tregim .

    • Kujtimet e ketij gjermanit jane kujtime te dikujt qe gjate gjithe luftes ka qendruar ne hotel Dajti,
      dhe nuk e ka pasur haberin fare se cfare behej ne ate kohe ne Shqiperi.

      Kujtimet me te sakta te asaj kohe i ka sjelle Komandanti i Trupave Gjermane ne Shqiperi, kujtimet e te cilit u botuan ne Gazeten Panorama para 1 viti

      Aty Komandanti Nazist flet per Luften e ashper qe u be midis forcave Naziste dhe fircave Partizane
      Biles Komandanti Nazist thote se ” i kerkuam Enver Hoxhes te pushoje luften ndaj nesh, por ai nuk pranoi”

      Dhe aty ne ato kujtime Komandanti Nazist, tregohet edhe shume i ndershem,
      sepse ai thote :

      …” Ne beme shume demtime e shkaterrime ndaj Shqiperise,
      por ishim te detyruar sepse partizanet po na godisnin dhe na ndiqnin kemba kembes. ndaj ne shakteruam ruget, urat,
      morem mbi 1 milion bageti te imta e te trasha qe na duheshin per ushqyer ushtrine tone ne rugen e kthimit,
      Ndaj, thote Komandanti Nazist, duhet qe kur te mabroje lufta,
      Gjermania ti paguaj dem-shperblimet e luftes Shqiperise, per shkaterimet qe ne kemi bere …”

      Pra , shiko sa i nnjeri i drejte dhe i pergjegjeshem Komandanti Nazist,
      i cili pranonte qe Gjermania ti paguante Shqiperise demsh-perblimet pas luftes, sepse e kishte shkateruar Shqiperine

      Ndersa ne lidhje me inatin qe Partizanet kishin ndaj britanikeve,
      kete e shpjegon shume mire , Peter Lucas, perfaqsuesi Amerikan me origjine Shqiptar,
      qe ishte prane Shtabit te Ushtrise Nacional Clirimtare, ne librin e tij” Cezari i Ballkanit”

      Ai thote se ishte prezent vete, kur ne takimin e pare fare te Britanikeve me Enverin,
      oficeri Britanik, i thote Enverit, pa i dhene doren akoma :
      “Curcilli thote qe Jugu i Shqiperise, ti jepet Greqise”

      Dhe Enver Hoxha ja priti : ” I jeept Greqise , kur jugu i Anglise ti jepet Irlandes”

      Dhe qe nga ai moment, Enveri nuk pranoi te bisedonte me Britaniket, pa pranine e perkethyesit, dhe nuk ju fliste fare.
      I mori shume inat , sepse ata kishin per qellim qe Jugun tone tja jepnin Greqise,
      Ndaj edhe Enveri i urrente Britaniket

  • Duket qarte se kujtimet e ketij nazisti jane te ndikuara nga periudha e pas-luftes ! Perpiqet me c’do kusht ti jap gjithe asaj qe shkruan nje sens anti-komunist ne c’do detaj ..e tipit edhe Britaniket mendonin njesoj si ne..te krijohet ndiesia se edhe britaniket ishin ne lufte me komunistet e partizanet e jo e kunderta !! Po te lexosh e besosh keto rreshta Britaniket akuzojne e mallkojne partizanet per faktin se nuk i mbrojten te mos binin ne dore te nazisteve e fare pak permend ballin , qe i sulmoi , i plagosi, i vrau, i vodhi, dhe i dorzoi te Gjermani ata qe mbeten …hahaha !! Mendoj se keto kujtime jane shume te ndikuara nga mendesia naziste, pervec ndonje emri e ndonje fakti qe konfirmon bashkepunimin e tradhetarve te kombit e qe dihet boterisht , 80% jane propagande vari leshte anti-komuniste e viteve 60′ e nje niveli te ulet biles ..

    • Rri o nipçe se ju nxorri bojen te gjitheve ky! Shumica derrmuese katundare hajdute gjakpires, te kuq e te pakuq…

      • Cilen boje nxorri ? hahahaha !! Ky Gjermani qe ka shkruar keto kujtimet ka qene nje hic, te cilit nuk ja varnin e nuk dinin cfare te benin me te as Gjermanet vete ! Keto kuptohen shume lehte nga roli i paqarte i tij ne Shqiperi…nje mbushes topi dmth qe merrej me thashetheme gjithe diten tek hotel Dajti me baballaret e kombit hahhaaha ! Qe diten e pare qe mbriten ne Shqiperi Gjermanet e gjitha bota e dinin qe nazistet e kishin te humbur WW2 …vetem baballaret e kombit shqiptar si derdemen e idiot qe ishin nuk kuptuan asgje per fat te mire…pasi nuk do te kishte me shqiperi e as shqiptar po te mbetej vendi ne dore te tyre ! Budalleqet e idiotesite qe leshonin nga goja baballaret e kombit nuk degjoheshin dot ne ate kohe as nga Gjermanet vete, qe i perbuznin e habiteshin me budallekun e tyre,nazistet i konsideronin baballaret e kombit ne rastin me te mire njerez “ekzotik” hahahaha… e jo me te lexohen sot ne libra vari-leshte te njetet idotesira ! Pse nuk tregon ky Gjermani se cilat ishin planet e nazisteve per Shqiperine? Po planet e italianeve, te cileve baballaret e kombit u falen ne gjunje kuroren e Skenderbeut me vullenet te plote, cilat ishin? ka libra e kujtime qe i shpegojne shume mire !!

    • Zaho, desha të qartsoj pak diferencën midis anglezve dhe gjermanve. Gjermanët shoku, sa erdhën vendosën kufijt e rinj (Shqipëria etnike), duke mos njohur më traktatin e Londrës, ku edhe na coptuan. Kurse anglezët nga ana tjetër, i binin fyellit 100vjeçar, për aneksimin e jugut të Shqipërisë nga Greqia, si dhe financimin e Napolon Zervës për s’pastrimin etnik. Edhe është fakt, që në 75 aksione të ndërmarra nga djajt e kuq me në krye xhaxhin, 74 sulme i kreu kundër nacionalistve shqiptar.

  • Ne malet e Laberise thuhet:Rriten qen,qe t`u haje kuken..
    Kete bene anglezet me komunistet.
    Me bindje,furnizuan rreckamanet antikombetare te luftonin kunder bashit te kombit,,vetem e vetem sepse anglezeve nuk u eci Traktati i fshehte i Londres i 1913,qe ua grisi ne surrat Willsoni..
    Ndersa ne Greqi bene te kunderten,Furnizuan Zerven per te masakruar shqiptaret,se gjermaneve u rrinte lape-peqe,bile i ndihmonte KUNDER EAMIT.
    Englezet projektuan edhe spastrimin ethnik te Kosoves,sikur plaku i Drenices Shaban Polluzha te mos ja kishte pritur hovin bandave te Mihajllovicit dhe brigadave te Rankovicit.
    Kur e pane se Mihajllovici u thye keq ne Kosove dhe Gjermanet qendruan indiferente ,nuk nderhyne kunder mbrojtesve kosovare,atehere Anglezet e kthyen pllaken.E braktisen Mihajllovicin dhe ndihmuan komunistet e Titos.Kacaket serbo-malazes qe u shpartalluan nga forcat e Shaban Polluzhes ne Sanxhak,,mbushen rradhet e Brigadave partizane te Rankovicit.

    • Exakt! Anglezet ishin ata qe kane demtuar ceshtjen shqiptare ma se shumti se plani i tyre ishte coptimi i trojeve tona ndermjet grekise e serbise.

    • O Demo hajvani !
      Pse Willsoni nuk e dinte gjasme per Traktatin e Londres qe copetonte Shqiperine ? Hahahaha

      Dmth Britaniket e kishin bere fshehurazi Amerikes ate Traktat ?

      Je tipiku i deficentit
      Ne ate lufte pretendohet se jane vrare me qindra mijera ushtare Amerikane
      ndersa ti mendon se Amerikanet nuk dinin ca bente Anglia

      Mesoje o Demo ballisti , qe
      Ai traktat u be qe te terhiqej Italia nga koalicioni me Gjermanet dhe Austro-hungarezet
      dhe te Bashkohej me Angline, Ameriken e Francen ,
      dhe ne shkembim do ti jepej Italise bregdeti Shqiptar

  • Te gjitha sajesave te shoqates tufes kunder Komunisteve , ky birbo pjella kolaboracionizmit i fshehur ne kohen e PPSHs duke u quajtur marenglen per ti ber qefin sistemit te maparshem , ka gjetur nje menyr gjoia te sterholluar per te hedhur balt mbi luften nacional çlirimtare , historit e sajuara nga kelyshet ekolaboracionizmit me ne krye butken e tufen ky birbo i tregon sikur jan kujtimet e nje nazisti qe te behet sa me i besushem per kto pushtlleqe qe tregon , jan sulur kunder historis se kti kombi te ter kelyshet e tradhtarve dhe duhan tja baltosun dhe ate histori te vetme te lavdishme qe ka ky popull , historin e luftes partizane , familjen ka 30t vjet e shkaterruan moralin nderin gjithashtu ja shkaterruan kti populli , i shkaterrojn historin dhe me kto genjeshtra te sajuara dhe kti populli nuk i mbetet gje per te treguar , antishqiptaret dhe tradhtaret ky vend i paska pa fund dhe njerzit mete peshtir dhe me te pangopurit per urrejtien ndaj vendit ton , njerez qe jan mesuar ti ngjiten nga pas xhdo pushtusi si pushta pa shtyll kurrizore , kta jan llumi komtar qe me teorin e fjales lir gazetat e ngritura me parat e grekut dhe serbit i japin hapsir pa fund tradhtarve antishqiptarve dhe kelyshve te kolaboracionizmit , nuk ke çte presesh me ne kte vend kur teorin nacionalizmi streha maskarenjve e hedh ne treg vet kryeministri sharlatan partis fashiste te rilindjes mutadisti Ed rama qe i ka pik te dobet tradhtaret dhe kolaboracionistet ky qe financon me parat e shqiptarve shoqaten e tufes dhe antishqiptarve , i kemi varur ujkut melçit ne qaf i kemi dhen dhe viston per detin qari greqis vdekje tradhtarve shqipria shpellarve . Lavdi Enver Hoxhes qe ja shtypi koken per 50 vjet kolaboracionisteve dhe antishqiptarve , lavdi heronjve te kombit qe luftuan kunder nazifashizmit dhe bashkepuntorve te tyre zogistoballist .

  • Ka shkruar disa te verteta qe komunistet e vjeter dhe palaçot e sotem perpiqen ti mohojne me citime nga dikush tjeter.
    Te gjithe pa perjashtim kane thene nje te vertete te madhe….qe komunistet shmangnin betejat me gjermanet sepse ruanin forcat per luften finale kunder nacionalisteve .
    30 milion napolona flori u moren britanikeve ,zhulsat e popullit ,ata qe medemek pinin uje ne gjurme te kalit dhe hanin buken me vajin e armeve per ta zbutur….pika historise te historilesheve Xhufi ,Gjeçovi ,Milo e kompani.
    Po keshtu ky gjermani Vogel tregon te verteten per moralin e forcave balliste…hajdute ,grabites e rrenacake .Ky ishte dhe eshte morali i popullit tone mikprites….mikrrjepes.
    Dallimi ndermjet nacionalisteve dhe komunisteve ishte karakteri i udheheqesve te tyre.
    Mit’hat Frasheri ishte nje diplomat ,letrar ,enderrimtar e liberal ,ndersa Hoxha vrases ,puçist ,karrierist e sharlatan .
    Mit’hati nuk mund te jepte urdhra per vrasje e grabitje ndersa Hoxha vrau shoket e armeve dhe familjet e tyre i zhduku pa piken e vrasjes se ndergjegjes.
    Lexoni “Tito dhe shoket” dhe do kuptoni se cdo hap i komunizmit ne Shqiperi ishte nje imitim kriminal i levizjes komuniste jugosllave .

    • Ku I gjete 30 million napolona që anglezet I dhane Partizaneve? Ne çfarë konsistonin? Ne kepuce vetëm të majta që ju hidhnin me parashute? Haha! Ndihma e tyre ishte e paperfillshme, ata nuk krijuan asgjë,misioni I tyre ishte një deshtim total, dhe me napolona floriri mbushen Abaz Kupin me shokë që ti blinin si mercenar e ti hidhnin dy pushke! Sa për ballistet megjithëse kreret e tyre u treguan idiot e burracak, nuk është fare e vërtet që ishin si I pershkruan ky Gjermani që I perbuzte Shqiptaret.. As nuk vidhnin e as nuk vrisnin ashtu kot apo sepse e kishin në gjak.. Se te ishte per te vjedhur e vrarë mund të kishin vrarë e vjedhur me qindra e mijra Italian të braktisur apo edhe cifut! Kështu që mos na hap barkun ti me budalleqet e fantazite e tua e ky Gjermani me kujtimet e tij se Shqiptaret nuk ishin ateher e nuk janë as sot si syleshi e vulehumburi Mithat Frasheri e gjithë shpura e tij! Sa për Enver Hoxhen je shume i paditur per ta permendur! Pyet anglezet me mire.. Hahaha

    • Po hape ore gazeten Panorama dhe kerko Kujtimet e Komandantit Nazist ne Shqiperi
      Ato kujtime ishin botuar ne Gjermani me 1945,
      ku flitet per Operacionin e Dimrit dhe te Qershorit nga gjermanet
      Aty gjermani flet per luften e eger ndaj Partizaneve
      Lexo librin Historia e Shqiperise te Edwin Jacque , liber i cili eshte ne Bibloteken e Kongresit Amerikan , aty flitet edhe per luften heroike te partizaneve
      Apo librin e Shqiptaro-amerikanit Peter Lucas “ Cezari i Ballkanit “ i cili ka qene prezent ne Luften NCL

      Edhe Ish Komandanti i trupave Aleate ne Bari , e ka mburrur Luften e Partizaneve ,

      Ndersa ndihmat angleze me shume ishin ndihma per shtabin e Pergjitheshem te partizaneve ,
      pasi ato ishin ne sasi te vogla fare
      dhe ky gjermani i Hotel Dajtit genjen ne shumicen e atyre qe thote

      Sa per komunizmin nuk ka nevoje te lexojme ato karrlleqe qe thua ti ,
      sepse per komunizmin cdo shqiptar te lexoje Enciklopedine Britanike
      dhe aty ku ka pa aneshmeri totale flitet per punen heroike qe bene komunistet per ta hequr Shqiperine nga bataku turkoshak,
      ku e kishin zhytur qelbesirat e Ballit dhe paria qelbesire e para 1944 ,
      dhe per ta kthyer Shqiperine ne nje vend modern industrialo – agrar

      Ndersa sa per Mithat Frasherin ai vertet ishte letrar e i kulturuar ,
      dhe patriot deri ne vitet 1943,, edhe hajde po ja falim bashkepunimin me gjermanet
      Por me pastaj ai u be aleat me Zerven duke. pranuar qe
      te krijohej nje shtet i vetem i Shqiperise me Greqine ku ushtria dhe policia te ishin greke

  • Ky tedescu para se t’shkrute kujtimet e veta qeka thellu e kthjellu i cik ke kujtimet engleze se pa ato s’ka dit me i dhon drejtim vet . I pjes tjeter e pershtat simas stilt t’Karl Mait! M’vje me i thon i llafe t’keqe
    ( na rrufsh hallatet) po s’jom tu ja thone se osht bo per ramet!
    Marenglen e ke t’sigurt qe e ke perkthy mire “shtabi i gjeneralit komandues ” ? Me sa e mor vesh un gjermanishten i thojn ” stabi i komandes se pergjithshme”

  • Hiqe ate Vlonjat ti karajoz,njehere thua jam nga Fieri,njehere nga permeti.,
    Ashtu rroklla berdoklla si je vete ke edhe shkrimet!
    Ne te dy Luftrat Bot. anglezet kane sabotuar me te pabese politiken AmerikaneI kane terhequr me dredhi ne Luftrat e tyre,sepse nuk mund te fitonin pa superfuqine prodhuese dhe ushtarake Amerikane.
    Gjermania ua hante arrat gjithe Evropes,pa nderhyrjen Amerikane,si ne luften e pare dhe ne te dyten.
    Ne luften e pare mbushen anijet civile Amerikane fshehtas me arme,qe ti sulmonin nendetset gjermane dhe te vdisnion qytetaret amerikane,
    Ne luften e dyte PA DIJENINE E PRESIDENTIT AMERIKAN ROOSVELT,Curcilli fluturoi ne Moske dhe beri fshetas ndarjen e Europes Lindore me Stalinin.
    Se kush ishte fuqia e vertete e Anglise dhe strategu ushtarak i admiralit Curcill(pa ndihmen Amerikane) e ka treguar ne betejen e Galipolit(me turqit 1915) ku u shpartallua e gjithe flota ushtarake britanike-franceze,me gjithe australiane,neozelandeze indiane ,qe lane 600 mije te vrare dhe ja hengren mune TE SEMURIT TE BOSFORIT.
    Planet e fshehta dhe te pabesa te Anglise kunder Amerikes,popujt e Evropes i paguan shtrenjte me roberimin stalinist te Polonise,Hungarise,Cekosll.,
    Shqiperise etj,qe kulmuan me Agjentet engleze,qe dekonspiruan tek ruset planet Amerikane per clirimin e Evropes nga komunizmi.
    Te gjitha keto pabesi kunder Amerikes,,Anglia i pagoi shtrenjte.Pas luft.II bot humbi te gjitha kolonite qe kishte neper bote,qe kaluan nen ndikimin amerikan.
    Edhe Camerit do te ishin kthyer ne Cameri,sikur agjenti antishqiptar me i poshter qe ka njohur ky vend,enver hoxha,te mos perzinte konsullaten Amerikane nga Shqiperia.
    Existon vendimi i Senatit Amerikan i vitit 1946 per kthimin e camerve ne shtepite e tyre.

    • O Demo ,

      Ti je injorant e sharlatan qe i di gjerat gjysma gjysma

      Curcilli kur e ndau Europen me Stalinin ndodhi ne prani te Roosveltit
      ne kuptimin qe Curcilli kur beri kete kerkese per ndarjen e Europes i tha fillimisht Presidentit Roosvrlt , dhe vertet Presidenti Amerikan nuk pranoi dhe donte qe popjt te vet-vendosnin ,
      biles Presidenti Willson e kundershtoi edhe nderhyrjen Britanike ne Athine me parashytistet per te luftuar komunistet ,
      sepse duhej lejuar populli te vetevendoste
      por Curcilli dhe Stalini vazhduan me ndarjen

      Pra ndarja nuk u be fshehurazi nga Roosvelt, o hajvan,
      por qe Roosvelt nuk ishte dakort per ndarjen

      Lexoji mire ato qe sjell ketu o kokeqyp , se je shume nivel deficenti ne cdo gje qe thua .
      Je tipiku i mediokrit , qe i di gjerat gjysma gjysma ,
      Tipik elektorat i Djathte qe jane te gjithe hajvane

  • Ke degjuar FUX ti raimond hybridi?Ne kohen e diktatures ne fux quanim spiunat e sigurimit.
    Ne fakt FUXI ka qene agjenti anglez qe spiunoi tek ruset bomben atomike Amerikane.

  • Hiqe ate Vlonjat ti karajoz,njehere thua jam nga Fieri,njehere nga permeti.,
    Ashtu rroklla berdoklla si je vete ke edhe shkrimet!
    Ne te dy Luftrat Bot. anglezet kane sabotuar me te pabese politiken AmerikaneI kane terhequr me dredhi ne Luftrat e tyre,sepse nuk mund te fitonin pa superfuqine prodhuese dhe ushtarake Amerikane.
    Gjermania ua hante arrat gjithe Evropes,pa nderhyrjen Amerikane,si ne luften e pare dhe ne te dyten.
    Ne luften e pare mbushen anijet civile Amerikane fshehtas me arme,qe ti sulmonin nendetset gjermane dhe te vdisnion qytetaret amerikane,
    Ne luften e dyte PA DIJENINE E PRESIDENTIT AMERIKAN ROOSVELT,Curcilli fluturoi ne Moske dhe beri fshetas ndarjen e Europes Lindore me Stalinin.
    Se kush ishte fuqia e vertete e Anglise dhe strategu ushtarak i admiralit Curcill(pa ndihmen Amerikane) e ka treguar ne betejen e Galipolit(me turqit 1915) ku u shpartallua e gjithe flota ushtarake britanike-franceze,me gjithe australiane,neozelandeze indiane ,qe lane 600 mije te vrare dhe ja hengren mune TE SEMURIT TE BOSFORIT.
    Planet e fshehta dhe te pabesa te Anglise kunder Amerikes,popujt e Evropes i paguan shtrenjte me roberimin stalinist te Polonise,Hungarise,Cekosll.,
    Shqiperise etj,qe kulmuan me Agjentet engleze,qe dekonspiruan tek ruset planet Amerikane per clirimin e Evropes nga komunizmi.
    Po.Amerikanet nuk e dinin cfare pabesishe intrigonin anglezet prapa shpine.Ashtu si nuk e dinin organizimin e Masakres se Camerise nga Anglezet ne bashkepunim me Zerven.
    Te gjitha keto pabesi kunder Amerikes,,Anglia i pagoi shtrenjte.Pas luft.II bot humbi te gjitha kolonite qe kishte neper bote,qe kaluan nen ndikimin amerikan.
    Edhe Camerit do te ishin kthyer ne Cameri,sikur agjenti antishqiptar me i poshter qe ka njohur ky vend,enver hoxha,te mos perzinte konsullaten Amerikane nga Shqiperia.
    Existon vendimi i Senatit Amerikan i vitit 1946 per kthimin e camerve ne shtepite e tyre..

    • Te gjitha ca thua aty me siper jane genjeshtra , pa perjashtim
      Ti nuk di ca flet o demoooo

      Dhe nuk ka asnje rezolute Amerikane per Camerine
      Perkundrazi

      Ne Komgres ne vitet 1945- ose 1946 , ose pake me vone nuk me kujtohet mire ,
      Historiani Amerikan Edwin Jacque thote se komgresmeni i Florides i shtyre nga komuniteti grek i zones se tij
      hodhi ne Kongres nje Rezolute ku kerkohej qe “ Jugu i Shqiperise eshte pjese e Greqise.
      Enveri sa e mori vesh e thiri perfaqsuesin Amerikan dhe i kerkoi shpjegime .
      Amerikani u justifikua duke i thene se “ edhe ti r kerkon Kosoven “
      Enveri ju pergjigj : “ ku e ke degjuar ti qe une e kerkoj Kosoven”
      dhe pastaj i tha Amerikanit :” brenda 48 oreve te largoheni nga Shqiperia”

      Te gjitha keto sipas ketij historiani Amerikan ne librin Historia e Shqiperise” , i cili esht botuar edhe ne shqip
      Ky liber esht edhe ne Bibloteken e Kongresit Amerikan dhe meret si reference per problemet e Shqiperise

      Ndersa ato qe thua ti, qe Britania paska genjyer Ameriken jane genjeshtra kaq te trasha sa vetem nje deficent si puna jote mund ti thote
      ndaj nuk po merrem me ato budalleqe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *