Bidenit i duhet një formulë në të cilën sovraniteti dhe internacionalizmi ndërlidhen për të forcuar NATO-n

redaktor

Nga Janusz Bugajski

Botuar në DITA

Presidenti Joe Biden do të përballet me një provë thelbësore në balancimin e promovimit të demokracisë amerikane dhe sigurisë trans-Atlantike. Aleanca Perëndimore është e ndërtuar mbi nocionin se vlerat demokratike dhe interesat për sigurinë përkojnë dhe se anëtarësimi në NATO dhe BE forcojnë demokracitë.

Kjo premisë nuk parashikonte shfaqjen e simptomave të reja shoqërore dhe kombëtare, partive populiste dhe kërcënimeve përçarëse siç janë pandemitë.

Administrata e Donald Trump nuk e vuri theksin në promovimin e demokracisë në politikën e jashtme. Në qarqet politikisht të djathta, programet mbi demokracinë shiheshin si bezdisëse për sovranitetin e aleatëve dhe si imponim i një axhende shoqërore “liberale”.

Për populistët e majtë, Uashingtoni ishte tepër i përfshirë në dhënien e ndihmës për shtetet të tjera në vend që të përqendrohej në pabarazitë e brendshme të Amerikës.

Zgjedhja e Biden, një internacionalist i qendrës, është pritur me optimizëm në mesin e shumicës së aleatëve të Amerikës, por disa kanë frikë se tani Uashingtoni do ta zhvendosë theksin nga siguria në demokraci.

Propozimi i Biden për të mbajtur një “Samit për Demokracinë” dhe për të përtërirë angazhimit të Amerikës për përhapjen e demokracisë mund të shkojë keq nëse përjashtohen shtete që mbrojnë interesat Perëndimore, edhe pse politikat e tyre të brendshme nuk janë plotësisht në përputhje me normat demokratike.

Presidenti i ri duhet të jetë i vetëdijshëm për evolucionin e Europës dhe të mos krijojë ndarje midis aleatëve duke i dhënë përparësi demokracisë mbi sigurinë. Në të vërtetë, duhet gjetur një formulë në të cilën sovraniteti dhe internacionalizmi ndërlidhen për të forcuar Aleancën.

Siguria ndërkombëtare nuk duhet të dobësohet nga largimi i shteteve të tilla si Polonia dhe Turqia për shkak të mangësive të tyre demokratike. Këta dy aleatë janë jetikë për sigurinë kombëtare të SHBA, pasi ata përballen drejtpërdrejt me një Rusi ekspansioniste përgjatë kahut lindor të NATO-s.

Politik-bërësit amerikanë duhet të shqyrtojnë nga afër historinë bashkëkohore. Ndërsa demokracitë europiane në zhvillim hynë në BE dhe të tjera u përjashtuan, dolën në sipërfaqe çështjet e sovranitetit, kulturës, identitetit, traditës, fesë dhe kujtesës historike. Në të njëjtën kohë, të dy gjysmat e Europës u puqën për sa i përket partizanizmit, polarizimit politik dhe mosbesimit ndaj institucioneve ndërkombëtare që duket se impononin uniformitet.

Supozimet se integrimi në BE do të zvogëlojë dallimet kombëtare dhe do të krijojë një identitet pan-europian u vërtetua se ishte iluzion. Në të vërtetë, kujtesa historike e projektit komunist për zhdukjen e identiteteve kombëtare dhe krijimin e “njeriut socialist” uniform jehon në euroskepticizmin e sotëm.

Janë të përhapura perceptimet se “burokracia e Brukselit” kufizon sovranitetin e vendeve anëtare dhe imponon politika që minojnë vlerat tradicionale.

Vendimi i “Brexit” i Anglisë ishte një reagim ndaj perceptimeve të tilla rreth BE-së dhe, në 2021, Europa do të zbulojë nëse pandemia dhe përçarja ekonomike që rezultoi prej saj do ta dobësojnë apo forcojnë projektin BE. Në pak vite në vijim, gjithashtu, do të shihet nëse shtetet e mbetura të Ballkanit Perëndimor do të mirëpriten si anëtarë të rinj apo do të shtyhen tej për një kohë të pacaktuar.

Në mbarë Europën spektri politik tradicional të majtë-të djathtë është bërë më pak i qartë, pasi partitë e reja ndërthurin politika si prej ideologjive të majta ashtu edhe prej atyre të djathta. Për shembull, parti qeverisëse si “Ligj dhe Drejtësi” (PiS) e Polonisë përziejnë një program ekonomik shpërndarjeje të majtë me një platformë shoqërore konservatore të djathtë.

Ndarjet shoqërore, ekonomike, kulturore, urbano-rurale dhe ndër-rajonale janë rritur e pabarazitë ekonomike janë zgjeruar në pothuajse të gjitha vendet. Në të njëjtën kohë, nacionalizmi, populizmi dhe tradicionalizmi janë ngritur si mburoja kundër ndryshimit të shpejtë dhe humbjes së mundshme të sovranitetit kombëtar.

Mjaft formacione politike kanë shfrytëzuar konfuzionin dhe frikën në disa vende të Europës Qendrore e Lindore, duke u përfshirë në “kapjen politike të shtetit”, përmes së cilës ata përpiqen të kontrollojnë institucionet kryesore, t’i japin formë shoqërisë sipas imazhit të tyre ideologjik dhe të vazhdojnë sundimin e tyre me zgjedhjet e ardhshme.

Kjo prirje autoritare, që pikaset veçanërisht në Hungari dhe Poloni, ka për qëllim të sigurojë mbikëqyrje më të madhe të ekzekutivit dhe parlamentit mbi sistemin ligjor dhe masmedian. Kjo, gjithashtu, është e dukshme edhe në disa shtete të Ballkanit, përfshi Shqipërinë dhe Serbinë.

Baraspesha midis rregullave demokratike dhe ambicieve politike vë në provë qëndrueshmërinë e institucioneve kombëtare dhe i njëjti proces është vënë re edhe në Shtetet e Bashkuara.

Vendet e Lindjes së Europës tashmë e kanë treguar forcën dhe qëndrueshmërinë e një shoqërie civile demokratike. Nëse ata kanë qenë të zotët ta mposhtnin totalitarizmin komunist, atëherë ata janë më se të aftë të kapërcejnë autokratët aspirues vendas.

Një ndërhyrje e jashtme e vrazhdë për të promovuar demokracinë duke përjashtuar qeveri të caktuara nga samitet e demokracisë ose iniciativa të tjera Perëndimore thjesht mund të përforcojë vendosmërinë e nacionalistëve dhe populistëve dhe të rrisë polarizimin e brendshëm.

Kjo gjithashtu do t’i ofrojë mundësi të reja Moskës për të rritur ndasitë midis shteteve të NATO-s dhe për të depërtuar në strukturat e tyre politike. Dhe atje ku sovraniteti minohet, demokracia prishet më tej dhe siguria ndërkombëtare vihet në rrezik.

 

——

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Share This Article
9 Comments
  • “Presidenti Joe Biden do të përballet me një provë thelbësore në balancimin e promovimit të demokracisë amerikane dhe sigurisë trans-Atlantike. ”

    Natyrisht, vete Biden E KA MARRE PERSIPER ME E BA POLITIKEN E VENDIT TE VET.

  • Amerika eshte e perca si asnjehere me pare.Ne permasa globale kultivohet dukuria e mohimit te fitores se kundershtarit ndihmuar nga teorit konspirative. Kjo behet perditshmeri sidomos ne ekstremin e djathte qe ne te ardhmen mund te shkaktohen kriza te pariparueshme,per demokracit e brishta.

  • Demi qe beri Donaldi do 20 me 30 vite te harrohet ose te pakten te sfumohet.
    As Lufta e Vietnamit nuk i ka bere kaq dem demokracise amerikane.
    Edhe sikur te fitonte Donaldi ,veçse do thellonte perçarje e asgje te mire sdo bente ,perveçese luftimit te Covidit me klor.
    Djallezisht Donaldi i la Biden nje Amerike te perçare dhe gjithcka nga ky idiot – monster ishte e studiuar.
    Biden i duhet te merret dhe me humbesit ,te cilet nen efektin Donaldo – Konspiracion do ndjehen te “kercenuar” nga Biden e do bejne gjithçka per te vazhduar gjendjen e “luftes” qe Donald idioti e filloi qe oren e pare si president.
    Varet nga Partia Republikane se ç’politike do ndjeke per te asgjesuar Trampizmin si ideologji dhe nga Biden si do fitoj zemrat e pjeses se moderuar republikane.
    Cdo popull ka momente te keqija .Gjermanet e paten me Hitlerin ,Italianet me Musolinin ,greket me Agimin e Arte .Kuptohet qe Trump nuk krahasohet me diktatoret ,por tek shikoja gezimin e tij pervers per ngjarjet ne Capitol ,mendoj se nga ky idiot – egocentrik – narcist ,mund te presesh gjithcka .

    • Mund te me thuash cfare beri te keqe Donald Trumpi brenda 4 vjeteve me shume se sa:
      1 Rriti ne nivelin me te larte qe mbahet mend ekonomine,
      2 Uli papunesine ne 2.7% qe nuk ka enen asnjehere kaq e ulet (praktikisht zero papunesi).

      3. Rriti forcen ushtarake te SHBA ne nivelin me te larte.
      4. Eliminoi shfrytezimin kinez te Amerikes me reformen e tij ne tregetine me Kinen.
      5. Rriti te ardhurat mesatare te zezakeve me 9% dhe te hispanikeve me 12%.
      Te lutem me trego ato te keqija qe i di ti e jo une qe jetoj ketu ne SHBA (jo sllogane te paprovueshme te lutem).
      Ne jemi produkte dhe viktima te mediave liberale qe sundon sot ne bote.

      • Saktesisht te njejtat justifikime perdornin dhe idhtaret e Musolinit dhe Hitlerit ne fillimet e diktatures se tyre.
        Ja fut kot per rritjen ekonomike me te madhe ne historine e U.S.A ,se di nga i merr shifrat por uroj jo nga Sara Palin.
        Ndoshta ke provu luftimin e Covid me klor (formule trampiste kjo)e prandaj ke kete llogjike proTrump
        Taksat u ulen per te pasurit….p.sh. idhulli yt pagoi ne 2016 dhe 2017 vetem 260 $ taksa dhe kete e quajti levizje gjeniale….bukur kjo besoj.
        Po ky idhull ka 30 çeshtje gjyqesore te hapura per mospagesa taksash nder vite….nuk e besoj se nuk e di.
        Eshte presidenti i pare ne U.S A qe nuk ka bere sherbim ushtarak….gje e cila eshte e shenjte per amerikanet.
        Ka patur dhe me pare aludime per mosnjohje zgjedhjsh si p.sh. Niksoni kur kandidoi perballe Kenedi .Diferenca ndermjet tyre ishte vetem 70 mije vota ne rang kombetar.Por nuk guxoi te bente nje hap te tille se e keshilluan qe do krijosh precedentin.
        Por kere palaçon tuaj kush ta keshilloj…Ivanka ,Melania apo dhendri ose djali ??
        Edhe Al Gore kishte dyshime mbi zgjedhjet por u mor me gjykatat dhe vetem me gjykatat .Nuk mblodhi turma para Capitol.
        Jeni budallalleps ju shqipot e Amerikes .Ndoshta keni nostalgjine e Hoxhes.
        Por te duash Trump eshte njesoj sikur te urresh njeriun dhe llogjiken
        Te mos i hyj bisedes per median liberale dhe si fitoi Trapi ne 2016….ska mundesi ta dish !@

  • O Jonuz!
    Ku e ke gjetur ( apo kush ta ka thene ) se komunizmi ka pasur ndonje ” projekt per zhdukjen e identiteteve kombetare ” ?!
    Mos ke filluar te shohesh enderra ne diell e3dhe ti si ca antikomuniste pa koke ketu tek ne ?
    Mjerim i madh.

    • Komunizmi qellimin kryesor ka pase zhdukjen e kombeve,por me pare emancipimin e tyre dhe pastaj shkrirjen e tyre vullnetare.Ne BRSS,ishte ne krijm kombi sovjetik ne YU,kombi jugosllav.Kete e nderpreu nacionalizmi dhe shovenizmi rus dhe serbe qe qoi ne lufte tepergjakshme,e cila mori karakter nacional dhe religjioz sidomos ne YU.

  • Komunizmi shqiptar, ne saje te Enver Hoxhes dhe pas vitit 1960, beri te kunderten. Ai ishte nje komunizem nacionalist, por doktrina e Marksit e komunizmit integral e kerkon ate si dicka esenciale..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *