Pengmarrësit dërguan video dhe kërkuan 1 milion dollarë. Pas 22 vitesh hetimi, drejtësia dorëzohet. Gjykata pushon dosjen për biznesmenin Koço Dado

J L

Rrëmbimi i biznesmenit të njohur Koço Dado në 8 qershor 1998 është një nga historitë më të bujshme kriminale ndër vite.

Kjo dosje e hetuar, e pezulluar dhe e qarkulluar mes institucioneve të ndryshme, tanimë është një histori e mbyllur edhe zyrtarisht, një tjetër dështim i organeve tona të drejtësisë.

Një vendim i Gjykatës së Tiranës javën që lamë pas deklaroi pushimin e hetimeve me kerkesë të prokurorise së Tiranës. Ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda ia kishte deleguar hetimin e rrëmbimit të Koço Dados, prokurorisë së Tiranës.

Prokuroria vlerëson se kanë kaluar më tepër se 20 vite dhe ky qëndrim i prokurorisë mbështetet dhe nga gjykata e cila thotë gjithashtu se për shkak të kohës së konsiderueshme që ka kaluar dhe mungesës së provave, çështja “është parashkruar”.

Grupet kriminale më të njohura të asaj kohe, protagonistët e krimit në vend  rezultojnë të skeduar, të përgjuar dhe të vëzhguar. Por në përfundim drejtësia u dorëzua dhe nuk mundi të zbardhë rrëmbimin e Koço Dados dhe as autorësinë e atyre që hodhën eksploziv  në banesën e tij gati katër muaj pasi 45 vjeçari  ishte marrë peng.

Një serial veprimesh hetimore  të urdhëruara në kohë të ndryshme nga prokurorë të përgjithshëm dhe shefa kundër krimit të organizuar rezultuan të pafrytshme.

As ekspertiza e letrave që u përgatiten nga rrëmbyesit për të   udhëzuar familjen e tij se ku duhet t’i dorëzonin paratë, as tre kasetat ku ishte filmuar pengu nuk shërbyen për asgjë.

Pamje nga video

Koço Dado u rrëmbye mbrëmjen e 8 qershorit në afërsi  të ish ambasadës  në rrugën Qemal Stafa, pasi kishte përfunduar mbledhjen e shoqatës së biznesmenëve shqiptare. Katër rrëmbyes u afruan me një  mjet  tip Ford, njëri prej tyre  i vendosi pistoletën personit që gjendej nën shoqërinë e Dados, duke i thënë ndal policia.

Siç pohojnë dëshmitaret, fjala e fundit që mundi të thotë Koço Dado përpara se të merrej forcërisht ishte pyetja ‘Çkeni me mua?’. Ndërsa më pas pas njëri prej tyre i vendosi një kapuç në kokë dhe dy të tjerë e goditën derisa e futën në automjet.

13 vjet pas rrëmbimit, në dhjetor 2011, Gjykata e shpalli biznesmenin të vdekur me kërkesë të familjes.  Suzana Dado ka rrëfyer se deri dy muaj pas rrëmbimit të bashkëshortit të saj në qershor 1998 në Tiranë, kishte marrë telefonata anonime dhe kaseta filmike.

Ndërsa Nikolla Dado, vëllai i biznesmenit të zhdukur, është shprehur se për rrëmbimin e të vëllait kishte folur edhe me ministrin e atëhershëm të Mbrojtjes. Sipas Nikolla Dados, ministri i kishte thënë se problemi nuk ishte një bandë kriminale, por struktura të organizuara të shtetit.

Deklaratat në fjalë janë dhënë në Gjykatën e Tiranës gjatë shqyrtimit të kërkesës së Suzana Dados për shpalljen të vdekur të biznesmenit Koço Dado.

Në filmime paraqitej biznesmeni në gjendje tejet të rënduar fizike, duke pohuar se bashkëpunimi i familjes së tij me policinë kishte vënë në rrezik jetën e tyre dhe të tijën. Në komunikimet telefonike grabitësit patën kërkuar sasinë e një milionë dollarëve në këmbim të lirimit të biznesmenit.

Share This Article
26 Comments
  • E ka rrembyer vete familja.
    Polici e paafte dhe e korruptuar.
    Ka ndodhur edhe me nje biznesmen tjeter e njejta gje.
    E vrane ne dere te shtepise, biznesmen gipsi. Gruaja kishte organizu gjithcka.
    U pallua edhe me drejtorin e Pol edhe me prokurorin me pas, e din familjet

      • Ja dhe nje kokeloqe tjeter si puna e BIOMETRI
        nuk e kuptoj si nuk interesohen familjet tuaja
        te gjejne ndonje mjek te zotin se ini me te vertete ne gjendje te Rende

      • O injorant, Boll me propagande idiote .

        Berisha ne ate kohe ishte ne Opozite dhe ne pushtet ishte Fatos Nano. Nano bente ligjin ne dogana, polici, Shik etj

        Nano futi ne polici gjithe kriminelet, dhe me ta bente punet e pista si ne politike edhe ne dogana

        Ky Koco eshte vrare ne kohen kur ishte Fatos Nano ne pushtet ,
        dhe te gjithe tregetaret ne ate kohe thoshin se ” Fatos Nano me njerezit e tij ka rkijaur monopolet e cdo malli qe hyn ne Shqiperi”

        Ndaj nuk ka diskutim fare se kete Kosocn e kane vrare klani i Fatos Nanos
        Klani i Nanos, shkonin dhe kercenonin gjithe tregetaret , te cilet nuk ishin pjese e bandes se tyre …..

        Nano eshte njeriu me kriminal ne hisotrine e Shqiperise pas viteve 90-te
        Fatos Nano futi Kriminelet ne Polici, e ne Shik ( si psh kriminelet e Tropojes Haklajt, Kernaja, Salihi , etj, )
        Kete pune e beri ne te gjithe rethet e Shqiperise

    • Koco ka qene nje njeri i perkryer, pedagog ne fakultetin e inxhinierise se ndertimit, merrej me biznesin e kafes, u prefsh ne paqe miku i jone

      • Te prefte perendia ditet o historian, meso shqip, i thone u prehsh ne paqe. E dyta, thone qe tamam ai biznesi i kafes e mori ne qafe, se kujt i shkeli ne kallo. Nuk eshte zor te kuptohet per ate qe e di historine e biznesit te kafes ne Shqiperi ne ate fillim. Ti si historian i pretenduar duhet ta dish.

        • Shqipen e di shume mire dhe ju faleminderit per korrigjimin, ishte vetem nje lapsus daktilografik. Koco asnjerit nuk i shkeli ne kallo, bente nje tregeti te ndershme, mbrenda mundesive te tija por mbeti viktime e krimit ose me sakte e situates kriminale te atyre viteve, situate te cilen e krijoi Sali Berisha

        • Sa idiot që je! Në majë të gjuhës mallkimin dhe për çfarë… Por s’ke faj, je garip internet ti! Të dhëntë Zoti mend, se pëllumbat të kanë fluturuar!

    • Historia e tije te con pas ne kohen kur shteti brutal serb qe perkrahej ne lloj-lloj menyrash nga krimbat e tije ne shqiperi kishen masakruar dhe perzen nga vatrat e tyre 1milion shqiptare. Koco Dado ka qene nder tregetaret e pakte qe organizoj ndihma te jashtezakonshme ne kete kohe fatkeqesie per kombin tone. Pikerishte kjo atdhetari e tije ne kete kohe ligesie eshte e verteta e kesaj pengmarrje. Ky ishte nje REMZI HOXHE i dyte. Kalimi i hetimit ne pengmarrje hajdutesh eshte zyrtarishte mosdashje te daljes se vertetes. Agjentura SERBE me 99% shqiptare nga ata te thekurit “e duam shqiperin si evropa” duke kethyer ate ne Kandahar apo ajo fara e eger e “antikomunisteve shqiptare” qe ulurasin cdo dite te rrembejme armet per “demokraci” eshte e vetmja pergjegjese e masakrimit te ketij atdhetari ne ditet me te veshtira te kombit tone. Kjo nuk eshte ceshtje hajdutesh sic zyrtarisht mbyllet por, nje ceshtje atdhetarie ne nje shtet ku, TRADHETIA hapur shitet per “ATDHETARI” ku kriminelet hapur kthehen ne HERONJ”.

  • Do te mbyllen gjithe dosjet e vjetra pa fajtore.Reforma ne dreqesi dhe Aspaku tregojnese Jane duke krijuar nje shtrat te rehateshem per krimin dhe korrupsionin

  • Jane Gjykata apo WC te Shqupit, si mund te mbyllet nje krim makaber dhe vrasesit te jene te lire????
    Ne bote edhe sot e kesaj dite kerkohen kriminele te Luftes se Dyte Boterore n.q.s. ka mbetur ndonje gjalle i harruar ne Ameriken Lataine, ne vendet Parendimore ceshtjet e vrasjeve dhe te zhdukjeve nuk mbyllen asnjeher, jane zbuluar edhe kriminele te cilet kane bere vrasje ne vitet ’70-’80 te shekullit te kaluar.
    Kjo eshte REFORMA ne PADREJTESI.

  • Sa per sqarim .E njoh qe ne gjimnaz Koco Dadon ,e kam patur shok,ndoshta une jam me i ri ne moshe .Nje djale me principe , i embel dhe shume qytetar ,i qete dhe e mbaj mend vetem duke qeshur ,nuk u nevrikoste as edhe nje here .E kam takuar per here te fundit ne shkallet e gjykates se Tiranes ,rreth nje muaj perpara se ta rrembenin .Nje pishman e kam ,ndoshta po te me degjonte me mire mua ,cfare biseduam edhe mund te ishte gjalle ..Nuk jam filozof ,jo jam nje njeri normal ,por me qe me kishte rene mua ne kurrizin tim ,ja tregova Kocos kete histori ,kondra meje nga mafja shteterore .Ja biseda e ime me Koco Dadon rastesise ate dite te fundit .Kam prure ne shqiperi nje tral me mall nga perendimi ,per tregeti ne shqiperi .Direkt nga fabrika dhe me letra te regullta .Mbasi mbarova pune me letrat ne dogane ne shkozet ne ate kohe ,me thote doganieri ,nuk e njihja fare ne ate kohe ,tani e kam mik dhe e meriton respektin tim , mbarove pune tha doganieri ,lere tralin te ike vete ne magazinen tende ,por do kishja deshire te pinim nje kafe bashke .Trali u nis ne magazine vetem me shoferin e tralit ..Sinqerisht me dogji ,e natyrisht me interesoi .U ulem ne kafe ,dhe une vete bera porosine tek kamarieri ,porostita pervec kafes edhe limonade .Biseduam dhe kapa vetem nje moment nga ky doganier vetem nje gje ,nga te tjera muhabete boshe .Te lutem mos ma mer per te keq ,ske per te fituar ,sdo te heci ,ben mire ta lesh kete pune e kete tregeti .Mos haro me tha doganieri .Zeri i ketij doganieri ,nuk ishte dhune, por ishte ze miresie ne ton ..Kur erdhi puna te ndaheshim une ngula kembe te paguaja ,por doganieri i nevrikosur e pa me inat kameriern dhe njiheshin me njeri tjetrin ,meri leket e mia ,tha me ton doganieri ,une do paguaj ,une e ftova kete zorteri ,mos e zgjat .Doganieri si princip pagoi .Me fal se po e zgjas ,por mbasi dola dhe kalova doganen ,nja nje kilometer me tutje ,me parakaloi nje benx merxedes ,ishte tip Xhipi ,ishte komplet i ri dhe besoj ishte me porosi ,skishja pare nje model te tille .Por me nxoren nga dritarje ate shenjen ndalo ,tamam si te policise .Ishin dy djem te rinj civile me kostum ne benx .Te lare te rruar si princa .Por une e pashe se ky benx ishte pa targa nga mbrapa .Ndalova makinen time qe ishja i vetem ne makine ,e me ironi ula koken me ironi perpara per te pare dhe skishte as perpara targa , qe do te thote direkt ,o rrugace te mafjes ,qe udhetoni ne rruge shteterore pa targa , dhe jeni kondra ligjit ,me cte drejte me ndaloni .Te qete keta djelmosha me thane pa me ofenduar ,kesaj radhe po te leme ,por po prure tralin e dyte jo ti personalisht je i vdekur ekzekutohesh ,por familjarisht .Lidhjen per nje here e bera ,sdonte zgjuarsi ,mu kujtua doganieri ,qe indirekt me dha sinjalin .Ku me vone e takova dhe kur me njohu mire ne karakter mu hap .Ne ne dogane ,kemi per cdo turn nga nje fuks ,ku lajmeron mafjen lart ,kush prish e na konkurron monololet ,qe mezi po i ndertojme vete per interesat tona ???!!Ky muahbet e be me Koco Dadon tek shkallet e gjykates ,bile une i thashe jo per frike ,por per te deskritituar mafjen politike, qe kane uzurpuar me dhune te gjitha monopolet , me keqeardhje edhe sot e kesaj dite ne nuk kemi treg te lire ne shqiperi .,i kam shkuar ne zyre te nesermen ne ate kohe ,shefit te amb te europes ,sic eshte sot Soreka ne kete post .I hyra ne zyre ,gjuhe te huaj per fat te mire di te flas dhe ai me degjoi ,me perkedheli me “kulture ” krahun e djathte duke me thene ,per keto gjara po punojme dhe me kalimin e kohes cdo gje do regullohet .Nuk ma tha fare si quhesh ,e jo ta merte ne shenim emrin tim .Ishte bere komlet si zyrtar shqiptar .Ika i mbylla deren ,dhe direkt pa i trokitur i hapa deren e zyres se tij duke mare ciper kompjuterit te tije nje leter A4 ,pa e pyetur ,e ne menyre ofenduese dhe demostrative ,shkrova me stilokalemin e tij , per cfare me kishte kercenuar mafja shteterore me rrugacet dhe ushtaret e saj ,me benx pa targa e mbi kercenimin per vdekje ,e deri direkt kuptohet monopolizimi e tj e tj Vere firmen i thashe me ton ,skishte as edhe nje shanc ,se ai i di shume mire ligjet e perendimit si edhe une ,e firmosi , u be qull ne djerse .Hyri ne valle ,se po te me gjente mua ndonje gje ,ishte cdo gje me shkrim ,dhe ai do denoheshe me ligj ,por gjithe jeten nuk do punonte si dipllomat por ne ndertim ti binte qylykut .Sinqerisht nuk e bera prej frikes ,jo , por per te deskritituar mafjen shteterore ,dhe dihet ai Dipllomati nga frika se kishte vene firmen ,e kerkuar vete nga une me detyrim percaktim e ka luajtur telefonin minimumi ministrit te jashtem e pastaj shkon lajmi deri te kryeministri .Ja tregova Koco Dados komplet kete histori ,ndoshta indirekt e pa dashje per ta ndihmuar ,sinqerisht instiiktivisht ja tregova ,jo qe te ruhesh o Koco ,por per ti thene shikohe kush na drejton ne ne politike e tj .

    Dihet , me falni qe ju cava koken me kete carcaf qe shkruaj ,une gjithmone qe ne fillim kam qene pesimist per mos zbardhjen e ceshtjes te shokut tim te vjeter Koco Dado .Eshte vete ne tave mafja shteterore , e jo karrema te vegjel private e kjo eshte e tmershme e fikeshme .Kurre nuk del ,kjo eshte dhune direkt me mare monopolin e kafes ,e jo per venie gjobash ,se smeret mafia lart per gjoba ,po i intereson vetem monopoli i kafes .Dhe nuk jam interesuar ,kush e luan kafen ne shqiperi te importit ,dhe kush nga partite e ka kete monopol ,qe per mua edhe mund te zvogelohet diametri ,po te kete predispozite prokuroria e dhjere dhe e kapur peng nga politika .Kjo eshte historia dhe takimi i fundit me shokun time model KOCO DADON .Gjithmone e kujtoj te ndjerin .Mafja brutale shtetrore i mori jeten ne kulmin e viteve te moshes se tij .

    • Po mire atehere ka qene viti 1998, dhe ne pushtet ishte Fatos Nano,
      dhe pikerisht ne kohen e Nanos thoshin, tregetaret se ai po ktijonte monopolet e co lloj malli qe hynte ne Shqiperi

      Pra, kuptohet qe jane klani i Fatos Nanos, se Nano punonte me kriminelet si ne Polici, Dogane, e kudo

  • e kane vrare shqiptaret,..shume e thjesht vesi i tyre me i cilesuar , c rendesi se kush ter jeten e krijimit te tyre kane vrae njeri tjetrin kjo e dokumentuar qe ne kohen e luftes se trojes, po te njetat fise pellazge duke vrare njeri tjetrin deri me sot ,…..nuk kuptoj kush cuditet vrasja prapa shpine eshte identiteti jone kombetar nuk rojme dot pa te e kemi ne te gjitha nivelet shoqerore duke filluar qe nga politika deri ne baze ku vrasim dhe grate

  • Kjo dosje nuk duhet te mbyllet nga drejtesia e kapur prej fyti nga politiqaret .Eshte shume e kollajte per tu verifikuar ,kush e beri . Kohen e rrembimit te Koco Dados e dini ,ju o prokurore ,dhe mbas kesaj date kush nga deputetet ka mare importimin e kafes ne rang republike eksluzivitetin ,ja ku e kini nje fakt shume te sakte e kokeforte .Cohu more Enver nga varri cohu ,ta gjesh vrasesin ,kriminelin qe shkateroi jeten e familjen e te ndjerit Koco Dado. .Na bete me lavderuar jashte deshires tone Enverin tuaj ,o plitikane te sotem .

  • Ceshtja e biznesmenit patriot Koco Dado u mbyll per faqen e zeze te Pushtetit Gjyqesor ne Shqiperi per shkak se Drejtesia eshte zaptuar nga Agjentura Serbe ne Shqiperi. Sa per kujtese, kryetari i Shoqates se Biznesmeneve te Shqiperise, Koco Dado, u rrembye dhe u masakrua dy dite pasi deklaroi ne TVSH se do te ndihmoje UCK per clirimin e Kosoves nga zgjedha shoviniste serbe me 1 milion dollare. Une qysh ate nate kur e degjova deklaraten e tij pata nje ndjenje ankthi per jeten e atij njeriu te ndershem dhe patriot….

    • Kjo qe thoni eshte e vertet une jam kushurira e 2 e tij dhe keto i kemi degjuar ne familje nga te afermit tane, se ne kishim vite qe ishim larguar nga Shqiperia. Koçua ishte njeri patriot dhe deklarata e tij ne TVSH per te ndihmuar ceshtjen e Kosoves, ishte nje goditje e madhe per antishqiptaret brenda dhe jashte atdheut. Kjo dosje nuk duhet te mbyllet, do ishte perseri nje vrasje tjeter.

    • Mafia ne shqiperi u ngrit nga nderkombetaret dhe ka pater dhe ka mbeshtetjen e tyre.Ti leme menjane diegiet dhe shitjen per nje cope bike te tries kombetare,letrat me vlere qe ju shperndane populist por te kujtojme piramidat,thyerjen e embargos,shkaterrimin e ushtrise shqiptare dhe armatimit te saj qe u bene me bekimin e perendimit ne interest te Serbia dhe greasier.Per mbi 100 vjet shtet shqiptar perendimi na ka Peru Zurich dhe coptuar.Na ka perkedhelur duke na kafshuar.
      Sot shqiperia eshte e mbytur ne borxhe pa qe even ne gjendje te mbaje e mbroje veter.Me nje industri baxhosh dhe nje ushtri krenare qe ka gjenerale shame dhe pushke pak.
      Me Serbine Be eshte gati te fill one bisedimet.Kosoves I mohohet levizja e lire.Shqipërisë I mohohet haphazard e bisedimeve ndersa mafia politike shqiptare I ka violate ne Europe
      Me sevilizmin ndaj perendimit na duken pordhet Greco serbe si arome trendafili

  • Krime të tilla nuk mbyllen, nuk ka e nuk mund të kete kod penal që i mbyll.
    Ministria e Drejtësise, Inspektoriati a c’dreq quhen, duhet të kerkojne anullimin e vendimit,dhe komplotistet, dmth prokurori- gjyqtari- sponsorizuesit ( vrasesit, porositesit dhe mbrojtesit e tyre në qeveri a ne parlament), duhet të hetoen.
    Qoftë edhe pas 100 vitesh. Apo 1000.

  • C’a bohet ,duhet te jesh sylesh qe kerkon t’ja vesh fajin SHQUP-it kur biznesmeni u rrembye ne kohen kur qeveriste Nano dhe gjygji u mbyll kur qeveris Rama me reformen e tij.Nuk e kuptoj ku hyn SHQUP-i ketu !

    • Eshte mesazhi se vetingu eshte fasade
      Eshte mesazhi se tradhetia eshte morali i politikes
      Eshte mesazhi se motivi i sulmeve monstruoze ndaj Vepres se Enver Hoxhes,eshte antishqiptarizmi qe sot ka marre qytetarine e politikes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *