Makutëria!

Ornela

Ka vuajtur dhjetra shekujt,
dhe do vuajë njerëzia,
gjersa në të njëjtën rrugë,
ecën dhe makutëria!

Them se është makutëria,
porsi drogë dhe farmak,
njeriu krejt si padashur,
e fillon pak e nga pak!

E kërkon pak e nga pak,
po më pas nuk fle me gjumë,
nuk njeh kufi dhe cak,
se kërkon shumë e më shumë!

Nuk ndalet makutëria,
kërkon tjetër edhe tjetër,
s’të shpëton as perëndia,
po mbete në atë kthetër!

Çdo makut është i përshtirë,
ndonjë mund ta njihni vetë,
por ai kthehet në mynxyrë,
nëse ka dhe pak pushtet!

Nëse ka edhe pushtet,
s’është gjë mortja dhe tërbimi,
për të shtuar pasurinë,
s’ndalet asnjë para krimi!

Nëse njeh makutërinë,
sheh gremina të mëdha,
sa është pak që me shejtanin,
të pish gjak, të bëhesh vëlla!

Makutëria nuk ngopet,
ta kthejë vendin në varrezë,
në greminën njerëzore,
është gremina më e thellë!

Makutëria nuk ngopet,
me para dhe me pushtet,
si Klitgordi i lashtësisë,
ajo ha dhe bijtë e vet!

Nëse mendjen vrisni pak,
mos thoni: “S’i kemi hasur!”,
se makutët te ky prag,
vite shumë i kemi pasur!

Jam vërtet i mrekulluar,
si kurrë s’kam qenë më parë,
se lexoj e mbaj në duar,
me të vërtetë një thesar!

Katër vargje-jo më shumë,
por katër margaritarë,
këto shtigje ku shkoj unë,
janë hapur shekuj më parë!

Katër vargje për makutët,
mrekulli me të vërtetë,
për kusarët dhe harbutët,
parazitët në pushtet!

“Të ngrefosur nëpër Frona,
parazitët janë gjithmonë,
me duart në xhepat tona,
me dhëmbët në mishin tonë!”

Ky qe sot gëzimi im,
nuk i dinim, por i dimë,
poeti është anonim,
por vargjet janë ulurimë!

Share This Article
4 Comments
  • Kjo Makuteria qe thua o Benko sot,
    ka emer Edi Ram, Timonieri rilindjot,
    se Timonier pra ka Timon edhe Tepsi,
    keshtu e quan pushtetin ajo mendje tij,
    fjalen pergjegjesi ai kurre s’ka kuptuar,
    se eshte qe ne lindje nje i degjeneruar,
    Makuteria e tij kete popull e ka varferuar,
    po Benko e ka te ndaluar per ta pranuar!

  • Kryeministri Qeverisjen e koncepton si Pazar.
    Prandaj termat Tepsi dhe Timon per te ishin aq familjare.
    Nuk ka asnje personalitet ne qeveri.Asnje Teknicien te Fushes.
    Cfare demi do ti kushtonin Shqiperise personalitete te Diplomacise,shkences si Shaban Murati, Pellumb Xhufi,Paskal Milo,si ministra te jashtem.
    Ky vete emeron nje kukull mashkull qe di vetem te buzeqeshe,,As sot nuk e mora vesh Bushatin cfare ka biseduar tre vjet me radhe sa ne Krete sa ne Korce per ceshtjen e Detit me Greqine.Si nuk foli njehere shqip ky njeri???Ai femija nga Kosova qe lexonte libra eshte me i pafajshmi ne kete pune,se ai hapte deren,mbyllte deren,as pyeti,as e pyeten.
    E ka mbushur kabineten me yzmeqare,.
    E ka kthyer Kryeministrine ne Haremllek.
    Ka tre vjet qe nuk ben mbledhje te keshillit te ministrave.
    I vetmi minister qe i rezistoi te gjitha restauyrimeve eshtre burri i gruas se trete.

  • “Gjiton m.ti, gjiton k.ka”,
    Je një pis, të rëntë flaka!
    Pa logjikë, nuk di çfarë flet,
    Injorant, medet, medet!
    Je një sharës shumë banal!
    Je një ndyrësirë e gjallë,
    Mjerë shkolla, që të ka parë!
    Debil, që lapsin ke marrë,
    Si fëlliqësirë s’ke të sharë,
    Shkarravit dhe qelb dynjanë.

  • Pensionist me nje fjalor te tille nuk besoj se gjen gjekundi por ti duhet te jesh djali apo vellai i timonierit per nga baba.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *