Rënie e rasteve të reja dhe rritje e numrit të viktimave nga COVID-19 në Itali në 24 orët e fundit

time

Shteti italian, njofton se në 24 orët e fundit personat e infektuar me COVID-19 janë 12 532, në ulje të dukshme nga dje, kur ishin 18 627, por me shumë më pak testime të kryera.

Ndërkohë jetët e humbura janë 448 ndërsa një ditë më parë ishin 361. Sinjalet madje janë shqetësuese, duke marrë parasysh se raporti testime/pozitivitete është rritur sërish.

Rastet aktive në mbarë vendin janë 575 979 dhe që prej datës 27 dhjetor kur nisi fushata e vaksinimit në shtetin fqinj janë bërë 643 219 vaksina anti-COVID.

Sakaq, rajoni më i goditur është Emilia Eomagna, me 1942 raste, e ndjekur nga Veneto me 1715 dhe Sicilia me 1587.

h.b/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *