FBI ka paralajmëruar se po planifikohen protesta të armatosura në të 50 shtetet e SHBA-së dhe në Uashington në ditët para inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden.
Kjo gjë ka ngjallur frikën për më shumë gjakderdhje, pas rrethimit vdekjeprurës të javës së kaluar në Kapitolin e SHBA. Një buletin i brendshëm i FBI-së paralajmëroi se, që nga e diela, protestat mbarëkombëtare mund të fillojnë këtë javë dhe të shtrihen deri në inaugurimin e Biden më 20 janar.
Zyrtarët thanë se hetuesit besojnë se disa nga njerëzit janë anëtarë të disa grupeve ekstremiste. Sakaq, zyrtarët nuk janë të autorizuar të flasin publikisht dhe folën me Associated Press në kushte anonimati.
“Protestat e armatosura po planifikohen në të 50 shtet nga 16 janari deri në 20 janar dhe në Kapitolin e SHBA-së nga 17 janari deri më 20 janar,” thuhet në buletin, sipas një zyrtari.
Gjenerali i ushtrisë Daniel Hokanson, shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare, u tha gazetarëve të hënën se Garda po monitoron situatën në të gjithë vendin.
h.b/dita

Saliu me terroristet turkoshake kane 30 vjet qe org dhe djegin vendin e institucione dhe se rrune njeri….
Dhe kanadezi visho ajazi qe duhej te zbulonte si fbi,bashkepunonte me terroristet dhe si shperblim u gradua,pas shume e shume akuzash.
Filloi shperberja e amerikes