Hyrje për historinë e një krimineli të pafytyrë
Xhevdet Shehu
Ky rrëfim për historinë një prej kriminelëve më famëkëqij gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri është sa real, aq dhe tronditës. Isa Toska, edhe afro 80 vjet pas ikjes nga kjo botë, mbetet një nga fytyrat më kriminale të historisë shqiptare, sidomos të asaj të Luftës së Dytë Botërore. Ai ka kryer krime të pashembullta dhe të përbindshme ndaj popullsisë së pafajshme civile në Mallakastër dhe Myzeqe, duke u krahasuar me kriminelë si Halil Alia, Hamit Matjani, Isa Manastirliu, Kadri Cakrani e të tjerë, emrat e të cilëve janë shumë të njohur për së keqi. Ndaj dhe pati një fund të merituar me vrasje me atentat në mes të Fierit në vitin 1943.
Historia e Isa Toskës është një shembëlltyrë e së keqes, pavarësisht se sikurse tregohet në këtë histori që po botojmë rridhte nga një familje me tradita atdhetare të Luarit në Mallakastrën e Poshtëme. Por kjo nuk na habit. Kështu ka ndodhur edhe me familje të tjera të mëdha, si me ato Frashëri, Vlorajt, Vrionët, Vërlacët, Toptanët e të tjerre.
Isa Toska u gradua gjeneral nga pushtuesit fashistë italianë dhe në bashkëpunim me ta, kreu një sërë krimesh që nuk janë harruar edhe sot e kësaj dite. Për më tepër, kur pinjollë të ballisto-zogistëve, bashkëpunëtorë me pushtuesit gjatë Luftës së Dytë Botërore, morën pushtet pas vitit 1990 dhe u bënë ithtarë të një lëvizjeje për të tjetërsuar historinë e Shqipërisë, për të rrëzuar heronjtë që çliruan Shqipërinë dhe për të ngjitur në piedestale antiheronjtë e tipit Isa Toska.
Titulli që i vura këtij shkrimi për Isa Toskën nuk është një metaforë. Është një realitet. I kërkova autorit të shkrimit, drejtorit të muzeut historik të Fierit, i cili merret me shumë pasion me historinë e trevave të Myzeqesë dhe Mallakastrës, që të më dërgonte edhe një fotografi të Isa Toskës. Por, përgjigja që më dha ishte vërtetë befasuese:
– Kam kaq vite që kërkoj që të gjej një fotografi të tij dhe nuk po e gjej dot, më tha Nuriu. Është për të ardhur keq, por ky është fakti. Nuk ka asnjë fotografi të Isa Toskës. Madje po ju them edhe një fakt: Kur e vizitoi muzeun historik të Fierit, ish-Kryeministri Mehmet Shehu, kërkoi të shihte edhe fotografinë e kriminelit Isa toska, pasi nuk e kishte parë asnjëherë për fytyrë. Përgjigja se nuk është e mundur të gjendet asnjë fotografi e tij, e befasoi Mehmetin, i cili pasi u mendua pak shtoi:
– Paska qenë një kriminel i pafytyrë! Ruajuni nga të tillë kriminelë! –tha ai.
Prandaj dhe në hyrje të këtij shkrimi nuk kemi të bëjmë me një metaforë, por me një të vërtetë, sikurse është dhe kjo histori në vijim për Isa Toskën. Studiuesi Nuri Plaku, edhe me cilësinë e drejtorit të muzeut historik të Fierit është përpjekur në vijimësi për të gjetur një fotografi të Isa Toskës, por nuk ka mundur. Ai ka bërë një libër të rëndësishëm për Hysni Toskën, që rastësisht mban të njëjtin mbiemër me Isain, por që është antipodi i tij, një figurë historike me vlera atdhetare, por edhe në këtë rast përpjekja e Nurit ka shkuar dëm. Edhe në Luar, edhe në Varibop ku ka një degë të tij. Edhe në arkivat historike të kohës. Ka gjetur edhe urdhrin e gradimit të Isait si gjeneral nga italianët, por fotografi jo. Edhe kjo e ka një domethënie. Prandaj na duket e pamjaftueshme të vemi këtu edhe fotografinë e ndonjë pinjolli të tij që ligjëron për demokracinë edhe sot e gjithë ditën.
Prandaj dhe ne pranuam ta nxjerrim të pafytyrë këtë kriminel.
ISA TOSKA – JEHONA HISTORIKE E NJE KAPITULI KRIMINAL
Nga Nuri Plaku
Isa Kodhel Toska, është i njohur në historinë shqiptare, si protagonist i kapitullit më të zi të periudhës së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në rrethin e Fierit, atë të bashkëpunimit me fashizmin dhe krimit vëllazëror midis shqiptarëve. Tashmë mbas gati 80 vjetësh, jehona e frikshme e këtij tmerri, vjen akoma me një kumbim të thellë e të dhimbshëm tragjik për të kujtuar midis nesh gangrenën historike të vëllavrasjes. Shkrimi i këtyre radhëve është një thirrje e kujtesës kolektive për të hedhur vështrimin mbi atë pjesë të pashmangshme të së kaluarës son të trishtë, në mënyrë që dhimbjen e saj ta njohim e ta kthejmë në vlerë të re vëllazërore.
***
Krimineli lindi në fshatin Luar, aty nga viti 1905 nga prindërit Kodhel e Vesfika Toska. Gjyshi i tij, Isa Njazi Toska, kur ishte në moshë të thyer, hyri në konflikt me Dervish Minon nga Kurjani për trasferimin e tregut rural të Frashërit (Roskovecit) nga qendra e ku zhvillohej prej dhjetra vjetësh, në tokat e Dervishit të cilat ndodheshin mjaft larg prej aty, në kufirin midis fshatrave Vidhishtë e Luar. Minua pretendonte të vilte taksën e vendit dhe një ditë pazari pagoi tellallin të njoftonte tregtarët me zë dhe daulle. Shumë njerëz e kundërshtuan tellallin por më guximtari prej tyre ishte Isai i cili e detyroi atë të largohej nga tregu. Kjo ishte fyerje e madhe për Dervishin dhe pas mbarimit të pazarit, kur Isai u nis për në shtëpi, ju vu nga pas. Pas një debati të ashpër, Dervishi nxori armën dhe e plagosi rëndë. Isai që nuk e priste këtë moment, i përgjakur siç, ishte nxori rrëmbimthi armën dhe e goditi duke i shkaktuar plagë të lehta. Mbas disa ditësh, Isai vdiq.
Mbas vdekjes së Isait, i vetmi trashëgimtar që mbeti, ishte i biri, Kodheli dhe e bija Meleqja, e cila u martua në fshatin Varibob. Kodheli u martua me Vesfikanë, të bijën e Nexhip Hoxhës nga Vidhishta dhe lindi tre djem dhe dy vajza: Isain, Fasllinë, Njazinë, Nadirenë dhe Bajamen.
Kodheli njihet në histori si një figurë e spikatur e periudhës së pavarësisë në krahinën e Roskovecit e më gjerë. Ai ishte një nga komandantët e grupeve patriotike që operonin në Mallakastër, në zonën e Shpiragut e në Myzeqenë e Fierit në kryengritjet antiosmane të viteve 1911-1912. Sipas dokumenteve të ndryshme arkivore, Kodheli ka marrë pjesë në Luftën antiturke në Cakran në korrik 1911, ka luftuar kundër andartëve grekë në Përmet e Llogara më 1913, në luftën e Godoleshit në Elbasan më 1914, për neutralizimin e forcave të Dervish Biçakut që synonin rrëzimin e qeverisë së Vlorës dhe kalimin e Elbasanit nën juridiksionin e qeverisë së Durrësit, etj. Por kulmin e këtij aktiviteti, Kodhel Toska e ka arritur si pjesëmarrës në Kuvendin e Sinjës mbajtur më 10 – 23 korrik 1912. Emri i tij radhitet midis 49 burrave, komandantë çetash dhe udhëheqës politikë të lëvizjes, të cilët kanë firmosur “Memorandumin e Sinjës”që iu dërgua Stambollit, midis të cilëve; Pandeli Cale, Izet bej Zavalani, Qani bej Dishnica, Iliaz bej Vrioni, Llambi Bimbli, Ferid bej Frashëri, Hajredin Musa Hekali etj.
Është interesant fakti se në këtë kuvend ka marrë pjesë edhe Dervish Minua. Për 23 ditë dy “gjakësit” kanë qendruar së bashku gjatë kësaj periudhe dhe Kodheli e ka fashitur dalldinë e hakmarrjes përballë problemeve më të rëndësishme që kishte kombi. Duhet të kenë ndikuar aty edhe liderët e tjerë për këtë falje të mundshme pasi edhe më vonë Kodheli nuk tentoi të hakmerrej.
DREJT AVENTURAVE KRIMINALE
Ndryshe nga i ati, që ishte një patriot me kontribut të spikatur atdhetar, Isai, mori rrugë të keqe që në moshë fare të re, filloi të bënte prapësira, të vidhte e të grindej me njerëz të ndryshëm duke krijuar probleme të shumta për familjen. Madje bëri bashkëpunëtorë në krume edhe të vëllezërit. Kjo e brengoste të jatin i cili filloi të pinte e të varfërohej. Një rast i tillë ishte edhe grabitja e gjelave të detit të bashkëfshatarit të tij, Rrapo Osmanit, i cili i denoncoi vëllezërit e iu kërkoi, ose të kthenin shpendët, ose të vërtetonin pafajësinë e tyre duke u betuar në xhami. Isai pranoi betimin. Sipas shënimeve të Rexhep Gjiritit që ndodhen në Muzeun Historik të Fierit, “Hoxha, sipas zakonit, u dha një lek ta shkonte secili nëpër gojë e të betohej. Vëllezërit e shkuan lekun tre herë nëpër gojë duke u betuar dhe e hodhën në vendin e caktuar. Kur dualën jashtë, Isai i tha Rrapos; dije se ma ke një borxh! Mbas dy ditësh, njëri nga vëllezërit, Njiaziu vdiq.”
Pas vdekjes së të birit Kodheli filloi të rrënohej dhe pak kohë pas tij, vdiq edhe vet. Pastaj vdiq edhe e shoqja, Vesfikaja. Ndërkohë dy të bijat ishin martuar; Bajamja në Luar tek Nexhat Mehqemeja dhe Nadireja në një fshat të Mallakastrës. Në këtë periudhë, mbas 50 vjetëve, dy vëllezërit morën edhe hakën e të gjyshit, vranë Dervish Minon, i cili tashmë ishte në moshë të thyer. Mbas vrasjes, u arrestuan e u dënuan me burgim, të cilin e kryen në burgun e Beratit. Në burg Isai u njoh me Banush Plykun dhe Naun Kaçakun me të cilin u lidh aq shumë sa bën burazerllëk midis tyre.
Mbas një farë kohe të dy vëllezërit u arratisën nga burgu dhe filluan të bënin jetë endacakësh. Midis aventurave të ndryshme të kësaj periudhe, bëri bujë vjedhja e deshëve të Rexhep Hoxhës nga Rusinja.
Në vitin 1938, vëllezërit shitën një sipërfaqe toke prej 10 dynym të lënë trashëgim nga i ati. Sipas dokumentave arkivore kjo parcelë u shit për 50 napolona flori dhe u ble nga Arshi dhe Taip Toska, të dy nipër të Hysni Toskës dhe komshinj me Isanë. Pas kësaj, Isai u martua me Hasimenë, të venë e Qemal Hoxhës, bashkëfshatarit të tij, i cili kishte lënë dy vajza: Rekon dhe Shegën. Vajzën e madhe Rekon e mori Faslliu për grua dhe të dy u bënë me familje dhe filluan të banonin në shtëpinë që kishte Hasimeja. Ajo kishte si pronë edhe një arë me disa rrënjë ullinj. Tashmë, me krijimin e familjeve të reja, dy vëllezërit braktisën jetën e endacakut dhe u duk sikur ndryshuan për mirë. Por kjo nuk zgjati shumë.
***
Me pushtimin e vendit nga Italia Fashiste, Isai filloi të bashkëpunonte me okupatorët. Kjo dukej në hyrje – daljet kofidenciale në komandën e batalionit “Breneto” e cila që në fillim u vendos në xhaminë e Kumanit. Teksa flirtonte me pushtuesit, në shtator të vitit 1939, ai filloi të krijonte bërthamën e një grupi kriminal me njerëz të diskredituar, gjakatarë e të etur për krime. Pas kësaj filloi të vriste për hakmarrje të gjithë ata persona që ishin ankuar për vjedhjet e bëra. Sipas listës së hakmarrjes, u ekzekutuan në mënyrë barbare njëri pas tjetrit: Rexhep Hoxha nga Rusinja, i zoti i deshëve të vjedhur, Ibrahim Qerimi me të birin, bashkëfshatarë të Rexhepit, pse i kishin parë dhe kishin treguar për vjedhjen e kryer, Rrapo Osmani për hakmarrjen e të vëllait, Njaziut etj. Vrasjet kishin ngjyrime sadiste për kriminelin pasi kënaqësitë e tij arrinin kulmin kur ai i torturonte ata dhe i hidhte të gjallë në përroin e Siqecës, nga një lartësi 40-50 metra, i quajtur “Burimi i Haraçit”. Sipas tregimeve të njerëzve të ndryshëm, krimineli kur nervozohej pështynte tre herë për tokë, duke paralajmëruar me këtë ves vrasjen e një njeriu.
Përgjatë viteve 1940 – ‘42, bërthama kriminale u zmadhua dhe dora – dorës u krijua një çetë e zezë që filloi të mbillte terror masiv në fshatrat për rreth Luarit, në Mallakastër e Myzeqe. Në qershor të vitit 1942, disa nga aktivistët fierakë të lëvizjes çlirimtare për vetë kushtet e terrorit fashist u hodhën në ilegalitet. Dy prej tyre: Rauf Nallbani dhe Sokrat Bufi, morën urdhër të lidheshin me bandën e Isa Toskës e të bënin të gjitha përpjekjet për ta bindur atë të shkëputej nga rruga e nisur e të hidhej në luftë kundër fashizmit. Nga kjo përpjekje, aktivistët mundën të shkëpusnin prej bandës së tij, vetëm Naun Kaçakun, Banush Plykun e ndonjë tjetër. Ndërsa Isai me të vëllanë, vazhduan rrugën e nisur në shërbim të fashizmit.
ISA TOSKA GRADOHET NGA FASHISTET GJENERAL
Për krimet e kryera, në adresë të Isa Toskës ishte lëshuar edhe një fletë arresti nga Ministria e Brendshme, por kapja apo vrasja e tij ishte e vështirë. Gjatë viteve 1941 – ’42, karabineria eprore italiane kishte nxjerë një komunikatë ku e quante Isa Toskën kriminel, hajdut, e njeri shumë të rrezikshëm për popullsinë civile. Por, nga gjysma e dytë e vitit 1942,kur në rrethin e Fierit filloi të gjallërohej Lëvizja Antifashiste Nacionalçlirimtare, fashistët e joshën atë, e falën dhe e rekrutuan në radhët e tyre për ta përdorur kundër saj. Ata e cilësuan me pompozitet “fashist i përsosur” ia njohën bandën e organizuar si “fuqi civile,” e veshën me uniformë ushtrake dhe i dhanë gradën e gjeneralit. Në pozitën e “gjeneralit” Isa Toska merrte urdhra dhe komunikonte rregullisht me eprorët e tij fashistë, filloi të organizonte grupe kontrolli për disiplinimin e zonës nga lëvizja e “bolshevikave” dhe sidomos të siguronte garancinë e qarkullimit rrugor për pushtuesit nga Lushnja, Berati e deri në Mallakastër, sulmonte bazat e lëvizjes, vidhte e masakronte popullsinë civile. Për këtë qellim, ai angazhonte gjithë forcën e tij efektive në të cilën përfshiheshin burra të rekrutuar nga Luari, Kumani, Vidhishta, Kuqani, Drenija, Roskoveci e deri në Vlosh e Ngjeqan. Në arkivin e Muzeut Historik të Fierit, janë dy tekste komunikimesh midis tij dhe komandës italiane të cilat hedhin dritë mbi këtë marrëveshje. Në njerin prej tyre, të firmosur nga Marshall Maxhore Martini Antonio, Komandant i Stacionit të Karabinerisë Mbretnore Berat, datë 26 nëntor 1942, thuhet:
“Zotni Gjeneral Isa Toskës – Roskovec:
Siç kini marrë dhe urdhrin e ma parshmë se si mbas propozimit t’onë Mëkëmësija e përgjithshme e N.M tij Viktor Emanueli III në Shqipëri e Mbret Italisë, Shqipërisë dhe Perandor i Ehtiopisë, ini falur dhe emnue me gradën Xheneral, që të punoni me fuqitë civile tue mbajt dhe ruajt si vëndin tuaj ashtu pritet nga ju dhe ruajtja e gjithë Prefekturës Beratit, për të mos u shkelur ose grabitur dhe plaçkitur nga disa të poshtër dhe të ashtu quajtur komunista, se siç është dhe në dijeninë tuaj se kohët e fundit bandat komuniste kan marr një vrull të math po me fuqinë tuaj dhe vullnetin si një fashist i përsosur dot ja harrimë qëllimit tue i ç’duk këta elementa Rusë nga gjithë rrethi i Prefekturës t’onë.” Më tej , komanda italiane e ftonte atë të grumbullonte sa më shumë forca, të armatosej në depot e Kumanit dhe të nisej në Berat më 28 Nëntor 1942, ditën e festës së Flamurit, pasi “banditi e krimineli Mestan Ujaniku me rastin e kësaj feste kishte ndërmend të sulmonte Beratin.”Për transportin e forcave të tij përgjigjej ajo komandë.
Ditën e nesërme më 27 nëntor, Isa Toska i përgjigjej mareshallit Italian:
“Shumë i dashur Z. Marshall Martini. Urdhrin e mora dhe i prekur shumë prej përmbajtjes tij dhe me gjith se isha i s’murë u mundova me mish e me shpirt që të grumbulloja nji fuqi si më shkruanit po mjerisht mblodha nji fuqi jo të mjaftueshme për shërbimin që më ngarkohësh pse urdhri dhe puna ishin shumë me urgjencë dhe për fatkeqësinë time ma të madhe dhe për të mbetur si frikacak ose i paaftë si luftëtar që kam qenë e sidomos me këtë rast që e donte nevoja e atdheut dhe eprorëve tanë paksova besimin kundrejt jush e tjerve. Arsyet për këtë fatkeqësi jan këto: Faslliun me disa nga ushtarët më të mirë e kam dërguar nga rrethi i Fierit pse kisha informata se ishin diktuarë disa njisite nga ata të poshtrit, komunista rusë. Hekuranin dhe disa komandanta nga të fuqisë time i kam dërguar disa në rrethin e Lushnjes dhe në atë të Mallakastrës po dhe këta me të njëjtin shërbim me Fasllinë, por këta të fundit kanë dhe këtë shërbim, të cilët me anën e disa besnikëve që kemi në këto rrethe duam të organizojmë disa grupe vullnetare që këta të ruajnë vendin e tyre nga komunistat e sidomos ato grupe që do të formohen në rrethin e Fierit dhe të Lushnjes do të ngarkohen edhe me ruajtjen e rrugës përgjithshme Lushnje – Fier, se mos prishet ose minohet rruga nga komunistat që kështu të mos ndërpritet kalimi i Ushtrisë së Perandorisë ose automjetet e transportit, që kështu rruga përsa i përket rajonit tim të jetë shembull ndaj rrugëve të tjera që ngjajnë shumë gjëra. Sa për folenë e komunistave që është bërë Skrapari i ashtuquajturi komandant Mestan Ujaniku që dashka t’na bëjë nji Republikë në Skrapar me disa hajdutë dhe grabitësa mos u mërzini Mareshal për këtë se unë, porsa të organizojë mir fuqinë e mandej ke për të parë republikën e Skraparit me gjithë Presidentin e saj i cili ka me mësue fatin e Abisinisë dhe t’Negusit.
Ju kujtoj Mareshal se dje gjithë ditën kam ndëjtur në telefon, mbasi kemi lidhje me telefonin e Post-telegrafës Roskovecit po desh perëndia dhe dualtë faqebardhë si juve dhe unë. Ju përshëndes në mënyrë fashiste.
I Juaj ngaherë- Isa Toska.”
(Vijon)

Rrespekte per Xhevdetin por edhe
Nuri Plakun ,
ne kujdesin qe kane treguar e tregojne per Muzeun
e Historine e Qytetit te Fierit ,qe eshte nji instutucion
me shume Vlera per Historine por edhe
identitein e qytetit ne udhetimin e tij pergjate Historise .
Bravo ju lumte .
Ne itali Nji nder studjuesit e mirefillte te Historise Artit
Italian ne pergjithesi ,
Vittorio Sgarbi ben nji lufte te jashtezakoneshme ne rrespekt te Historise , te ndertimit te Muzeve te Qyteteve
dhe financimin e tyre nga Shteti , duke kerkuar nga qytetaret qe mos te kalojne kohen kot diku bareve por edhe vizitojne Muzeumet Hsitorike ,per t’u Kulturuar
si qytetare ,per te njohur Historine e qytetit te tyre e me gjere .
Pra rrespekt per punen e bere me Muzeun e Qytetit te Fierit te cilin edhte shteti duhet patjeter ta mbeshtese
e kete nji Fond te vecante per Muzet e gjithe Qyteteve te Shqiperise .
Kjo eshte Kultura qytetare ne fund te fundit ,keshtu fillon ti rikthehemi qyteterimit ,ashtusi edhe Bota e civilizuar.
Shume terheqes Historia e nji nder kriminelet me te famshem ne Shqiperi i cili mori ate duhet te marrin gjithe
ata qe bashkpunojne me Armiqete e ktij Vendi.
Duhej permendur me sa di edhe se kush e vrau e kur u vra sepse ka deshmimtar te gjalle akoma. Duke marre shkas nga komentet e bera mos te abuzojne me shtremberime te historise . Nga burime te familjare di qe ne vrasjen e tij ka marre pjese Deshmori Thoma Kopaçe bir i nje familje Fierake emer te cilin e mban rruga afer gjimnazit i ri ne Fier . Deshmi e gjalle eshte akoma nje nga familjaret e tij qe ka thene se ajo ka qene dhe nata e fundit qe kane pare Thomain gjalle ne shtepi me 5 shoke te tjere partizane . Thomai Kopaçe ka mbaruar karabinierine ne Itali dhe u emeruan ne nje postkomande italiane ne zonen midis Fierit dhe Beratit ku dezertoi duke shfrytezuar kushtet e favorshme grumbulloi gjithe armatimin e municionin dhe ju bashkua çetave partizane .
E kisha harruar emrin e ISA TOSKES, per te cilin kam ndigju shume per bemat dhe krimet te tija kur shume vite perpara un punojshe ne Fier dhe ma vone ne Mallakaster.
Por po nga ato zona jane degjuar per krime edhe MEHMET SHEHU, FEQOR SHEHU te dy nga Mallakastra, si dhe KADRI HASBIU nga Laberia. Te tre keto kriminela i eleminoi shoku Enver, dhe mire beri. Kujtuan keto tre krimenale dhe trathatar te Partise se do te ia hidhshin shokut Enver.
Pse nuk i kerkoni foto te gjyshit ,nipit te tij ,politikanet te shquar enkelejd alibeaj?ka ai foto,ka
Isa Toska ishte nje kriminel ,por Partia i dergoi Sokrat Bufin qe te kthente rruge….ouuu cfare llogjike.
E nese do kthente rruge do ishte si rasti i vrasesve te tjere ,qe nga kriminela u bene komuniste dhe vazhduan vrasjet ne emer tre Partise .
Kujtoj Myslym Keten ,Myslym.Pezen ,Haxhi Lleshin ,Vojisllav Kushič e plot vrases te tjere.
Kujto edhe tët’ëm
Lexova me ëndje pjesën e parë të kësaj historie. Ky kriminel me damkë, pati një fund interesant. Në fillim bashkëpunim komunista ballistat (yxhym ballistash për të marrë lavdinë, katër “dëshmorë” dhe fund pa lavdi); pastaj njësiti gueril ja dha gjysmën e lekut katilit.
Po asnje prej te lartepermendurit nuk krahasohet me killerin heroi Kajo Karajfili.
Dy kriminelet me famekeqe te Mallskastres,Memet Shehu dhe Isa Toska kane kryer krime bte perbindshme ndaj popullsise shqiptare
Njeri eshte kriminel,qe veshi gradat ew fashizmit,tjetri veshi kostumin e kryeministrit.
Isa Tosken e vrane xhandaret e Prefektures ne mes te Fierit.Kete kriminelin tjeter e vrau me doren e tij Matadori i kafsheve te egra Enver Hoxha.
Me kete vetvrasje e ngriti ne lartesi artistike eleminimin e krimineleve Memet Shehu,Fecorr Shehu,Kadri Hasbiu,Mihallaq Zicishti,,Llambri Pecini etj.
Dy kriminelet me famekeqe te Mallskastres,Memet Shehu dhe Isa Toska kane kryer krime bte perbindshme ndaj popullsise shqiptare
Njeri eshte kriminel,qe veshi gradat ew fashizmit,tjetri veshi kostumin e kryeministrit.
Isa Tosken e vrane xhandaret e Prefektures ne mes te FieritNazistat gjermane korren me mitroloz pjesen tjeter te bandes,por bashke me te thatin shkoi dhe i njomi,u vrane dhe ca qytetare te pafajdhem.
Te gjitha kujtimet e rrenacakeve partizano-komuniste se Isa Tosken e vrane komunistet,jane rrena me bisht..Kete kriminelin tjeter e vrau me doren e tij Matadori i kafsheve te egra Enver Hoxha.
Me kete vetvrasje e ngriti ne lartesi artistike eleminimin e krimineleve Memet Shehu,Fecorr Shehu,Kadri Hasbiu,Mihallaq Zicishti,,Llambri Pecini etj.
Sapo u prek nje nga eksponentet me damke, per ti zbuluar fytyren ketij te “pafytyre” te Luarit, vereni si hidhen ne sulm gjithe arradha e pinjolleve te tyre dhe bashkepuntoreve te fashizmit, per t’mos ja zbuluar fytyren ketij krimineli primitiv! Megjithate ne nuk kemi shum interes t’ja shohim surratin atij, pasi ate e kemi te materializuar sot ne c’do detaj tek syfeti ipinjollit te tij Enkelejd Alibeut.
V.F.L.P.
o gjoni; pse c’fare te ka bere Kajo Karafili te ka shkerdhy te teme.
Eshte e vertete qe Isa Toskan e ka vrare nje xhandar ne Fier, nje duel . Xhandari i thote ti je Isa Toska dhe nxjerr koburen dhe e qellon, por eshe Isai nxjerr koburen dhe qellon. Vrane njerin tjetrin.
Mbas kapitullimit te Italise, Isa Toska donte te lidhesh me gjermanet. Ne tetor 1943, dite e marte, dite pazari Isa Toska me dsisa nga banda e tij shkon ne Fier.Ne afersi te prefektures ku ishin vendosur gjermanet dhe ne tarace me shume mitroloza, i del perpara nje xhandar dhe kundershton lidhjen e tij me gjermanet dhe vrasin njeri tjetrin, te dy vdiqen. Atehere thane se Xhandari ishte nga Pogradeci.Nga shkrehja e dy revolverave shperthyen mitralozat e gjermaneve nga taraca e vend komandes gjermane ku eshte prefektura sot, aty prane ishte pazari ku u shpuan per vec disa njerezve edhe sharqinje e pjepra dhe fshataret shites moren arratine. Lajmi i vrasjes se Isait u be i ditur menjehere ne zonen e Fierit e Mallakaster me nje frymarrje te thelle, nje clirim nga nje tmerr qe vazhdonte me vite.
Pse nuk eshte pasqyruar komenti im kur u vra Isa Toska, qe eshte i vertete sic ka ndodhur ne tetor 1943 qe e pesuan me plumbat gjermane edhe sharqinjet e pjeprat diten e pazarit qe atehere behesh aty ku ka qene komiteti i partise.
Ne vend te fotos se Isa Toskes vini foton eEnkelejd Alibeajt se nje fytyre kane. Dhe keshtu plotesohet nje vend bosh ne Muzeun e Fierit
Thone mire per kete Alibeaj, MUT MUTI. Ska koment tjeter!