Shpërthimi i një bombule gazi provokoi një tragjedi të mundshme, në një familje në Vlorë ku nga shpërthimi ka marrë flakë apartamenti ku ndodhi ngjarja në qytetin e Vlorës.
Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse bëri të mundur shuarjen e flakëve në një kohë të shpejtë.
Ngjarja ka ndodhur në katin e gjashtë të një pallati në zonën pranë xhamisë së qytetit, që njihet ndryshe edhe si “Omonia”. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz.
h.b/dita
