Endri Fuga do jetë drejtor i përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim.
Fuga është emëruar në krye të Agjencisë së krijuar së fundmi me Urdhër të Kryeministrit nr.96, datë 29.9.2021.
Ai është marrë prej shumë vitesh me komunikimin dhe mediat dhe është një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ramës prej kohës kur ka drejtuar Bashkinë e Tiranës.
Statusi i Drejtorit të Përgjithshëm të kësaj Agjencie barazohet me atë të ministrit të shtetit.
Ai gjithashtu është zëdhënës i Këshillit të Ministrave.
pendik kurye
Agjencia do vendoset në ambjentet e Pallatit të Kongreseve, ku do ketë zyrat dhe një sallë konferencash.
n.s. / dita
