Aksident masiv në Elbasan, përplasen 3 automjete

Leda Hysa

Një aksident raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në aksin Elbasan-Labinot, në fshatin Mengel.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë lëndime të lehta tre persona.

Mësohet se tre të plagosurit janë dërguar në spitalin e Elbasanit për të marrë trajtimin mjekësor.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

 

 

l.h/ dita

Share This Article