Karantina rikthehet sërish në fokus të përditshmërisë njerëzore, por këtë herë jo më me Covid-19, por me linë e majmunëve që po përhapet me shpejtësi në Evropë.
Sëmundja, e cila u gjet për herë të parë te majmunët, mund të transmetohet nga personi në person përmes kontaktit të ngushtë fizik, si dhe marrëdhënieve seksuale, dhe shkaktohet nga virusi i lisë së majmunit.
Dr. Claire Dewnsnap, presidente e Shoqatës Britanike për Shëndetin Seksual dhe HIV, ka thënë gjithashtu se shpërthimi mund të ketë një ‘ndikim masiv’ në shërbimet e shëndetit seksual në Britani.
Krahas sëmundjes që po përhapet me shpejtësi, mjekët janë duke marrë masa parandaluese për pacientët e prekur dhe personat, të cilët kujdesen për ta duke i vaksinuar me vaksinat e lisë.
Gjithashtu bëhet e ditur se askush nuk ka vdekur nga ky virus deri më sot.

j.l./ dita
